Bleona publikon videon seksi në dush

bleona-qerretiBleona do t’i shtojë muzikës amerikane klasin e saj, duke postuar video private seksi.Strategjia e saj e marketingut për t’u bërë e njohur në Amerikë tashmë e ka kapërcyer me kohë profilin e një këngëtareje si Bleona Qerreti, e cila në të gjitha intervistat mediatike deklaron se ambicia e saj e madhe është të bëhet e njohur si këngëtare pop-i në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Bleona, tashmë në prag të moshës 35 vjeç, duket se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse duhet të jetë një këngëtare skene apo thjesht një femër provokuese. Pas disa fotove në internet ku shfaqej nudo, të postuara nga vetë këngëtarja në profilet e saj zyrtare në facebook, ajo pak ditë më parë ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me një video të nxehtë, ku shfaqet në dush duke u masturbuar. Videoja që është hedhur po ashtu nga vetë Qerreti më 5 nëntor në kanalin e saj në youtube, zgjat 2-3 minuta. Në këto pak ditë videoja ka mundur të marrë mbi 30 mijë klikime. Në të Bleona shfaq sensualitetin e saj, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen pas disa fotove që postoi pak muaj më parë e zhytur në një vaskë. Kjo video vjen pas një deklarate të Bleonës në programin “Vizioni i Pasdites” në “Vizion Plus” në një intervistë në skype, ku Bleona pohoi nga shtëpia e saj në Miami se aktualisht jetonte me prindërit. Duke folur për jetën e saj dhe përpjekjet për t’u futur në tregun muzikor amerikan, Bleona bëri një përshkrim të jetës që bën në Shtetet e Bashkuara, duke e paraqitur si një jetë shumë intensive. ”Këtu kam ardhur për të punuar, dhe tashmë e kam kaluar atë fazën e jetës luksoze dhe qejfeve nëpër restorante apo argëtimit të tepruar. Rituali im i përditshëm nis në orën 11:00-12:00 paradite me konsumimin e kafes dhe një lëngu jeshil që ma përgatit mami sipas një recete të saj, pastaj bëj fitnes, komunikoj në skype me profesorin e Kantos 5 orë në ditë, më kalojnë me shkëmbimin email-eve, dhe më pas vazhdoj me takime të shumta, deri sa kthehem në darkë e lodhur në shtëpi”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjes nëse bënte jetë luksi ose jo në SHBA. Për sa i përket karrierës muzikore, qëllimi se pse ndodhet atje, ajo pohoi: ”Dua që muzikës pop amerikane t’i shtoj klasin tim”. Gjithashtu në këtë intervistë Bleona i është përgjigjur me ironi pyetjes në lidhje me Gani Bardhën, bashkëshortin e saj. “A po më pyesni për Skënderbeun?!”-u kundërpërgjigj ajo me humor. Po, shumë mirë është, sot në mëngjes fola me të në telefon dhe më tha që po rinovon një dyqan të tij. Mirë është dhe do ju informoj për çdo gjë të tij”, përfundoi Bleona. Promovimi i kanalit të saj në youtube me një klip që nuk ka lidhje me një aktivitet muzikor, tregon se Bleona akoma është konfuze për prioritetet e saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s