Pozitat seksuale për shtyrjen e ejakulimit të meshkujve

1psCilat pozita seksuale të shmangen dhe cilat të praktikohen…Shkurtimisht do t’ju përshkruajmë pozitat më të mira seksuale për shtyrjen e ejakulimit te meshkujt. Këto janë pozita ideale, nëse partneri juaj shumë herët ejakulon, ndërkaq ju do të dëshironit të vazhdonit lojën e dashurisë.

Shtyrja e ejakulimit
Ekzistojnë shumë shkaqe përse meshkujt ejakulojnë tepër herët, ndërkaq disa nga ta kanë të bëjnë me stresin, disa nga shkaqet psikologjike, ndërkaq disa të tjerë nga natyra fiziologjike.
Në pozitat ku ka shumë fërkime, shtrëngime të vazhdueshme dhe shumë lëvizje të përbashkëta, mashkulli mund të eksitohet shumë dhe të ejakulojë herët.
Se si të shtyhet kjo, ekzistojnë disa pozita seksuale, të cilat duhet shmangur, pastaj edhe pozitat të cilat duhet praktikuar më shumë.

Pozitat të cilat duhet shmangur
Si rregull, duhet shmangur pozitën misionare dhe variantet e saj. Këto janë pozita kryesisht intime dhe ia lejojnë mashkullit pjesën më të madhe “të punës”. Nëse partneri juaj ka probleme me ejakulimin e hershëm, këto pozita nuk do t’i ndihmojnë.
Grupi tjetër i pozitave të cilat duhet të shmangen ka të bëjnë me të ashtuquajturin “doggy style”. Sërish, punën më të madhe e bën mashkulli, andaj nëse ka probleme me ejakulimin e hershëm, do të duhej të shmangen këto pozita.

Cilat pozita duhet të shfrytëzohen
Ekzistojnë dy grupe pozitash të cilat jua rekomandojmë, secila nga to është më e mirë se tjetra, që mund të shtyjnë ejakulimin e hershëm dhe kështu të dy partnerët të vazhdojnë kënaqësinë. Grupi i parë i pozitave në këtë grup është ajo në të cilën mashkulli ulet në skaj të krevatit me shputa në dysheme. Femra e mbështjell me duar për rreth qafës, ndërkaq këmbët rreth trupit të tij… penisi hyn në vagjinë kur është përqafimi më i fuqishëm.
Në këtë pozitë, fërkimi pothuajse nuk ekziston, ndërkaq partnerët me lëvizje të vitheve rregullojnë ritmin. Kjo pozitë është shumë e këndshme për femrën, sepse në këtë pozitë shtrëngohen pikat e caktuara në hyrjen vagjinale dhe stimulohet pika-G. Nga ana tjetër, mashkullin kjo pozitën nuk e stimulon edhe aq, por e kënaq partneren e tij. Përqafimi fytyrë për fytyrë i mundëson që t’ju puthë dhe t’ju përkëdhelë, pastaj ia tërheq vëmendjen nga penisi. Në këtë pozitë ejakulimi gjithmonë është i vonshëm.eliadaahmeti-11

Pozita më e mirë
Mashkulli shtrihet i relaksuar në shpinë, ndërkaq femra i hip sipër me fytyrë të kthyer nga mashkulli. Në këtë pozitë femra udhëheq lojën dhe e mban situatën nën kontroll. Mashkulli duhet vetëm të qëndrojë shtrirë, të relaksohet dhe t’i lejojë femrës që të udhëheqë. Në mënyrë që kjo pozitë të jetë sa më intime, mashkulli mund ta ofrojë femrën nga vetja në përqafim, ashtu që kokat e tyre të prekin njëra-tjetrën. Në këtë pozitë marrëdhënia seksuale e zgjatur është e garantuar, ndërkaq femrës i stimulohen pika-G dhe klitorisi. Pjesa më e mirë e kësaj pozite është se mbi mashkullin nuk ekziston presioni i lëvizjeve reciproke, andaj edhe ejakulimi i tij do të jetë i vonshëm.

/Telegrafi/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s