“Gjeniu i Vogël”, në momentin e fundit i hiqet prezantimi Olta Bokës, vendoset Rudina Magjistari

largea_rudinaSpektakli i njohur i talenteve të vegjël “Gjeniu i vogël” nis edicionin e pestë të hënën në mbrëmje në TV Klan, ndërkohë që ju zbulojmë emrin përfundimtar të prezantueses së këtij edicioni, që do të jetë Rudina Magjistari. Organizatorët e këtij spektakli, ku janë në garë talentet e vegjël të muzikës, kanë menduar fillimisht ta zëvendësojnë moderatoren Suela Demiri me këngëtaren e re Olta Boka. Ishte vendosur nga ata që me moderimin e këtij show këtë vit të angazhohej një këngëtare e re, e cila po ashtu e kishte provuar eksperiencën dhe emocionin e audicionit publik, pikërisht Olta. Por, pas disa provave në skenë, organizatorët kanë konstatuar që Olta nuk ka mundur dot t’i kapë normat e prezantimit. Kështu që, në momentin e fundit, kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë, duke vendosur përfundimisht Rudina Magjistarin në pozicionin e moderators së “Gjeniut”, që hap siparin të hënën në TV Klan. Ndërkohë Rudina, e cila moderon çdo pasdite programin “Takimi i Pasdites” në TV Klan, do të vijojë paralelisht me të dy programet. Vëllezërit Pandi dhe Bledar Laço kanë bërë një zgjedhje më të sigurt më Rudinën, që si një moderatore e karrierës do të mund ta marrë përsipër këtë show pa problem. Gjithsesi, në këtë intervistë ata janë përpjekur të japin detaje për elementët e spektaklit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s