Elda Koçi dështon në rikthimin te Redoni

eldaKantautori Makashi: Jam indiferent ndaj atij libri.

“E vetmja gjë që unë pëlqej të vetja, është se nuk pendohem asnjëherë për çfarë bëj”, është deklarata më e fundit e gazetares Elda Koçi, pas publikimit të lajmit se po boton librin biografik dedikuar të dashurit të saj prej 18 vitesh, Redon Makashit. Edhe  pas ndarjes së tyre,  Elda e ka pohuar gjithmonë se ka qenë dhe është gjithmonë e dashuruar pas Redonit. Ajo e bëri publike vetë me një njoftim në profilin e saj në facebook, ndërsa ka publikuar projektin e saj të fundit, që është pikërisht katalogu “Alive”. Elda pohoi se për këtë projekt kishte vite që punonte, ndërsa  shtoi se ky libër i detyrohej ndjenjave të saj, profesionit si gazetare, dëgjuesve të programeve të saj në “Radio Tirana” dhe fansave të Makashit. Elda e bëri edhe më intrigues këtë lajm, duke pohuar se libri “Legjenda Redon” është i gjithi një rrëfim personal, në faqet e të cilit do të publikojë dhe foto intime të pabotuara ndonjëherë. “Historia jonë është në kufijtë e një legjende midis reales dhe ëndrrës, ndaj kam vendosur që këtë ëndërr ta ndaj me lexuesit, qoftë dhe nëpërmjet fotove ku jo gjithmonë unë jam protagoniste”, ka shpjeguar Elda. Nga ana tjetër, vetë Redon Makashi është treguar totalisht indiferent ndaj botimit të këtij libri për të. Ai nuk ka marrë as mundimin më të vogël, qoftë edhe për t’i bërë një telefonatë ish-të dashurës së tij, pasi me sa duket nuk ka dashur të bjerë në kurthin e saj, e cila pas ndarjes e ka pritur nga Redoni një gjë të tillë. Ai nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërsa ka pohuar për gazetën tonë se: “Jam krejtësisht indiferent ndaj këtij lajmi që kanë botuar mediat. Unë kam jetën time dhe tashmë jam i fokusuar te karriera ime muzikore, koncertet, dhe këngët e mia”. Redon Makashi më 24-25 dhjetor do të këndojë “Live” në “OAZ KORÇË” së bashku me Alesandër Gjokën. Bledar Sejkon, Renis Gjokën & Band. Në lidhjen me historinë e dashurisë me Eldën, ai kurrë nuk e ka pohuar mediatikisht një gjë të tillë, histori për të cilën Elda foli ekskluzivisht për gazetën “Panorama” këto vitet e fundit.

Xhelozia për të dashurën aktuale të Redonit e shtyu Eldën të shkruajë libër
Duket se një konflikt me të dashurën aktuale të Redon Makashit, që siç thuhet është një vajzë që jeton në Spanjë, e ka shtyrë Eldën të ulet e të shkruajë këtë libër. Ajo ka postuar këngën “Vjeshta”, që Redoni e këndoi në spektaklin “100 vjet muzikë”, një këngë e prezantuar për herë të parë në vitin 2002, dhe që Elda pretendon se Redoni ia kishte dedikuar asaj. Debatet ajo i ka bërë hapur në profilin e saj në facebook, duke shprehur gjithë dufin e saj tani pas ndarjes. Në asnjë rast ajo nuk fyen Redonin, duke u treguar shumë e rezervuar ndaj atij. Historia e tyre e dashurisë që nisi në vitin 1994, përfundoi këtë vit, për arsyen e së cilës nuk është shprehur asnjeri. Kjo lidhje mes tyre është komentuar si një nga ato lidhjet e gjata, me shumë zënka e mosmarrëveshje, lidhje e bashkime, dhe që kantautori Redon Makashi nuk ka pasur kurrë dëshirë ta pohojë me gojën e tij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s