Brunilda Sota 20 vjet më pas

brunilda_sotaPas një pauze të gjatë rreth 20 vjeçare këngëtarja fierake Brunilda Sota i është rikthyer skenës së qytetit të saj të lindjes. Kësaj radhe, përveç mallit të natyrshëm të çdo mërgimtari, ajo kishte edhe një arsye më shumë për të qenë pranë tokës që e rriti. Ashtu siç shumë shqiptarë të tjerë, ajo do të gëzonte në festimet që përfshinë të gjithë vendin me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…

Si një e ftuar speciale e kryebashkiakut të Fierit, z. Baftjar Zeqaj, për dy net me radhë ajo interpretoi për publikun fierak rreth 28 këngë të ndryshme, të përzgjedhura posaçërisht për këtë publik. Emocionet, vuajtjet e mungesës së gjatë, brengën dhe mallin për vendlindjen, Brunilda, motra e vogël e këngëtares së mirënjohur Lindita Theodhori, i prezantoi që në momentin e parë, qëkurse e titulloi këtë koncert “Malli për Atdheun”.

Në një intervistë të shkurtër për revistën, ajo flet për emocionet që i fali koncerti në qytetin e saj të lindjes si dhe për përvojën e saj si këngëtare jashtë atdheut.

 

Sa vjet keni larguar nga Shqipëria?

Jam larguar që në vitin 1991 dhe kam provuar deri tani emigracionin në Greqi, Zvicër dhe së fundi në Amerikë. Nuk mund të them se çdo gjë ka qenë e thjeshtë, përkundrazi, të tri lëvizjet kanë qenë tepër të vështira. Megjithatë, ia dola mbanë.

 

Gjatë kohës që keni qenë në emigrim keni qenë në kontakt me profesionin?

Po, gjatë gjithë kohës kam pasur kontakt me profesionin.  Kur vajta në fillim në Greqi, në Athinë u paraqita në një piano-bar dhe nisa punën si këngëtare. Qe shumë punë e vështirë, që për pak ditë, pa ditur asnjë fjalë greqisht, të mësoje këngët përmendësh. Më pas, në repertorin tim unë bëra gati 200 këngë greke të muzikës së lehtë dhe popullore.

Në vitin 1995-1997 shkova në Zvicër me një grup, ku nga 7 vetë, 4 ishim të Estradës së Fierit. Atje do të punonim në lokalet që kishte epërsi komuniteti shqiptar i Kosovës dhe i Maqedonisë. Për pak kohë e pasurova repertorin tim me 250 këngë kosovare dhe dibrane dhe jam pritur me shumë sukses në të tre kantonet e Zvicrës. Ndërsa në Amerikë ishte pak më e thjeshtë, sepse vetëm duheshin kujtuar disa këngë që ishin lënë në harresë. Kam kënduar për 13 vjet në Amerikë pranë komuniteteve shqiptare në shtete të Amerikës, ku veç këngëve shqiptare kam kënduar edhe këngë të huaja si amerikane, latine, turke, ruse.

 

Ju ka munguar Shqipëria gjatë këtyre viteve?

Më ka munguar shumë, dhe për mua ishte vërtet një lajm i mrekullueshëm ftesa për të ardhur. Kryetari i Bashkisë Fier, z. Baftjar Zeqaj më ftoi në një kohë kaq të çmuar për gjithë shqiptarët, në muajin e pavarësisë, ku isha e inkuadruar në koncertet e javës së pavarësisë.

 

Si titullohej koncerti juaj recital?

Koncerti titullohej Mall për Atdhe, dhe në repertor përfshihen këngë  për flamurin, për dëshmorët, potpuri këngësh fierake, këngë të muzikës së lehtë, rock, këngë për kurbetin si dhe këngë nga arbëreshe, kosovare dhe çame. E veçanta ishte se këngët ishin krijime enkas për këtë koncert, të krijuara nga kompozitorë të njohur si M. Shehu, Hermesi, F. Hoxha dhe tekstet nga P. Kulla, A. Duka.

 

Si ju priti spektatori fierak mbas 22 vjetëve?

Jashtëzakonisht mirë, spektatori ishte shumë i ngrohtë dhe si rezultat dhe shfaqja kaloi shumë ngrohtë.

 

Kush ishin të ftuar në shfaqjen tuaj?

Ishte kënaqësi e madhe që në shfaqjen time erdhën orkestrantët që kanë ekzekutuar në orkestrën e Estradës Profesioniste të Fierit, erdhi nga Greqia I. Janina, V. Nika, si dhe orkestrantët që ishin në Shqipëri  R, Hoxha, V, Sopiqoti, E. Stefa, R. Papa, të drejtuar nga bashkëshorti im F. Hoxha. Të ftuar humorist ishin Parodistët e shumënjohur vlonjatë, që u pritën shumë ngrohtë nga publiku fierak, dhe lidhja jonë me ta është sepse ne kemi bërë një turne në shtete të ndryshme të Amerikës. Pjesë e koncertit tim ishin dhe disa nga aktorët e Estradës Profesioniste të Fierit, që ekzekutuan një pantomimë humoristike të shkruar enkas për këtë koncert nga Mjeshtri i madh i punës z. P. Kulla.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s