Ilva Tare: Vendimet më të rëndësishme merren… në krevat

INTERVISTA/ Ilva Tare: “Ngjarjet më të mëdha që venë në lëvizje botën? Ndodhin në shtrat”  

Ilva ka “fluturuar” në Kaliforninë e largët në këtë vapë gushti. Gazetarja simpatike që flet shpesh për televizionin dhe politikën, por shumë rrallë për veten, i është përgjigjur prej mijëra kilometrash larg pyetësorit tonë të Fundjavës. Ata që janë kuriozë të dinë cila është pija apo ngjyra e preferuar e Ilvës dhe në çfarë rastesh ajo zgjedh të thotë…gënjeshtra, mund të lexojnë pyetësorin e mëposhtëm. Ata që nuk janë kuriozë? Do presin Ilvën sa të kthehet dhe të rinisë emisionin e saj politik në TV ?. Ah, dhe diçka. Në intervistën për gazetën “Shekulli”, kur e pyesim si e nis ditën, Ilva jep një përgjigje brenda përgjigjes: Ajo kontrollon informacionet nga shtrati, që sipas saj, është vendi ku… ndodhin ngjarjet më të mëdha që venë në lëvizje botën🙂

Çfarë është lumturia për Ilvën? 

Një shpërthim emocional i mirëpritur, por jo i kërkuar me insistim. Është shumë më e thjeshtë nga ç’e kam menduar dikur. E mëson, nuk e zbulon

Cili është mendimi i parë në mëngjes kur zgjoheni?

Nga do ja nis sot…Marr Ipad dhe kontrolloj uebsitet e lajmeve për çfarë ka ndodhur gjatë natës. Përditësim i shpejtë nga shtrati. Aty dhe ku ndodhin ngjarjet më të mëdha që venë në lëvizje botën🙂

Tipari kryesor që i konstaton karakterit?

Kokëfortësia për ta kthyer çdo vështirësi në sfidë.

Defekti juaj kryesor? 

Toleranca e tepruar

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Etjen që kam për sukses

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante? 

Ndaj atyre që janë bërë në emër të egoizmit të shfrenuar. I toleroj sepse i mirëkuptoj

Hera e fundit që u përlotët?

Unë përlotem edhe me lajme së fundi🙂 Para dy ditësh në koncertin live të Celine Dion në Las Vegas. Më shpoi zemrën me tingujt e zërit dhe pasionit të saj

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Jam në udhetim. Qesh me lot disa herë gjatë ditës.

Cilin personalitet historik pëlqeni më shumë?

Ndryshojnë me kohën dhe gjendjen time. Së fundi po lexoj biografinë e Malcom X.

Udhëtimi juaj i preferuar? 

Ato që nuk i kam bërë ende. Azia dhe India

Aktori juaj i preferuar?

Disa… Asnjë veçanërisht të preferuar

Filmi që ju la mbresë të thellë?

La vie en rose… Jeta e Edith Piaf

Ngjyra juaj e preferuar?

E kuqja indiane…

Pija juaj e preferuar?

Vodka me lëng shege

Shkrimtari juaj më i dashur? 

Pëlqej libra jo emra. Këto kohë nuk e heq dot nga dora ‘Fifty shades of Grey’

Çfarë vlerëson më shumë Ilva tek një burrë? 

Faktin që nuk i ka qëlluar të jetë femër

Tek nje grua?

Varet nga gruaja. Nuk para i vlerësoj gjërat në masë.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Rikthimi në vendet dhe njerëzit që ua di limitet .

Çfarë urren më shumë në këtë botë? 

Nuk pëlqej mënyrën se si bota rrotullohet rreth interesave të ngushta të një grupi të vogël e të superfuqishëm njerëzish.

Frika juaj më e madhe?

Intervistat si kjo kur jam me mijëra kilometra larg Shqipërisë🙂

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur nuk dua të lëndoj veten

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Nuk di të jap dhe as të marr. Defekt që në lindje

 Ka një moto Ilva?

Po. Po. Po. Gjithçka realizohet!

Si do të dëshironit të vdisnit?

Nuk e dëshiroj ende Po të ndodhte të takonit

 Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Faleminderit me zemer!

 Në çfarë gjendje shpirtërore je kohët e fundit? 

E qetë.

One response to “Ilva Tare: Vendimet më të rëndësishme merren… në krevat

  1. Interviste plote mendime. Per Zotin do te ishte me i bukr formula ime “Simbol i drejtesise”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s