Beatrix Ramosaj: “Urrej meshkujt e papunë”

Këngëtarja e dashur Beatrix Ramosaj, që në shumë këngë i ka kënduar dashurisë rrëfen se ende nuk e ka takuar dashurinë, por idetë për mashkullin ideal i ka të qarta: T’i ngjajë Drake dhe kurrsesi të mos jetë i papunë.

Beatrix, së fundmi ke publikuar klipin tënd më te ri nën titullin “Dream’s comes true”. Cilat janë komentet që ke marrë për këtë këngë?
Kam marrë shumë komente pozitive. Jam shumë e lumtur që kënga dhe klipi janë pëlqyer shumë.
Cilat janë pritshmëritë e këngëtarit kur realizon një këngë të re dhe cilat ishin të tuat në këtë rast?
Si fillim dua që kënga të pëlqehet dhe unë këtë e vërtetoj teksa shoh që këndohet nga moshatarët e mi.
A ke në plan ndonjë krijim të ri muzikor?
Po, jam duke punuar me disa krijime të reja, për të cilat do të flas më shumë kur të jetë momenti i duhur.
Si do të jetë kjo verë nga ana e organizimit të koncerteve?
Kam planifikuar shumë koncerte, kryesisht vera është stina e koncerteve të cilat zhvendosen në qytetet bregdetare.
Po pas verës ke ndërmend të marrësh pjesë në ndonjë kompeticion muzikor?
Besoj se këtë vit do të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, por kjo do të ndodhë vetëm nëse do të kem në dorë vërtet një material të mirë, për të cilin ia vlen të konkurrosh.
Cilët janë këngëtarët që të frymëzojnë më shumë për momentin?
Për momentin këngëtarët që më frymëzojnë janë Drake, Lana Del Rey dhe e madhja Beyonce, i adhuroj këngët dhe tekstet e tyre.
A ndikohesh ndopak prej ndonjërit prej tyre?
Edhe pse i ndjek shumë, i adhuroj këngët, performancat e tyre, gjithmonë mundohem të jem vetvetja.
Përsa u takon performancave të tua në skenë, cilët janë personat që ndikojnë më tepër në zgjedhjen e look-ut tënd?
Unë për këtë pjesë i besoj mendimit të mamasë sime dhe teze Albëries, të cilat gjithmonë më ndihmojnë në zgjedhjen e look-ut dhe kujdesen që çdo detaj i performancës të jetë gati kur të dal në publik.
Së fundmi të shohim të postosh foto në ‘facebook’, ku duket se je më e tërhequr nga këngëtare me një look ‘alla’ Rihanna, është e vërtetë?
Më pëlqen shumë si këngëtare, por kjo nuk do të thotë aspak që unë e imitoj atë.
A duhet të frymëzohen këngëtaret shqiptare nga këngëtaret e momentit në botë, siç po ndodh me fenomenin Rita Ora, e cila thuhet se po ndjek gjurmët e Rihannës?
Varet nga synimi që i kanë caktuar vetes dhe nga mënyra se si e menaxhon veten një këngëtar.
Të vjen keq kur të krahasojnë me këngëtare të huaja?
Një këngëtar i mirë duhet të ketë natyrën dhe mënyrën e vet të të kënduarit, por që të krahasohem me këngëtare të mëdha botërore nuk më vjen aspak keq, më pëlqen.
Të kanë krahasuar me ndonjë?
Po, kur kam lançuar klipin tim të parë, një faqe e quajtur Euro Popped, faqe e cila komenton të gjithë këngëtarët nga Europa, më ka krahasuar me Rihannën. Tani që kam lançuar klipin më të ri më kanë komentuar përsëri dhe më kanë krahasuar me Beyonce dhe me J.Lo.
Do të doje t’i ngjaje ndonjë këngëtareje të madhe botërore?
Me pëlqen t’i ngjaj Beyonce, është një femër që nuk lodhet kurrë, bën një punë të jashtëzakonshme dhe tepër profesionale. Vokali i saj është i mahnitshëm, po ashtu edhe performancat e saj.
Në një status në ‘facebook’ ke thënë që je e dashuruar me Drake, a është ai modeli i mashkullit ideal që ke në mendje?
Jam e dashuruar vetëm me muzikën dhe pamjen e tij, por nuk mund ta quaj mashkull ideal, sepse nuk e njoh personalisht.
Cilat janë karakteristikat kryesore që duhet të ketë një mashkull për të të fituar zemrën?
Të jetë inteligjent, i sinqertë, i dashur, punëtor, etj.
Cilat janë karakteristikat që urreni te një mashkull?
Të jetë i papunë.
Jeni mike më shumë me meshkujt apo me femrat?
Kam shumë miq, por më shumë shoqërohem me meshkuj, sepse nuk shfaqin shenja xhelozie ndaj meje dhe tregohen më të sinqertë.
Në shumë tekste këngësh ti i këndon dashurisë, por a je e dashuruar?
Jo, akoma jo.
A keqinterpretohet një këngëtare në Shqipëri duke qenë se përcjell një imazh të caktuar në publik, që jo gjithmonë përshtatet me njeriun në jetën e vërtetë. Ti për shembull je një vajzë e vogël në jetën e përditshme, kurse në skenë krijon idenë e një vajze të rritur me shumë përvoja në jetë?
Është vetë jeta e një këngëtareje, që të bën të jesh e rritur para kohe. Unë si në publik ashtu edhe në jetën private mundohem të jem Trixa. Nuk e di sesi mund t’u dukem njerëzve.
E ndjen ndonjëherë veten keq mes këngëtarëve, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë më të mëdhenj se ti në moshë?
Nuk ndihem keq, përkundrazi ndihem e përkëdhelur.
A ka ndryshuar Trixa me kalimin e kohës?
Unë jam duke u rritur, duke formuar karakterin tim, dhe ata që më kane njohur thonë që jam e njëjta, domethënë në brendësinë time jam gjithmonë ajo, Trixa e thjeshtë që kanë njohur edhe kur nuk isha personazh publik.
A është e vërtetë që mes këngëtareve ka shumë xhelozi, konkurrencë dhe hiqen si mikesha vetëm për show?
Kam dëgjuar, por nuk e kam provuar.
Ti ke mikesha të vërteta, të cilat i ke edhe kolege, cilat janë ato?
Kam shumë mikesha të vërteta, të cilat i kam edhe kolege. Nuk dua të veçoj asnjërën sepse nuk dua të ketë hatërmbetje.
Çfarë të mire të ka sjellë deri më sot të qenit këngëtare?
Deri më tani jam duke investuar në muzikë dhe shoh që njerëzit më duan. Jam shumë e lumtur për këtë.
Po të këqijat e të qenit një personazh publik cilat janë?
Deri tani nuk i kam provuar, sepse ndihem mirë.
Cilat janë sot këngëtaret shqiptare më të mira të momentit?
Këngëtaret që pëlqej më shumë janë Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata.
Po ju nga 1 deri te 10 çfarë note meritoni si këngëtare?
Këtë vlerësim duhet ta japë publiku.
A ndjen se ke një pikë të dobët?
Asnjëherë nuk arrij të kënaqem me veshjen, kërkoj çdo herë shumë e më shumë jashtë mundësive.
Cila është dëshira më e madhe që ke për në muzikë?
Të performoj mes këngëtareve botërore.
Çfarë po bën që të arrish këtë ambicie?
Po punoj shumë me vokalin tim.
Pushime ke planifikuar këtë vit?
Pushimet mendoj t’i kaloj në bregdetin tonë shqiptar me familjen.
Sapo je kthyer nga një udhëtim në Holandë. Si ishte rikthimi në qytetin ku ke lindur?
Kisha shumë mall për vendlindjen time. Pas katërmbëdhjetë vitesh u riktheva përsëri aty dhe përsëri gjeta atë vendin e mrekullueshëm ku kam kaluar një pjesë të mirë të jetës. Atje njerëzit janë shumë të dashur, jeta është shumë e qetë dhe e bukur. Ushqimi është fantastik. Kam kaluar momente të bukura që shpresoj që një ditë të kemi mundësi t’i përjetojmë edhe në Shqipëri.  Bluetooth

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s