“Rolling Stones” feston gjysmëshekullin

Gjysmë shekulli pas koncertit të parë ‘live’ që e mbajtën në “Oxford Street” në Londër, Mick Jagger, Keith Richards dhe pjesa tjetër e “Rolling Stones” kanë shënuar përvjetorin e 50-të të grupit përmes me një ekspozitë fotografike që është hapur të enjten. Kitaristi Richards ka thënë se këtë javë “Stones” janë takuar “për një seri provash”, duke nxitur kështu thashethemet se grupi ka mundësi të jetë duke punuar për një turne të ri botëror. Por Richards nuk ka shkuar aq larg sa të tregojë nëse katërshja e përbërë nga ai, Mick Jagger, Charlie Watts dhe Ronnie Wood do të shkundin përsëri skenat.

“Ka gjëra që janë duke u punuar dhe mendoj se definitivisht do të ndodhë”, ka thënë ai për BBC-në. “Por, kur? Nuk mund ta them ende. Jemi duke punuar për këtë ide dhe kemi bërë disa prova të përbashkëta. Jemi ndjerë shumë mirë”, ka thënë ai. Ekspozita përmban fotografi me imazhet e djemve të ri që patën koncertin e parë në klubin “Marque” në rrugën “Oxford” më 1962, të cilët u shndërruan në mbretërit e muzikës së viteve ‘70. “Nuk ka pasur ndonjë lloj master-plani”, ka shkruar Richards në ueb faqen zyrtare të bendit. “Ishim duke fluturuar. Kjo ishtë ajo që më mahniste, se gjithçka ishte e improvizuar”. Marrëdhënia shoqërore e Richards dhe vokalistit Jagger, ishte zemra e suksesit të “Stones”. “Duhet të ktheni veten prapa në atë kohë. Për muzikën e popullarizuar nuk flitej në ndonjë nivel intelektual. Nuk ka pasur terme si ‘kulturë popullore’. Asnjë nga këto gjëra s’ka ekzistuar”, ka thënë ai.

Por shoqëria Jagger – Richards ka pasur momente krize. Në fillim të këtij viti, Richards i kërkoi falje Jagger për komentet nënçmuese që i bëri për të. Në komentet e botuara në revistën “Rolling Stone”, të dy ishin pajtuar se ishte koha për të zgjedhur mosmarrëveshjet midis tyre. “Isha shumë i përfshirë në anën biznesore të ‘Stones’, sidomos kur ndjenja se askush tjetër nuk ishte i interesuar. Ishte koha kur vendosa të ec përpara”, kujton Richards.

“Mick ka të drejtë. Unë dhe ai, vitin e kaluar kemi masur disa muhabete të atij lloji që nuk kishim pasur për një kohë të gjatë dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për mua”.

Disa burime brenda industrisë së muzikës kishin shpërndarë lajmin për shtyerjen e turneut, derisa “Rolling Stones” kishin deklaruar se varej nga rrethanat shndetësore të Richards. “Kualiteti i performancës së kitaristit ka rënë pasi ai ka pasur një lëndim në kokë gjatë pushimeve në Fiji në prill të vitit 2006”, kishte shkruar revista.

“A Bigger Bang”, turneu i fundit i “Stones”, ishte realizuar para 4,5 milionë njerëzve në 32 vende të botës. Turneu që shtrihej në dy vjet kishte përfunduar në Londër më 2007.

Ndërkohë, libri me fotografi me titull “The Rolling Stones: 50”, po ashtu ka goditur libraritë të enjten, përkitazi me përvjetorin e artë. Libri i ri përfshin rreth 700 fotografi, 300 prej të cilave janë me ngjyra dhe shumica janë marrë nga arkivat e tabloidit “Daily Mirror’, që është gazeta e cila ka koleksionin më të madh me fotografi të “Rolling Stones”.

“Ky është rrëfimi ynë për 50 vitet fantastike”, kanë thënë katërshja përmes një deklarate për medie.

“Kemi nisur si një bend i muzikës blues duke luajtur nëpër klube dhe shumë rishtasi kemi mbushur stadiumet më të mëdha në gjithë botën me një lloj spaktakli që asnjëri nga ne nuk e ka imagjinuar disa vjet më parë”, thuhet në komunikate. Monografia me fotografi, që po ashtu përfshin shënime të grupit, përfshin edhe foto të realizuara nga Philip Townsend, i cili ka qenë i pari që ka fotografuar grupin. Libri është botuar nga “Thames and Hudson” në Britani dhe kushton 29 funta britanike. “The Rolling Stones” po ashtu kanë thënë se kanë në plan të realizojnë një film dokumentar në nëntor të këtij viti përmes së cilës do të pasqyrojnë në mënyrë kronologjike historinë e tyre. Albumi i fundit që grupi ka realizuar në studio ka qenë në vitin 2005. Ata kanë realizuar edhe dy albume ‘live’ duke përfshirë “Hampton Coliseum” më 1981 dhe “L.A Friday” më 1975. Në ueb faqen e bendit Richards po ashtu ka thënë se ndjehet mirënjohës për atë që është rritur në karrierën prej gjysmë shekulli. “Nëse thuani se jam i mrekullueshëm, faleminderit shumë, por unë e di çfarë jam. Do të mund të isha më i mirë, e dini?”/YLLPRESS/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s