Prostitucioni në Poloni dhe si e trajton kisha katolike

Qindra mijëra tifozë, pjesa më e madhe e të cilëve meshkuj, do të shkojnë në Poloni dhe Ukrainë gjatë Kampionatit Evropian të futbollit. Shumë prej tyre shkojnë vetëm. Kështu që kërkesa për prostitucion do të rritet.

“Unë vij prej gjashtë vitesh këtu. Vij gjithnjë në të njëjtin vend. Burri më ka lënë prej kohësh, tani më duhet të nxjerr bukën për vete dhe fëmijën. Nëse shkoj në zyrën e ndihmave sociale atje më ofrojnë një punë për 200 euro në muaj. Si të jetoj unë me kaq pak para?”

Marta është një nga 200 mijë gratë që dalin rregullisht në rrugë në Poloni. Nga pikëpamja juridike kërkush nuk mund të bëjë gjë kundër. Prostitucioni është në Poloni legal, sa kohë që me të nuk fitojnë të tretë. Dhe sa kohë që prostitutat nuk ngrenë padi kundër tutorëve, prokurorët nuk kanë ç`të bëjnë. Kështu që ajo që mbetet është apelimi, i cili vjen kryesisht nga ana e Kishës katolike: “Kur shahen prostitutat atëherë shahen njëkohësisht edhe ata që i marrin në konsideratë shërbimet e tyre. Kjo përfshin të gjitha grupet shoqërore. Sepse vendet ku paguhet për pasionin vizitohen nga të gjithë, përfshirë edhe klerikët. Ne priftërinjtë i drejtojmë një apel të gjitha prostitutave që të mendohen edhe një herë. Të reflektojnë.”

Prostitucioni në Poloni është duke u kryer gjithnjë e më hapurProstitucioni në Poloni është duke u kryer gjithnjë e më hapur

Mbasë në zonat rurale fjalët e atë Knabit edhe dëgjohen. Por në qytete ato nuk luajnë asnjë rol. Këtu – thotë Irena David-Olczyk nga organizata për të drejtat e njeriut La Strada, vlejnë ligjet e tregut të lirë. Morali nuk ka më vend.

“Gra, që vijnë nga vendet e ish bllokut lindor në Poloni mendojnë se do të gjejnë këtu një punë të rregullt ose se do të martohen. Por kur vijnë këtu detyrohen të prostituojnë. Disa e pranojnë këtë, të tjerat kërkojnë ndihmë dhe përfundojnë tek ne. E reja është se tutorë bullgarë detyrojnë edhe polaket e reja të prostituojnë. Në fillim ata bëjnë premtime të mëdha pastaj u mbushin mendjen grave të ofrojnë shërbime seksi, në mënyrë që të fitojnë edhe vetë.”

Gjatë sundimit komunist prostitucioni ka qenë krejtësisht i ndaluar në Poloni. Megjithëse kanë ekzistuar institucionet përkatëse. Megjithatë jo të organizuara kaq mirë dhe jo me struktura kriminale nga pas, si tani.

Kërkesa për prostitucion do të rritet gjatë kampionatitKërkesa për prostitucion do të rritet gjatë kampionatit

Edhe diçka tjetër ka ndryshar thotë Irena Daëid Olczyk: “Vizitat tek prostitutat nuk shihen me sy aq të keq sa më parë. Kjo ka edhe anët e veta të këqija. Sipas studimeve të fundit një në pesë burra në Poloni midis moshës 15 dhe 60 vjeçare merr në konsideratë shërbimet e një prostitute. Shifër shumë shokuese.”

Prostitucioni është i përhapur më shumë në perëndim të vendit. Dhe këtu kryesisht në qytetet e mëdha. Anonimiteti dhe shpesh mungesa e strukturave familjare, thotë at Stanislaë Tokarski, janë baza më e mirë për të ushtruar profesionin më të vjetër të botës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s