Kodi i Elvana Gjatës

Çfarë na ka treguar tjetër ajo?! Gjithçka, që nga rikthimi në ‘dashurinë’ e vjetër, kërcimin, tek “Balkanika Music Awards”, projektet në këngë dhe klipi i ri…”Gjaku im”, i cili pasi u përfol gjithë këto muaj, vetëm sot do arrijë të shohë dritën e publikimit. Ah dhe si qershia mbi tortë, fotot ekskluzive nga klipi, si dhe një set fantastik me Elvanën…
Elvana, Elvana, Elvana, gjithandej Elvana. Si ia del që t’i bësh të gjitha, dhe t’i bësh mirë për më tepër?
Ia dal, sepse e dua vërtet këtë që bëj dhe përkushtohem maksimalisht.
Angazhimi në “Dancing with the stars”, çfarë është për ty?
Është një pasion i madh i imi, shumë i hershëm, që vjen dhe shfaqet në kohën e duhur në mënyrë profesionale.
Si ndodhi që u bëre pjesë e kësaj gare?
Thjesht ndjeva që isha në momentin më të përshtatshëm artisik (dhe fizik) për t’u bërë pjesë e kësaj gare, ndonëse personalisht nuk e shoh si të tillë. Më shumë se sa një garë, për mua “Dancing” është një mundësi shumë e mirë për të treguar një aftësi tjetër timen, që e bëj me shumë dashuri.
Cilat janë raportet e tua me kërcimin?
Kam kërcyer që e vogël. Isha vetëm 11 vjeç kur shkoja në Pallatin e Pionerëve për të ndjekur kurse të kërcimit. Megjithëse e doja shumë vallëzimin, harku kohor në të cilin iu përkushtova ishte pak i shkurtër, vetëm 2 vjet. E braktisa më vonë, duke kaluar në këngë, sepse në atë kohë u zhvillua Festivali i Zërave të Rinj.
Cili është kërcimi më i vështirë për ty?
Një gjë e vështirë, është një gjë e thjeshtë, me të cilën nuk je ambientuar më parë…kështu nisnin të gjitha kërcimet, por me punë, impenjim maksimal dhe dëshirë, bëhen shumë të thjeshta.
Sa kile ke rënë deri tani?
Kam rënë disa kile, këto pasi kam bërë edhe shumë palestër. Besoj se ishin te nevojshme për të pasur një formë trupore perfekte si një performuese.
Ndihesh e privilegjuar që partneri yt në këtë garë është Gerdi Vaso, njëherësh edhe koreograf?
Absolutisht po. Madje fakti që Gerdi është partneri më perfekt që mund të kisha, ma shton edhe më shumë përgjegjësinë. E njëjta gjë vlen dhe për Enada Hoxhën, gjithashtu koreografe e show-t. Jam shumë e lumtur që punoj me dy profesionistë të vërtet.
Synimi yt, cili është?
Të tregoj një tjetër aftësi timen, me dëshirën për të lënë gjurmë në atë ç’ka bëj, ashtu si në muzikë, duke e shijuar vetë dhe duke kënaqur publikun.
Zakonisht kur futesh në një garë, do domsdoshmërisht të fitosh, apo edhe ti e përqafon moton: ‘rëndësi ka pjesëmarrja’?
Dua domosdoshmërisht të jap më të mirën nga vetja, me shumë dashuri, nëse kjo përqafohet dhe mbështetet nga publiku, besoj që feedback-u do të jetë maksimal.
Sa orë në ditë ushtrohesh?
Të gjithë konkurrentët kanë orar të parapëcaktuar. 2-3 orë në ditë.
Marrëdhëniet me konkurrentët e tjerë si i ke?
Shumë të mira. Më vjen mirë që shikoj dashamirësi mes nesh, sepse kështu është krijuar një ambient shumë i ngrohtë.
Kë shikon si rivalin më të fortë?
Gerd Vason (qesh).
Si të duket gjykimi i jurisë?
Gjykimi i jurisë më duket herë i drejtë, herë i paqartë. Gjithsesi për mua në fund të një kompeticioni ai që mbetet është gjykimi i publikut.
Ke qenë dakord me eleminimet e deritanishme?
Është normale që juria të veprojë si katalizator, prandaj për fat të mirë, ose të keq nuk gjykohet vetëm kërcimi, por gjykohet muzika, veshjet dhe format e trupit, sepse të gjitha këto kanë lidhje me lëvizjet dhe kërcimin, prandaj jam munduar që t’i prefeksionoj të gjitha sugjerimet që bëhen nga juria.
Profesor Fredin e ke pasur edhe në jurinë e “Etheve”, talent show-n në të cilin ti u zbulove. Si ndihesh tani që e ke sërish përballë, megjithëse këtë herë në një garë kërcimi?
Më jep një ndjesi nostalgjie, emocionohem dhe pse njëkohësisht ndjej që nuk jam më një etheiste vogël (buzëqesh).
Cili është vendi që do të zërë tani në performancat e tua kërcimi, sepse aktualisht ti nuk je në grupin e këngëtareve që lëvizin shumë në skenë…
Padyshim që besoj se kërcimi do të jetë gjithmonë e më shumë i pranishëm në përformacat e mia në muzikë.
Këto kohë ke hequr dorë nga koncertet. A është e vështirë të refuzosh ftesat, pasi ato vijnë shpesh herë edhe si pasojë e kërkesave që ka publiku?
Duke pasur një aktivitet goxha intensiv gjatë viteve të fundit, mendoj se një pauzë nga koncertet ishte mëse e nevojshme. Gjithsesi unë jam duke punuar paralel për 2 singëll të rinj dhe do të rikthehem sërish pas përfundimit të “DWTS” me koncerte brenda dhe jashtë vendit.
“Balkanika Music Awards”. Çfarë të thonë këto tri fjalë?
Një nga pikat kulmore të karrierës time. Një shpërblim i punës së madhe që është bërë. Një motiv shumë i fortë për të punuar dhe më shumë.
Ke marrë një informacion, pasi votimet kanë përfunduar tashmë.
Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit?
Ende jo, por nomonimi për mua ishte shumë inpspirues për projekte edhe më të mëdha.
Je nominuar gjithashtu për çmimin klipi më i mirë i Ballkanit me videon “Afër dhe larg”. Ndërkohë që një tjetër video e jotja që pritet prej disa muajsh të shfaqet, më në fund sot do të publikohet. Pse u vonua kaq shumë premiera e videos së këngës “Gjaku im”?
Është vonuar, sepse është punuar në detajet më të imta që të jetë një video e përmasave europiane.
Sa ka qenë kostoja e kësaj videoje, është e vërtetë që do të jetë videoja më e shtrenjtë shqiptare?
Di të them që është investuar më shumë se për videoklipin “Afër dhe Larg”.
Sot publikohet klipi “Gjaku im”. Ç’mund të na thuash më shumë për të?
Po, sot publikohet “Gjaku im” dhe jam realisht shumë entuziaste për këtë gjë. Kënga është pjesë e albumit “Afër dhe larg”, i cili doli në treg verën e kaluar nga “Supersonic”. Video mund të them me siguri, që është një nga projektet më të medha të “THREEDOTS”. Kemi bashkëpunuar sërish me produksionin “Provideo” dhe Besmir Limanin. Teksti i këngës është shkruar nga Dalina Buzi dhe bën thirrje për të gjithë shqiptarët, për një reflektim dhe solidaritet. Kaq pak jemi dhe kaq shumë vuajmë. Le të jemi më të mirë ndaj njëri-tjetrit dhe të japim më të mirën tonë për këtë vend, sepse jemi një komb, një gjuhë, mbi të gjitha kemi një gjak.
Si kanë shkuar shitjet e albumit?
Mjaft mirë, madje dhe në I-tunes është albimi më i shitur shqiptar.
Ç’mendim ke për diskografinë në Shqipëri?
Është në krizë të thellë, sidomos tani që shitjet online po ndikojnë çdo ditë dhe më shumë.

Nga Eraldo Rexho Bluetooth

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s