Gjyste Vulaj: Jam kjo qe jam dhe s’mund te ndryshoj per qejfin e te tjereve

ImageGjyste, cfare kujtoni nga fillimet tuaja me kengen?

Nje fakt te vertete nuk e harroj kurre, kengen e pare qe kam regjistruar, e kam bere vec nga ajo qe kam qene dhe jam e pasionuar pas muzikes, jo per te perfituar. Zoti e paska shkruar qe une te kem kete profesion duke me dhene pasionin e madh, sepse muzika per mua eshte sikur gjaku neper vena. Une jam ne shenjen e horoskopit gaforrja dhe sikur mos te kisha kete mundesi qe te shprehja ndjenjat, permes krijimtarise dhe interpretimit, do te kisha jetuar shpirterisht e mbyllur dhe ne vuajtje.

Une tek degjuesit e kenges sime shperndaj gezimin edhe hidherimin, keshtu qe ata kane mundesi qe te te shijojne gjithcka dhe e vleresojne kete pasi puna e mire, s’mund te mos admirohet. Qe prej nje dekade kam fituar shume adhurues te flakte, po ashtu jam duke rezervuar nga brezat e rinj edhe nje dekade me te suksesshme, pasi me premtojne se kur te rriten do te tejmbushin sallat e koncerteve. Ndoshta sot muzika e huaj eshte shume e pranishme, imponuese, por une besoj se me krijimtarine time, me interpretimin edhe bashkepunetoret e duhur do te mbijetoj shume gjate. Kujtoj gjithashtu edhe perkrahjen apo deshiren e lige te disa njerezve qe u munduan gjate te me shkelnin, pengonin, por me kot, “te shkruaren” se ndal kush, kryesorja eshte qe kurre s’jam merzitur per thashethemet e “armiqve”… Nuk harroj edhe daljen time te pare ne skene para publikut live, ku nga emocionet nuk e prezantova veten sic duhet, dhashe vec 50% te aftesive te mia, uffff sa me erdh inat pas koncertit, edhe sot e urrej veten per kete gje, por shyqyr qe e perjetova, sepse ula koken dhe punova shume dhe tani po bashkejetoj me suksesin qe une e them shpesh me shaka se me ka “adoptuar”.

Jeni nje nder zerat me te pelqyer te momentit, cfare mendoni se ju ben kaq te vecante?

Shumecka. Interpretimi i sakte, ngjyra e zerit qe e ngjyros me shpirtin tim te paster, me ndjenjat e mia, po ashtu edhe krijimtaria ime, sepse te dyja keto, si zeri dhe teksti i kenges jane nga shpirti i nje fryme! Jam lindur per kete profesion, m’kendon zemra… Talenti, pasioni, puna me seriozitet dhe zeri karakteristik me bejne profesioniste!

Cila eshte arsyeja qe ju nuk jeni pjese e festivaleve qe organizohen?

Jam shume e angazhuar me koncerte neper bote, ne cdo koncert kendoj live dhe jam e vleresuar shume nga publiku pikerisht per interpretimin live, kjo do te thote se nuk e kerkoj sigurine ne kompeticione te tilla, sic jane festivalet. Me pelqejne festivalet kur jane live kuptohet, sepse aty marrin pjese perfaqesuesit me te mire te kenges dhe sigurisht qe une kam marre pjese aty, por jane te rralle organizimet e tilla. Kam marr pjese tek “Maratona e kenges popullore, me interpretim live me nje kenge te vjeter folklorike me titull “Kish rrit nana 2 jetima”, ku kenga u pelqye shume. Si debutante qe isha mora nje vleresim shume te shtrenjte per mua nga i madhi Tish Daija, i cili ne mes te gjithe kolegeve te mi pjesemarres me tha: “aferim te qofte, erdhe nga Mali i Zi te na mesosh kengen shqipe”! Ne “Folk Univers” ne baze te anketimit mbarekombetare u zgjodha nder 10 kengetaret me te mire te kenges popullore, po ashtu vjet ne festivalin “Celsi muzikor” ne Kosove, mora 2 cmime te para, nga juria dhe publiku. Festivalet per mua tani jane me shume per te promovuar me lehte krijimtarine time muzikore, sepse suksesin e marr nga populli!

Sa i perket kengeve tuaja, a keni ju nje kompozitor, me te cilin bashkepunoni?

Sokoli eshte kompozitori i 80% te kengeve te mia qe ne fillim te karrieres sime artistike, por kam bashkepunuar edhe me profesioniste te tjere sic jane: Edmond Zhulali, Shpetim Saraci, Genti Lako, Flori, Xhevdet Gashi, Naim Krasniqi etj.

Sa ju perket teksteve te kengeve te mia, 99% i shkruaj vet, por pak kam bashkepunuar edhe me Jorgo Papingjin etj.

Ju keni nje trup shume te bukur, a keni nje sekret per te ruajtur format tuaja?

(Qesh) Sekrete te tilla s’di te mbaj. Kujdesem per ushqimin qe konsumoj, kjo eshte kryesorja. “Duhet t’i kursejme dhembet”, sepse edhe “Kenaqesia ka pasojat e veta”!

Cfare ju ka mbetur peng ne gjithe keto vite karriere?

E urrej ne nje fare menyre sinqeritetin tim ne kete bote te genjeshtert, sepse jeta eshte shume e shkurter per te kaluar nje jete te shtirur. Sa i perket pyetjes suaj…

Sikur te mund te kthehesha edhe nje here femija e ta filloja nga e para, “s’do te kisha fjetur kurre” per te mundur qe te jetoja cdo moment!

A keni menduar qe te sillni nje bashkepunim me ndonje kengetar/e dhe nese po, kush do te ishte?

Me pyesin shume shpesh ne lidhje me duetet. Qe prej duetit me Bashkim Alibalin nuk kam bere tjeter. E kam ne plan nje bashkepunim tjeter, por ende s’e kam percaktuar se me cilin.

Jeni nder ato kengetare qe i ekspozojne bukurite qe i ka falur natyra, a eshte bashkeshorti juaj xheloz?

Xheloz? Ai terhiqet dhe e pelqen jashte mase bukurine femerore, me dekoltera apo mini funde. E kthen koken pa hezituar per te pare te bukurat, por s’di se cili me shpejt, une apo ai (qesh). Na pelqen e bukura ne pergjithesi dhe s’jemi xheloz per kete, eshte siperfaqesore, tek e fundit mendja dhe shpirti nuk burgosen.

Mendoni se duke qene paksa provokuese, jeni edhe nder kengetaret me te kerkuara apo gjithcka ia dedikoni zerit tuaj?

(Qesh) Provokuese nuk jam hic. Ndoshta dukem pak joshese, por Zoti me ka falur nje “terheqje universale”. Njerezit me pelqejne, sepse pas bukurise fizike, sic thoni ju, pasi personalisht mendoj se nuk jam edhe aq e bukur sa me thone, me ben te pelqyer shpirti i paster dhe thjeshtesia dhe keto mi kane fale te paret e mi. Jam kjo qe jam dhe s’mund te ndryshoj per qejfin e te tjereve. Gjithcka ia dedikoj zerit dhe punes me pasion.

Yllka Selita Koha Jone

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s