Anita Take: Pengu, s’kam materiale të regjistruara nga jeta ime

Debutimin e saj te fundit e ka bere tek spektakli “Njeqind kenget e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata te njerezve, qe kishin mbushur plot e perplot sallen, e mallengjyen pa mase. Ajo ka vendosur te mos ndahet kurre nga kenga, dhe per me teper nga skena.

Znj. Take, cfare ju ka falur Estrada qe nga krijimi i saj?

Ne Estrade une u formova si kengetare, mesova se cfare eshte disiplina, mesova se c’domethene frike, mesova ta dua kete institucion dhe kam dhene shume shpirt. Sot, kur dal ne rruge gjendem ne cdo moment midis njerezve qe me duan dhe me respektojne, ndoshta jo thjeshte per zerin dhe mijera shfaqjeve qe kam dhene, por e kam mbajtur shume afer publikun dhe jam ndjere shume mire me te.

Jeni cilesuar si zeri lirik i skenes shqiptare, por sa ka ndikuar koha e monizmit ne zhvillimin e krijimtarise suaj?

Ne diktature nuk kam qene e ndaluar per asnje ore, ndaj kam kenduar 40 vjet pa pushim. Gjithcka arrihet me pune dhe me pasion, prandaj ia kam dal te jem e pranishme ne cdo aktivitet. Kam qene e ndergjegjshme ne te gjitha situatat qe ka kaluar populli im. Nese per nje periudhe relativisht dhjetevjecare i kam kenduar lirikave te dashurise, une dhe kengetaret e tjera duhej te kendonim kengen popullore qytetare. Une kam qene e privilegjuar, pasi kam pasur bashkeshortin kompozitor edhe ai me ushqente me kompozime te reja, keshtu qe nuk e kam ndjere mungesen e kengeve te fondit te art.

Ju keni nje fond te arte ne Radio Tiranen. Si eshte gjendja e atyre ne keto momente?

Ate e di vete Radio Tirana. Me gjithe keto kenge dhe repertor te arte mezi kam mundur te bej nje CD me 20 kenge, te cilat ishte fati qe une ruaj akoma zerin dhe ato jane perlat me te bukura te Prodanit. Sikur te kisha mundesi ekonomike, pasi mundesia vokale nuk me mungon, do ta beja nje permbledhje te atij fondi te arte te muzikes shqiptare.

Cila ka qene marredhenia me bashkeshortin tuaj, per me teper dhe bashkepunetorin tuaj me te mire?

Marredhenia ne fillim ka qene si shoke pune dhe nje marredhenie shume te sinqerte. Pastaj kur e njohem mire njeri-tjetrin lindi dhe dashuria. Ne ate kohe, ne kishim te benim shume me njeri-tjetrin, pasi shkembenim mendime, kritika reciproke per mbarevajtjen e punes, punonim dite dhe nate pa orar, ndonjehere naten mbaronim ne oren 3 dhe Agimi donte te me shoqeronte se ishte nate. Ky lloj afrimiteti na beri ta donim dhe ta respektonim kete dashuri qe kishte lindur midis nesh.

Si e kujtoni emerimin tuaj ne Estraden e Tiranes?

Ne fakt, une jam emeruar ne Estrade pa u hapur akoma si institucion kulturor, si element per t’u pergatitur si nje zhaner i ri. Une ne librezen e punes rastesisht keto dite e kam pare, dhe une paskam qene emeruar si soliste ne Filarmonine e Shtetit, me 2 shkurt kam bere 60 vjet si soliste e kategorise se pare.

Po daljen tuaj te pare ne skene ne Estraden e Tiranes?

Naten e pare te shfaqjes kaloi nena nje paralize dhe isha shume e tronditur. Tek po vija per ne pune me canten e makijazhit me pa drejtori Gaqo Avrazi dhe me pyeti se pse po qaj – i thashe po si do te kendoj, pasi kam lene nenen te paralizuar. Ai me ra ne kurriz dhe me tha – shko ne shtepi se kemi dhe kengetare te tjere. Vetem nje nate nuk kam kenduar ne Estraden e Tiranes dhe nuk kam munguar asnjehere per 40 vjet.

Nje karriere e gjate artistike me shume emocione dhe mbresa. Cili ka qene momenti kulminant i karrieres suaj artistike?

Pasi u rikthyen dhe njehere kenget intime te dashurise, atehere kisha dale ne pension dhe isha 50 vjece. Ne kete moment bera nje bashkepunim me Prodanin ku organizuam nje koncert recital, i cili ishte i pari i kesaj natyre ne vendin tone. Ne kete kohe kishte ardhur kengetarja e njohur Marinela nga Greqia dhe ne shembullin e eksperiences qe na solli ajo, por une u terhoqa se kam nje natyre qe nuk hidhet kollaj, por pas 6 muajsh perpjekjeje biseda me tim shoq e realizuam si koncert. Ka qene nje nder koncertet me te suksesshme dhe u dha 86 here vetem per Tiranen dhe ishte me autorizim. Ishte nje eveniment qe une e ruaj ne kujtimet e mia si me te bukurat.

Keni ndonje peng te parealizuar gjate krijimtarise suaj artistike?

Pengun e kam shume te madh. Jam fajtore pa faj, nuk kam materiale te jetes sime te regjistruara, pasi s’ka pasur televizor.

Keni deshire t’i ktheheni serish skenes me nje koncert recital?

Edhe pse nuk jam shkeputur asnje moment nga skena, e them me bindje se deshira per t’u ngjitur ne skene nuk me ka munguar dhe as do te me mungoje ndonjehere. Por, mundesia financiare eshte ajo qe na ka penguar per te realizuar qofte dhe njehere ndonje dalje para publikut. Kudo qe une shkoj me perpara kendoj se sa flas, nuk mundem une te flas nese nuk kendoj.

Fondi i arte i zerit tuaj eshte gjigant. Por, cila ka qene kenga qe publiku ju ka identifikuar?

“Vajza me trendafil”. Por, di te them, ne shtepi kam dy piano dhe asnjehere nuk ndahem prej muzikes.

Izaura Ndoj Koha Jone

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s