Rrefehet Rozana Radi: Fansa, per ju 4 kenge te reja

 “Kam 6 muaj e dashuruar, Kresha me therret Dumbo. Deri tani kam takuar nenen, motren dhe shume familjare te tjere te tij”! Keshtu e ka nisur rrefimin e saj rreth jetes private kengetarja Rozana Radi, e ftuar ne emisionin “Makine me dy timone” ne Club TV. Rozi ka treguar me ciltersi te rejat e fundit nga jeta e saj dhe dashurine e re me Kreshen, kengetarin Prishtinali, qe sic thote “e dashuron”.

E ngacmuar qellimisht nga mikepritesit ne studio, Enkel Demi dhe Edi Oga, ajo nuk ka ngurruar te flase rreth te rejave, thashethemeve dhe pse jo, projekteve te fundit te saj.Ne lidhje me aspektin profesional, Rozana ka treguar se pret te publikoje kater kenge te reja, per te cilat sipas saj nuk do te jene zhgenjyese, por premtuese.

Drejtuesit e emisionit nuk kane ngurruar ta vene ate perballe “asaj c’ka qarkullon” per gjoksin e bere te kengetares, fotove nudo ne internet, shtatezenine, gjyqin me Rezarta Shkurten, pse jo dhe ekstejshenat ne floke, detaj i konstatuar nepermjet ekranit te Club Tv nga shikueset e vemendshme femra.
Me nje natyre aspak kompromentuese dhe thellesisht direkte, Rozana ka treguar se floket i ka te vene dhe se gjoksi ishte nje nevoje estetike qe i nevojitej, pa arsye per tu komentuar nga te tjeret.
Duke dhene detaje rreth fotove nudo qe jane perhapur lehtesisht ne internet, ajo u shpreh se:” As qe e ka idene se si kane arritur te perhapen, por megjithate e ka pranuar qe ato jane “shkrepur” menjehere pas nderhyrjes kirurgjikale ne gjoks”.

Duke u ndalur ne nje tjeter moment te shumediskutuar kohet e fundit, ate te shtatezenise, Rozana ka treguar per fansat se ajo ende nuk e ka mberritur kete moment ne jeten e saj, megjithese do te ishte nje mrekulli.


Nga ana tjeter, duke ju referuar edhe zhvillimeve sociale ne vendin tone, gazetaret Demi dhe Oga, nuk “kursyen” edhe nje mendim te saj rreth zhvillimit te parades gay, qe ka hapur nje polemike te madhe ne Shqiperi.

Duke ju referuar rastit, Rozana deklaroi:Per mua protesta gay eshte nje e drejte e ketij komuniteti, ndaj nuk eshte dicka per te cilen une jam e interesuar!”

Duke shkuar me tej, batuta e mikepritesve ne studio vijoi: Rozana, je Xheloze per Kreshen?
Ajo: Ne te gjitha rastet kur kam arsye te beje kete!
Pyetjes-batute nese kengetarja konsumon, cigare, droge apo edhe uje, ajo ju pergjigj: Konsumoj shume cigare, droge jo,por ujin e kam te domosdoshem dhe e konsumoj shume!Ne pyetjen se cili eshte ushqimi i saj i preferuar, Rozi u pergjigj:Me pelqejne shume makaronat, i kam ushqim te preferuar.
Ne kushtet, kur Keli e mban mend Rozin para “mbajtjes se xhelit”, ajo shprehet se ndryshimi nuk eshte kaq i madh, pasi silikoni prej tre vjetesh ne gjoksin e saj, e ben te ndjehet shume mire, ndersa nuk ka patur asnje problem shendetesor per kete.
Ne mbyllje, Rozana Radi eshte treguar e sjellshme duke falenderuar te gjithe fansat qe shkruan per te ne Facebook gjate transmetimit te emisionit “Makine me dy timone”, ndersa u percoll me finese nga batuta e Kelit dhe Edit, atyre qe nuk bejne “kompromis” per drejtimin e makines, ndaj edhe i japin me dy timone!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s