Kritika për Zajminën

Megjithëse fotot e videoklipit më të fundit të Zajmina Vasjarit kanë disa ditë që u publikuan dhe iu bë një reklamim goxha i madh, kënga dhe videoklip i saj “Bardh e Zi” është publikuar vetëm para dy ditëve, por ka hasur në gozhdën e kritikës.

Edhe këtë radhë Zajmina ka sjellë një këngë ritmike dhe ndoshta pritet që të kthehet në një hit veror, por momentalisht nuk është pritur më shumë kureshtja, pasi numri i klikimeve mbi të nuk i ka arritur aq sa pritej.

Kënga është një bashkëpunim me reperin Çekic, i cili është momentalisht edhe menaxheri i Dafina Zeqirit, por duket se nuk ka mundur që të rrisë sado pak interesimin e fansave.

Klipi është publikuar të martën dhe po të bësh një krahasim me disa kolegë të Zajminës që kanë sjellë klipe të reja gjatë kësaj periudhe, vetëm pas dy ditësh kanë pasur një numër të konsiderueshëm klikimesh.

Ndoshta ky klip do të mbahet mend më shumë për imitimin që Zajmina i ka bërë veshjes së Beyonces se sa si një këngë që pretendonte të kthehej në hit, apo mungesa e saj në skenat shqiptare e ka bërë që fansat të largohen disi?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s