Shkëlzen Jetishi merr pasaportë shqiptare, bëhet “Elbasanlli”

Shkëlzen Jetishi apo i njohur nga të gjithë Zeni, bilbili i Kosovës, tashmë do të jetë edhe i Elbasanit, qytetit ku ka zgjedhur të bëhet qytetar me të drejta të plota. “ Pres vetëm disa ditë që të marr pasaportën për t’u bërë qytetar elbasanas, dhe do ta publikoja me kënaqësi në media, por meqë po e kërkoni me ngulm po vërtetoj që tashmë jam qytetar elbasanas, me të drejta të plota që nga vota e deri tek banimi këtu”, thotë Zeni për “Panorama plus”

Atë e gjen rastësisht të ulur në një lokal në qytetin e Elbasanit, i rrethuar me fansat e tij të cilët kërkojnë një autograf, dhe që ende nuk e dinë se tashmë Zeni do të dalë thuajse çdo ditë rrugëve dhe lokaleve të qytetit. I pari që ka mësuar dëshirën disavjeçare të Zenit për t’u bërë qytetar elbasanas, ka qenë kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, i cili e ka mirëpritur qytetarin më të ri në Elbasan.

Po pse ka kërkuar që të bëhet qytetar elbasanas, ndërkohë që konsulli i Kosovës i ka propozuar Tropojën? “Pasi mora nënshtetësinë shqiptare me vendim të Presidentit të Republikës, e kisha vendosur se certifikata ime do të ishte në Elbasan, por konsulli i Kosovës më propozoi Tropojën. Tropojanët janë njerëz besnikë, kam shumë miq atje, por është Elbasani ai që më pëlqen, pasi në këtë qytet gjej traditën që kam gjetur në Gjakovë, gjej këngët e Shqipërisë së Mesme që kam 30 vjet që i këndoj”, thotë Zeni.

Kërkon të njihet mirë me qytetin, me vlerat arkeologjike, me historinë, por më së shumti me Isuf Myzyrin, Leksi Vinin dhe Mustafa Bodinin. “Kur i këndoja në rini, mendoja se këngët e tyre ishin tiranse, por më vonë mora vesh se tre artistët e mëdhenj ishin nga Elbasani. Kisha dëshirën e madhe ta vizitoja këtë qytet, dhe sa e pashë vendosa që këtu do të jem rezident”, vijon Zeni.

Këngët e Kosovës, Kosova ime dhe Gjakova janë të miat, atje sërish do të jetoj, pasi këngët e Kosovës janë repertori im, por edhe ato të Shqipërisë së Mesme kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë, thotë ai, pasi sipas tij janë këngë të dashura dhe të pasura.

Dhe një projekt i tij, i cili do të vihet në zbatim shumë shpejt, do të jetë një koncert i madh si fillim në qytetin e tij në Elbasan e më pas në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. “Titullohet 3 në 2, është një koncert me këngët e tre kolosëve, Myzyri, Vini dhe Bodini, që do të sillen në skenë nga unë dhe Kastriot Tusha”. Shkëlzen Jetishi, i cili ka publikuar një numër rekord albumesh dhe këngët e tij kanë mbetur në kujtesën e publikut, tashmë do të jetë qytetari më i ri elbasanas.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s