Rona Nishliu dhe ndryshimi i paradigmës të kënduarit.Studim nga Prof. Qamil Gjyrezi

Suus, më shumë se një balladë  “Rona Nishliu më la përshtypje të vecantë, sidomos mënyra e interpretimit të saj.Ajo këndoi me tinguj enharmonik dhe përdori edhe mikrotonet në variacionet e saja gjatë këngës.Rona këndoi me një mënyrë krejt të vecantë gjuhësore dhe shumë mendore. Rona këndon shumë mirë muzikën Jazz, që është një art shumë intelektual dhe kërkon një mënyrë të shprehuri të veçantë.”

Nga Qamil Gjyrezi, Universiteti i Shkodrës

Fituesja e festivalit të 50-të në RTV, Rona Nishliu, ishte interpretuesja dhe këngëtarja më e mirë e Festivalit të fundit te këngës.Ajo sëbashku me kompozitorin e këngës Florent Boshnjaku, ndryshuan paradigmën e të menduarit, kënduarit, komunikuarit të këngës, interpretimit dhe performancës, konceptin bazë të saj.

Rona me aftësitë e saja vokale, komunikative dhe mendore sëbashku me Boshnjakun, me një gjuhë të vecantë muzikore, harmonike, ritmike dhe natyrale, ndikuan në ndryshimin e paradigmës të të kënduarit dhe krijuarit në të gjithë historinë e këngës shqiptare.Kjo prurje artistike është gjithashtu si rezultat i ndryshimit të menduarit në botën post-moderne.Ky fenomen do të ndodhte një ditë dhe Rona me Boshnjakun e realizuan këtë ndodhi. Naom Comski linguisti amerikan, shkruan se “gjuha ndodh”. Në këtë kontekst edhe kënga është ndodhi, ngjarje ashtu si edhe piktura dhe letërsia ndodhin, janë mjete komunikimi dhe reagim filozofik natyror post-modern! Krahas aftësive të larta muzikore Rona ka edhe aftësi të mëdha komunikative, të cilat i shfaq herë mbas here, falë edhe profesionit të saj si gazetare dhe poete.Të kënduarit, muzika, tingulli, ritmi i brendshëm i saj, që është gjuhë biles edhe më e lartë se gjuha e folur. Gjuha muzikore ka mundësi të shprehi më shumë tinguj, rrokje se gjuha e folur, nëpërmjet gjysmë toneve, biles edhe mikrotone të cilat mund t’i krijojë vetëm mendja filozofike e Ronës dhe eksperienca e saj artistike “gjuhsore”. Tingulli është pjesë e mendjes.Gjuha muzikore shpreh më shumë se gjuha e folur.

Titulli i këngës Suus, teksti janë shumë shenjorë, simbolik por edhe melodia e Boshnjakut, harmonia dhe orkestracioni të bëjnë të dalësh me këto kunkluzione, për shenjën muzikore dhe mendore Suus.

Natyra dhe konceptimi nga krijuesit dhe interpretuesit, i kësaj kënge ishte një hap shumë i rëndësishëm i rikonsiderimit të gjuhës muzikore tek neve dhe në përgjithsi i filozofisë së muzikës.Me të vertetë festivalet në vite kanë sjellë prurje të natyrave të ndryshme, që kanë dhënë mesazhe gëzimi, optimizmi, jete, peisazhe nga natyra, tradita, por kjo këngë i kendonte ekzistencës së qënjes në formë natyrale, një temë e re në fondin tonë artistik. Kënga e Ronës ka tone të forta ekzistencialiste muzikore e tekstuale.

 

2.Ballada ekzistencialiste dhe teoria e Gestaltit

Krijimi i Suus ka formën e  sintezës, jo të analizës, sipas teorisë së  Gestaltit të Frederich Perls.

 

Perls ka qenë përfaqësuesi i psikologjisë së Gestaltit. Gestalt do të thotë formë në gjermanisht.

Perlsi vuri re nevojën e sintezës, të shikimit të njeriut si një sintezë dhe jo si një gjë e analizuar. Rona me mënyrën e të kënduarit dhe menduarit të saj, nuk analizon tek kënga e saj.Ajo bën sintezën e qënjes njeri dhe gjykimin e tij. E gjithë performaca e saj, gjithë tingulli i saj është shumë sintetik, ashtu sic ka bërë Boshnjaku me krijimin e muzikës së tij. Muzika tek kënga Suus është shumë sintetike.Ajo interpretohet dhe është menduar gjithashtu në formë sintetike nga Boshnjaku dhe Rona.

 

Ekzistencializmi si teori, kërkon që njeriu të marrë vetë përgjegjësinë për ekzistencën e vet.Ai i shpjegon gjërat nga vetvehtja, ai e shpjegon ekzistencën me mënyrën e lindjes së saj dhe nuk ka nevojë për sisteme referimi.Pikërisht me artin e saj Nishliu prezanton model gjithashu tipik ekzistencialist.Rona kërkon ti marrë vetë përgjegjësitë nëpërmjet artit të saj, nuk kërkon pika referimi.Kjo duket qartë nga mënyra e interpretimit dhe të menduarit, teksti i Suus dhe teksti muzikorë, që nuk i referohet modeleve të mëparshme tingëllore dhe muzikore.Njeriu mendonte Perls është i aftë për tu vetrregulluar. Edhe Rona sipas kësaj teorie na bën thirrje të reflektojmë, reagojmë  dhe vetrregullohemi, me mesazhin e artit të saj. Ajo e merr e konsideron qënjen njeri si formë, sic mendonte Perls. Rona nuk e analizon qënjen “grimcë pas grimce” sic bënte Frojdi. Rona e sintetizon ekzsitencën e qënjes njeri. Suus i këndon ekzistencës njerëzore, mendore dhe sjellore, optimizmit njerzor, sic shprehet vetë artistja, optimizmin për “vetrregullim”.

Rona ka deklaruar per kangen e saj në një të përditshme se: “Suus është rezultati i një gjendjeje shpirtërore, habisë, së akumuluar nga tjetërsimi i qënjes njeri dhe jo nacionalitetit dhe ambicjeve të cuditshme të po këtij njeriu në raport me potencialin e tij. Problemi nuk është antivlera, problem jemi ne, që nuk arrijmë ta parandalojmë dhe krijuam kushte optimale për zhvilimine saj. Uroj që njerëzit të kuptojnë mesazhin e teksit të Suus optimizmin”

Rona Nishliu më la përshtypje të vecantë, sidomos mënyra e interpretimit të saj.Ajo këndoi me tinguj enharmonik dhe përdori edhe mikrotonet në variacionet e saja gjatë këngës.Rona këndoi me një mënyrë krejt të vecantë gjuhësore dhe shumë mendore. Rona këndon shumë mirë muzikën Jazz, që është një art shumë intelektual dhe kërkon një mënyrë të shprehuri të vecantë. Në një emision televiziv ajo këndonte scat, shumë mirë, duke krijuar tinguj të një natyre të vecantë, të cilët dëgjohen edhe tek kënga Suus.Boshnjaku dhe Rona i ishin futur dhe “zhbiruar” tingullin muzikorë, deri në palcë, pasi kanë dashur të transmetojnë ide natyrale, shumë filozofike dhe ekzistencialiste, qe kanë të bëjnë me zhvillimin aktual të mendjes njerëzore.

Sot filozofia po futet gjithnjë e ma tepër ne jetën tonë të përditshme dhe padiskutim në art dhe muzik, sic shkruan filozofi gjerman bashkohorë Rudiger Safranski: “Filozofia ka disa kohë që po del nga fusha akademike. Filozofia e botës po ndeshet me problemet ekzistenciale dhe aktuale, me të cilat përballet cdo njeri dhe përpiqet tu gjejë përgjigje”.

Prandaj kënga e Ronës dhe Rona vetë me formën e të menduarit të saj, po përpiqet të gjejë përgjigje nëpërmjet të kënduarit të saj, që është edhe një “model i ri” i të menduarit të të gjithë neve si komb.Nëpërmjet artit dhe të kënduarit të saj, ajo tenton të krijojë një imazh tjetër edhe për ne si komb, si mendim dhe ekzistencë. Është shumë e rëndësishme ndryshimi i paradigmës, që ndikon edhe tek deshifrimi i arketipit tonë si komb dhe kulturë, të pavetëdijes kolektive tonën që na e ka dritësuar dhe sqaruar shkëlqyer Karl Jungu, filozofi antropolog i pavetëdijes.

 

3.Arti dhe gjeo-politika, prej Shugerman tek Judah!

“Nevoja e një ballade dhe shqiptarosfera”

 

Arti në përgjithsi dhe muzika në vecanti, krahas rolit të saj artistik, estetik dhe etik, lindjes së rrymave të reja, ka luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në ndryshimin dhe zhvillimin e mendjes njerëzore, por edhe tek zhvillimet politike dhe biles gjeopolitike. Ndyshimet mbas viteve 90-te, në të gjithë kontinentin dhe rajonin tonë, krahas sistemeve ekonomike dhe politike, ndikuan edhe tek arti dhe zhvillimet e tij. Arti në Ballkanin jug-perëndimorë shpesh ka luajtur role në shërbim të politikave nacionaliste, kryesisht asaj serbe.Disa artistë me vetëdijë ose pavetëdije u vunë në shërbim të politikave nacionaliste në Serbi të cilat shkaktuan shumë viktima njerëzore në rajon dhe në Kosovën martire.Arti e ndërroi destinacionin e tij human, ai u kthye në të kundërtën e tij.

Edhe përfaqësimi i këtyre vendeve në aktivitetet europiane, mbas shpërbërjes së Jugosllavisë kishte problemet e vehta.Shumë këngëtarë dhe krijues kishin kënduar në festivalet e ish-Jugosllavisë sëbashku dhe njiheshin me njëri tjetrin, ashtu si edhe sportistët duke krijuar nje lidhje kulturore.

Mbas viteve 90-te në rajoni tonë u zhvilluan shumë ritme të reja, pasojë e zhvillimeve social-politike. Muzika duke qenë një pjesë e mendjes dhe e kulturës iu përgjigj edhe këtyre zhvillimeve me dinamikën e vet. Ritme lokale të tilla si turbo-folk dhe etno me të njëjtin ritëm u bënë sunduese në aktivitetet kombëtare dhe rajonale kryesisht në Serbi.Por edhe ritmet perëndimore si Hip-hop, RNB dhe u futën me guxim dhe inteligjencë në tregun e muzikës kosovare nga këngetarët dhe krijuesit kosovarë.

Studjues të ndryshëm të shkencave sociale dhe humane, muzikologjisë kanë studjuar dhe vazhdojnë ta studjojnë muzikën si formë e identifikmit dhe deshifrimit të mendjes dhe kulturës kolektive dhe etnike. Ato janë shumë të interesuar për artin e rajonit tone dhe kryesisht artin e trevave tona.

Një prej studjuesve të muzikologjisë është edhe amerikanja Janet Shugerman e cila studjon artin etnik rajonal, në Kosovë dhe në Shqipëri.Shugerman është një studjuese shumë serioze dhe me nivel të lartë profesional.Ajo është duke përfunduar studime të mirfillta akademike për artin tonë etnik dhe urban të të gjitha trevave shqipfolse kryesisht mbas viteve 90-te.Shugerman në punët dhe intervistat e saj përmend një seri artistësh dhe këngëtarësh nga Shqipëria dhe Kosova.Ajo është e interesuar edhe për zhvillimin e festivaleve dhe këngës në Kosovë dhe Shqipëri dhe artit muzikorë në përgjithsi.

Në vjeshtën e vitit 2011 ajo ka zhvilluar një intervsitë shumë interesante me gazetaren Flora Durmishi.Gjatë intervistës së saj ajo flet për zhvillimet muzikore në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndër të tjera profesoresh Sugarman konstaton kur përgjigjet: “Është interesant se ka një sistem tjetër që është zhvilluar në Shqipëri dhe ka lidhje pak me kohën e Enverit. Cdo festival është i lidhur me një grup njerëzish dhe e mbajnë të mbyllur. Ka 5-6 kompozitorë dhe njëri prej tyre do të fitojë. Pra secili prej tyre një vit do të fitojë! Më tej vazhon “Këngëtarët dhe kompozitorët e Shqipërisë e kanë stilin e vet.Ky është stili që kanë zhvilluar në kohën e socializmit. Është i lidhur pak më shumë me stilin e Italisë. Aurela Gace është e shkëlqyeshme por tani stili ka ndryshuar pak. Është pakë më butë, ka elemente të kabaresë”. Shugerman vazhdon  më poshtë:

Duhet njerëzit të mendojnë t’i përshtaten modës së Eurovizionit. Nëse duan shqiptarët të afirmohen në Eurovizion atëherë duhet t’i përshtaten kësaj mode. Unë mendoj se industria kosovare mund të jetë më e përshtatshme për Eurovizionin dhe mendoj se do të kenë më shumë sukses sepse ka pasur më shumë lidhje me Anglinë me Suedinë.Unë kisha një bisedë me Florent Boshnjakun. Ai më tha se paratë i marrin ata që janë më të sukseshëm, marrin para duke kënduar nëpër klube, shkojnë në diasporë.Pra nuk ka albume dhe këngët janë pothuajse të njejta.Nuk ka balada”.

Nga kjo intervsitë Shugerman bën thirrje për ndryshime të mënyrës së kënduarit dhe krijuarit të artit.

 

Ajo e kritikon me grintë formën e të menduarit dhe vlersuarit artistik muzikor dhe bën apel për ndryshime. Del qartë ideja që këngës dhe Ronës i kishte ardhur momenti për të fituar dhe natyrisht për të sjellë edhe një zhanër të ri dhe një model tjetër të muzikës dhe imazhit tonë ashtu edhe sic ngjau në festivalin e kaluar, me performacën e Rona Nishliut.

Krahas ndikimit në mënyrën e të menduarit arti ka rëndësi edhe në ndryshimet gjeopolitike.Mbas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nocioni Jugosllavi ose Jugosfera ekzistoi dhe vazhdon të ekzistojë deri në ditët tona. Pavarsisht krimeve në Bosnje këngët serbe në festivalet europiane vazhdojnë ti votojnë edhe boshnjakët të përdhunuar nga kriminelët nacionalistë serb. Jugosfera ekziston në planin mendor, shpirtërorë dhe kulturorë, pavarsisht se ka vdekur si nocion politik. Në vitin 2006 boshnjakët zgjodhën si kandidat të tyre Hari Mata Harin, me këngën “Lejla “ që zuri vendin e tretë e shkruar nga Zhelko Joksimovic. Shembulli i Joksimovic është një shembull i hershëm tipk i të ashtuquajtërës Jugosferë .

 

Në një artikull shum interesant sudjuesi dhe gazetari i shquar britanik Tim Judah, flet për një nocion të ri, atë të Shqiptarosferës. Judah duke qenë shumë i informuar për zhvillimet në rajonin tonë i referohet Ronës dhe artit të saj, që për Judah është shumë i vecantë dhe i këndon tashma Shqiptarosferës, këtij nocioni të ri gjeopolitik e gjeokulture. Judah ka zhvilluar në radion BBC, një program për ish Jugosllavinë dhe Eurovizionin.Ai është një njohës i shkëlqyer i të kaluarës e saj dhe të shqiptarëve të Kosovës. Ai e njeh mirë  Ronën dhe kalvarin e familjes së saj në Mitrovicë nga reprezaljet serbe në 1999: ”Serbët në 1999 u futën në shtëpinë tonë dhe rrahën babain tim në sytë e mi, të vëllasë, mëmës dhe gjyshes”, deklaron Rona.

Judah ka mësuar nga Rona se tentativa e shumë artistëve kosovarë për të përfaqësuar shqipërinë në Eurovizion, nuk u realizua në 1999.Ajo u realizua vetëm tani në vitin 2011.

Sipas Judah “Edhe pse në zemër Rona mund të përfaqësojë Kosovën, e jo Shqipërinë, prezantimi i saj në “Eurovizion” për Shqipërinë mund të jetë një shembull i hershëm i lindjes së një “Shqiptarosfere”. Gjashtë vite më parë po realizoja një program në BBC-në rreth ish Jugosllavisë dhe për garën jo shumë të pëlqyer të këngës në “Eurovizion”.

Sipas Judah ka edhe një fakt tjetër shumë interesant ky festival europian! Azerbajxhani e sheh këtë festival si një mundësi për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të tij nga problemet gjeopolitike që ka rajoni i tyre. Për kosovarët prezenca e Nishliut në Baku, në të njëjtin mënyrë sikurse edhe ajo e Zhelko Joksimovic, që kishte prezantuar Serbinë dhe Malin e Zi në 2004 dhe po prezanton Serbinë këtë vit , do të konsiderohet si një triumf i madh, jo vetëm për shkak se Azerbajxhani dhe Serbia janë aleatë të ngushtë. Serbia refuzon pavarësinë e Kosovës dhe Azerbajxhani e refuzon atë të Nagorni Karabak.

 

4. Suus dhe protonizmi

 

Teoria protoniste është një teori shumë pragmatiste që e ndihmon artin në përgjithsi dhe muzikën në vecanti misionin e tyre dhe shikmin e botës nga një këndvështrim tjetër.Protoni eshte element pozitiv ne fizike.Debati i hapur në gazetën shumë intelektuale dhe kombëtare “Nacional” ishte me shumë vlera filozofike dhe artistike.

Gjek Marinaj ka një meritë të madhe për promovimin e kësaj lëvizje në botë.Gjeka krahas formimit të shkqëlqyer artistik, intelektual dhe poetik, ka një rol të rëndësishëm në debatin intelektual për artin nisur nga teori të reja, filozofike e piskologjike.

Në kritikën e këngës Suus dhe artit të Nishliut u mbështeta tek teoria kritike pragmatiste e protonzimit.

Protonizmi mund të marrë zanafillën e vet edhe në artin e muzikës shqiptare dhe ndryshimeve paradigmatike të këtij arti, si në rastin e Ronës. Sipas protonizmit muzika është një art i shkëlqyer që mund të luaj një rol instrumental në segmentet e argëtimit dhe edukimit të popujve. Njëkohsisht nëpërmjet teorive protoniste mund të identifikohem kulturat të caktuara me anë të muzikës dhe kjo formë sjell edhe studimin e saj si kure dhe ilac për shpirtin.

Në këtë kontekst protonziomi nxit dhe frymëzon një dialog të hapur filozofik, ankoruar në seriozitetin e qëndrimit filozofik të kritikës së muzikës globale bashkëkohore.

Protonzimi ndihmon në përmirësimin e fushave të caktuara të artit dhe muzikës.

Protonizmmi në kuptimin e thjeshtë do të thotë të shkruash rreth një vepre muzikore me qëllim pozitiv shtyrë nga dashamirsia jo nga nga mllefi dhe vreri. Nuk është pozitive të hedhësh në kritikë cregullimet tuaja personale dhe të kritikosh me mendime negative për veprën muzikore dhe idetë e reja në muzikë.

Në të gjithë botimet e mija në gazetën me shumë vlera kulturore “Nacional”, e cila po fiton një autoritet të vecantë në tregun e mediave jo vetë në Shqipëri por edhe në Kosovë e rajon, jam përpjekur të analizoj dhe kritikoj në formë pozitive. Edhe në rastin e Ronës ideja ime është shumë protoniste, pozitiviste. Rona me artin e saj shumë të vecantë dhe shumë mendorë më dha një shans të madh që ta analizoj sipas mënyrës time e mbështetur tek protonzimi, këtë artiste të papërsëritshme dhe krejt të vecantë, simbiozë e mendjes tonë shqiptare, e arketipit tonë shumë të mrekullueshëm. Arti është shpesh edhe i pavetdijshëm!

Suus na bëri të vetreagojmë!

Suus

Suu

Su

S

/Gazeta NACIONAL/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s