Dokumentari “Çmimi i seksit”/ Historia e vajzës së trafikuar tregohet në Londër

Për shtatë vjet gazetarja investigative dhe fotografja Mimi Charakova ka hetuar mbi trafikimin e vajzave nga Europa Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Gjatë këtyre viteve ajo udhëtoi në të gjithë vendet e Europës Lindore, ku takoi vajza të trafikuara, historia e të cilave e shokoi. Pikërisht copëza të këtyre historive, sa të ngjashme aq dhe të ndryshme, ajo i ka sjellë në një dokumentar me titullin “Çmimi i seksit”. Mes personazheve që ajo ka zgjedhur, është edhe Roza nga një fshat i thellë në Shqipëri, e cila ishte trafikuar nga i dashuri i saj që kur ishte 12 vjeç. “Ajo quhet Roza. Kur u largua nga fshati i saj, nga fshati i saj diku në Veri të Shqipërisë, kishte veshur rrobat më të bukura, bluzën ngjyrë rozë dhe sandalet që pëlqente më shumë. Nëna i thirri me zë të lartë përpara se të futej në makinën e kuqe Mitsubishi, të të dashurit të saj. Por, ajo nuk e ktheu kokën për t’i thënë as ‘Mirupafshim’. Ishte 12 vjeç dhe e nevrikosur”- tregon autorja Mimi Charakova teksa flet për vajzën nga Shqipëria. Me këtë histori të saj e nis dokumentarin “Çmimi i seksit”, gazetarja amerikane. “Prej shumë vitesh-vazhdon rrëfimin e saj Chrakova-ajo përdhunohej nga njerku. Nuk mund t’i tregonte gjë nënës, sepse e dinte që do ta largonin nga shtëpia dhe nuk do ta besonin por do ta shanin. Kur mbërritën në Itali, i dashuri i kërkoi që të punonte për të si prostitutë. Në fillim mendoi se bënte shaka: la shtëpinë për të qenë me të, që një ditë të martoheshin. Ai ishte i rritur dhe ajo e dashuruar. Por, njeriu që donte e ktheu atë në realitet. I tha sa shumë para u harxhuan për rrugën, për dokumentet false, për rrobat dhe gjithçka tjetër që e bënin atë të dukej e bukur. Ajo qau, ndërsa ai i preu gjurin me thikë në mënyrë që ajo të pushonte. Për 7 vitet që do të pasonin shenja ishte një kujtesë se ajo s’kishte njeri tjetër veç tij.”  Roza rrëfen historinë e saj nga një qendër e fshehtë për femrat e trafikuara. Ajo tregon se kishte denoncuar abuzuesin e saj, por xhaxhai i tij ishte gjyqtar dhe e la krejtësisht të lirë. Ky dokumentar, i cili përfshin edhe dëshmitë në Bullgari, Turqi, Bonjë-Hercegovinë, ka premierën e tij në Londër. Përmes tregimit të historive të vajzave Charakova mendon se do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për të kuptuar dhe luftuar skllavërinë seksuale. Për realizmin e këtij dokumentari Chakarova dhe stafi i saj realizues Stephen Talbot si producent dhe Stephanie Challberg redaktore, ajo u nderua me çmimin për kurajën në Festivalin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në New York.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s