Diellza Kolgeci vazhdon suksesin me filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Namuna’’

Kanë kaluar më shumë se 15 vite, qëkur bukuroshja kosovare Diellza Kolgeci ka shfaqur talentin e saj në projektin filmik ‘’Dashuria e Bjeshkëve të Namuna’’, film ky që pushtoi zemrat e gjithë shqiptarëve atë kohë, duke u cilësuar si një nga projektet më të mirërealizuara gjatë gjithë viteve.

Si rol kryesor në këtë projekt ka qenë edhe Diellza, e cila sipas fabulës dashurohet me vëllain e saj, duke mos e ditur, pasi kishte jetuar prej vitesh në Nju Jork, ndërsa ai në Kosovë. Pas plot 15 vitesh, shtëpia filmike ‘’Labia’’ ka menduar që të vazhdojë xhirimet për pjesën e dytë të filmit me metrazh të gjatë.

Ky produksion ka menduar që të sjellë filmin në një format të ri dhe si vazhdimësi e ngjarjes, kur kanë kaluar shumë vite. “Regjisori dhe skenaristi po punojnë me skenarin, që është në përfundim e sipër dhe në muajin mars jemi të gatshëm të fillojmë me xhirimet e para të këtij projekti, i cili ka pasur sukses. Dhe ideja jonë ka qenë ta kemi edhe pjesën e dytë, pasi suksesi i këtij filmi ka qenë shumë i madh”, – ka theksuar producenti Shkumbin Kryeziu. “Mungesa e aktorit të ndjerë Faruk Begolli do të vërehet në film, mirëpo në këtë rast e kemi bërë një zgjedhje, mendoj të duhurën.

Rolin e Begollit do ta luajë aktori po ashtu i njohur Çun Lajçi, gjithashtu do të jetë edhe Diellza Kolgeci me rolin kryesor të femrës, pastaj Fatime Lajçi. Do të ketë edhe aktorë nga Shqipëria, si dhe shumë personazhe të tjera të reja”, ka theksuar ai më tej. Projekti është menduar të xhirohet në Kosovë dhe në Shqipëri, ku si temë do të ketë vazhdimësinë e pjesës së parë, dashuri e nëmur, por që ka rrjedhën e vet, dhe filmi do të zbulojë shumëçka që publiku pret të shohë. Xhirimet pritet të përfundojnë në fillim të muajit shtator, me një format të fortë teknik dhe artistik.

Filmi planifikohet të dalë para publikut në fund të këtij viti. E pyetur se pse Diellza deri më tani nuk është shfaqur në ndonjë projekt tjetër filmik, ajo është shprehur se zgjedh shumë cilësinë dhe kualitetin e filmave dhe nuk dëshiron të shfaqet kudo. ‘’Filma si Dashuria e Bjeshkëve të Namuna janë të rrallë, por së shpejti do keni mundësinë të më shihni në pjesën e dytë’’, – ka theksuar bukuroshja Kolgeci. blerand rexhepi panoramaplus

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s