Rita Lati, ziliqare per format e Alberies

Ato jane mikesha te mira, ndaj dhe mund t’i lejojne njera-tjetres shakate e ngacmimet. Kengetarja Alberi Hadergjonaj dhe aktrorja Rita Lati kane shkembyer batuta te kendshme, ndersa kane qene te ftuara ne programin “Dita ime” ne “Vizion Plus”

Dy artistet ishin ftuar te diskutonin per linjat dhe veshjet e preferuara, duke rrefyer per shijet e tyre dhe se si e mbanin trupin ne forme. Ne nje moment, Rita me tipin e saj plot humor bente shaka duke iu lutur Zotit qe te shendoshte Alberien. Me pas kane vazhduar me biseda plot alegri, pasi te dyja shquhen per natyren plot humor. Nderkohe qe Alberia ka pohuar se ne te vertete ndihet vertet shume mire me linjat e saj dhe se nuk stresohet aspak kur ben shopping, pasi cdo veshje qe vendos te bleje i qendron fiks pas trupit.

Por, pervec veshjeve ne jeten e perditshme, ajo shfaqet se fundi gjithmone e me me shume klas ne klipet e saj. Ne klipin e ri “Music”, ajo u shfaq e sofistikuar me portret e trup perfekt ne stilin pop-dance. Per kete kenge kishte bashkepunuar me Stine, ndersa per klipin, me nje produksion nga Tirana.

Me kete titull kengetarja kerkoi te paraqiste qendrueshmerine e saj me industrine muzikore shqiptare, pasi ka vite qe ajo shfaqet ne ekran edhe me e rinuar, edhe pse tashme ka dy vajza te cilat i bejne konkurrence qofte nga pamja, por edhe ne muzike. Alberia vazhdon te gezoje nje forme fizike per t’u admiruar, duke dale kesaj here me ‘look’ te ri, qe reflekton femren moderne drejt kerkeses kryesore te saj, te beje muzike qe pelqehet nga masa. Gjithashtu ajo pohoi se “nuk me pelqen kur me konsiderojne te vjeter, nderkohe qe une jam vetem 36 vjece. PanoramaPlus

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s