Dy skenarët se si Fatos Nano mund të behët President

Edi Rama i cili ishte edhe “pengesa” më e madhe e Fatos Nanos drejt rrugës së Pallatit të Brigadave duket se i ka lënë rrugë të lirë ëndrrës së Fatos Nanos për President. Në një intervistë dhënë para dy ditësh për portalin express.mk lidhur me Fatos Nanon Rama është i përgjigjur: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë. Ndërsa Fatos Nano ka shpallur ambicien për të qenë një President mbi palët, pasi është distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste për arsyet që ka dhënë edhe publikisht. Rruga jonë është e qartë dhe e hapur drejt fitores së zgjedhjeve, pavarësisht tradhtisë së madhe të Ilir Metës ndaj popullit opozitar dhe pavarësisht distancimit të Fatos Nanos nga jeta politike e Partisë Socialiste”,- është shprehur ai.
Skenaret
Pas këtij gymsmëpohimi të Edi Ramës, tani skenaret e Fatos Nanos për t’u zgjedhur President janë vetëm dy. Rruga e parë nis nga një afrim me Partinë Socialiste duke u arritur paqja e shumë pritur mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës, me miratimin e heshtur të Edi Ramës, pesë herë ish-kryeministri mund të behet politikani numër Një në vend. Edhe dalja e fundit televizive e Fatos Nanos në një intervistë për “Top-Channel” tregon se mes Nanos dhe Ramës është arritur në pakt në heshtje. Dhe sipas disa deputetëve në Partinë Socialiste pakti i heshtur mes Nanos dhe Ramës është ky: Rama do i lërë rrugën e lirë Nanos për në Presidencë, dhe në këmbim ky i fundit nuk do të përzihet më në punët e brendshme të selisë rozë. Dhe në fakt prej kohësh si Fatos Nano, por edhe Edi Rama nuk e kanë sulmuar më njëri-tjetrin. Edhe kur janë pyetur mbi këtë ccështje të dy kanë dhënë përgjigje mjaft të moderuara. Dhe nëse PS-ja do ta propozonte Nanon si kandidatin e saj zyrtar për postin e Presidencës, ky i fundit nuk do ta ketë aspak problem të marrë vota nga kampi i djathtë.
Skenari numër 2
Skenari i dytë mund të jetë ai i hedhur dhe në webin “respublica.al” nga Eduart Zaloshnja. Analisti i njohur duke marrë shkas nga intervista e Ramës për portalin Express.mk, shkruan në “respublica.al” se “nuk është vështirë të dallosh në këtë prononcim të Ramës diferencën mes fjalëve “tradhëti e Ilir Metës” dhe “distancim i Fatos Nanos”. Për Nanon, Rama thekson edhe ambicien që ai ka për të qenë një President mbi palët. Duket se me këtë deklaratë, Rama ka lënë një dritare hapur për një përkrahje të heshtur të PS-së ndaj kandidaturës së Nanos, në qoftë se Presidenti nuk zgjidhet me konsensus në 3 raundet e para të votimit. Pas raundit të tretë, Nano mund të regjistrohet si kandidat për president, edhe pa patur përkrahjen zyrtare të grupit parlamentar socialist – atij i mjaftojnë 20 firma deputetësh për këtë. Në rast se në raundin e katërt e të pestë, asnjëri nga kandidatët nuk merr 71 vota, zhvillohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh”. Më tej Zaloshnja shkruan se “shumë votues socialistë mund të mos e honepsin një kandidaturë të Nanos për President. Dhe ata e kanë të gjithë të drejtën e Zotit që mos ta honepsin atë. Por Ramës mund t’i duhet të jetë më pragmatist se votuesit e tij. Në qoftë se Berisha këmbëngul si mushka që të bëjë President një kukull të tij me 71 vota, Fatos Nano mund të jetë antidoti më efikas për t’ia rrezikuar Berishës ato 71 vota. Në gjirin e mazhorancës PD-LSI-PDIU, ka deputetë që mund të kenë arsye të forta që t’ia japin votën Fatos Nanos…”.

Edi Rama për Fatos Nanon
Pyetjes së portalit express.mk lidhur me Fatos Nanon dhe Ilir Metën, Edi Rama është i përgjigjur: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë. Ndërsa Fatos Nano ka shpallur ambicien për të qenë një President mbi palët, pasi është distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste për arsyet që ka dhënë edhe publikisht. Rruga jonë është e qartë dhe e hapur drejt fitores së zgjedhjeve, pavarësisht tradhtisë së madhe të Ilir Metës ndaj popullit opozitar dhe pavarësisht distancimit të Fatos Nanos nga jeta politike e Partisë Socialiste”,- është shprehur ai.

Fatos Nano për Presidencën
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano në një intervistë dhënë para disa kohësh për “Top-Channel” deklaroi edhe njëherë dëshirën e tij për t’u zgjedhur President i Shqipërisë. Gjatë intervistës ish kryeministri u shpreh se po fokusonte përpjekjet e tij për konsolidimin e një klime të re bashkëpunimi mes dy palëve për të bërë të mundur bllokimin e krizave që kanë penguar integrimin e vendit. I pyetur se a do të kandidonte për postin e Presidentin Nano u përgjigj kështu “unë dhe oferta që ju e shprehet në mënyrën tuaj profesionale jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë inciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen evropiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq, dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Evropian, nisen të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërcin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë, për t’u futur në rrugën e anëtarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm, për të gjetur partnerët, në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkurruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s