Lajmi me i fundit nga vdekja e ikones se muzikës pop Whitney Houston ..


Los Angelos : (Bota Sot) Publicisti dhe biografi shkruajtësi i Whitney Houston-së, Kristen Foster, ka konfirmuar se këngëtaria vdiq sot në moshën 48 vjeç, edhe pse kjo vdekje tha ai është e paqartë se çfarë ka qenë shkaku i vdekjes. Ishte vdekje e natyrshme, ose “vetvrasje” ?!.

Kolegu ynë, nga New Yorku, Beqir Sina, njofton se në Los Angelos media po spekullon se kohet e fundit, thashethemet janë përhapur që Houston “nuk kishte para për të paguar do të qiranë dhe do të jetë të pastrehë në qoftë se nuk do të ishin miqtë e saj, pët t’a ndihmuar atë”.

Një raportet më i fundit në rrjetin social të revistës TMZ, theksohet se Houston u gjetë e vdekur në hotel Hilton Beverly, dhe një ekip i mbrojtjes kundra krimit, me automjetet laborator të plocisë, thuhet se është fotografuar jashtë hyrjes së hotelit në “momente më parë.”

Ndërkohë, që rrejti ndërkombëtar televizivë amerikan CNN, raporton se ajo është dashur sonte të marrë pjesë në një “garë” para-Grammys organizuar nga Clive Davis, në Beverlly Hills.

Një zëdhënës i policisë thotë se ajo është shpallur i vdekur në orën 3:55 pm me kohën e Los Angelosit (06:55 ET me kohën e New Yorkut) pavarësisht nga përpjekjet ringjalljen, dhe se truproja i saj gjeti trupin e saj të shtrirë për tokë, pa jetë(edhe pse raportet e mëhershme thanë se Ray-J, i cili kishte qenë takim, e gjeti atë të vdekur nuk ka burime të sigurta t’a konfirmojnë

Megjithatë lajmet vazhdojnë të thonë se ikona e muzikës pop, Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçe, këtë e ka bërë të ditur e autori i biografisë së saj Kristen Foster. Siç bëjnë të ditur lajmet e para të vdekjes së yllit të muzikës pop, z. Foster, nuk ka dhënë asnjë shkas që kan çuar deri në vdekje këngëtaren e njohur Whitney Houston. Në infomacion më tepër i kushtohet biografisë së saj ku flitet për një këngëtare të madhe , e cila është e përfshirë në skandale, seksi, droge, financiare dhe dashurie.

Të gjitha përpjekjet që bënë avokatët e Whitney Houston në mënyrë që diva të rikthehet në një jetë normale shkuanë dëm. Para disa ditësh doli lajmi se këngëtarja e famshme po jetonte me borxhe nga agjentët e saj sepse gjendja financiare është e mjerueshme dhe i duhen para për gjërat më elementare.

Sipas ‘Daily Mail’, 48-vjeçares nuk i kishte mbetur më asgjë nga pasuria e saj që përfshinte edhe një marrëveshje rekord prej 100 milionë dollarësh.“Nëse nuk do të kishte njerëz që e ndihmojnë, Whitney tashmë do të ishte e pastrehë”, thekson një burim për ‘Radaronline.com’.

“Para disa ditësh thuhet se ajo mori një borxh prej 100 dollarësh.Çka ishte për të ardhur keq ku kishte mbërritur këngëtarja”, shtonte i njëjti burim.

Megjithatë, Houston konsiderohet si nje prej kengetareve me te medha te te gjitha koherave, nderkohe qe ka arritur sukses te madh edhe ne kinematografi duke interpretuar ne filma si ‘The Bodyguard’ dhe ‘Waiting to Exhale’. Suksesi i saj lihej shpesh ne hije nga skandalet e saj me drogen dhe martesa e turbullt me kengetarin Bobby Brown.

Houston u zbulua si këngëtare në një klub nate në qytetin e New York-ut,, duke kënduar së bashku me nënën e saj Cissy Houston, në fillim të viteve 1980. Mjerisht, deri në fund të jetës së saj zëri i saj ishte bërë “i rrënuar” nga vitet e përdorimit të drogës, theksojnë komentet e atyre që e njohën këngëtaren.

Lajmi më i fundit i keq për të ishte kur u tha se Diva e këngës, 48-vjeçarja Whitney Houston është parë duke dalë nga klubi i natës “Tru Hollywood” me vajzën e saj Bobbi Kristina, në një gjendje mjaft të keqe.

Këngëtarja u pa kohët e fundit në një klub nate në Los Angelos me një veshje të hallakatur, duar të çjerra dhe këmbë të gjakosura, Whitney ka dalë duke i shokuar të gjithë admiruesit që e prisnin jashtë. Me një pamje të inatosur dhe temperament të flaktë askush nuk ka mundur t’i afrohet për ta ndihmuar, aq sa edhe vajzës së saj i ka bërtitur, cekën mediat.

Whitney Houston ka qenë një divë e vërtetë e muzikës, e vetmja që ka thyer rekord në industrinë e muzikës për marrëveshjen mbi albumin e saj të gjashtë, me 76 milionë euro.

Por, pavarësisht majave të karrierës së saj, ajo nuk ka mundur të shkëlqejë gjatë për shkak të demonëve të saj. Prej vitesh të tëra ajo ka pasur probleme me përdorimin e alkoolit dhe drogës. Me gjithë periudhën e rehabilitimit, duket se demonët e saj nuk e kanë braktisur plotësisht.

/BeqirSina/


Whitney Houston

1
2
3
4
5
A Beverly Hills Police Crime Lab vehicle is seen outside the Beverly Hilton Hotel where singer Whitney Houston was found dead in Beverly Hills

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s