Rinia gjermane nuk di asgjë për Holokaustin

Indira Valeeva

Më 27 janar në mbarë botën për herë të shtatë kremtohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Kjo datë përkujtimore u themelua në vitin 2005 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: pikërisht në këtë ditë në vitin 1945 trupat sovjetike çliruan të burgosurit e kampit nazist të përqendrimit Auschwitz në Poloni.
Në prag të Datës Përkujtimore revista gjermane Stern ka bërë një studim në lidhje me temën se çfarë dinë gjermanët bashkëkohorë për Holokaustin. Siç rezultoi nga ky studim, një ndër pesë banorë të Gjermanisë, të moshës nga 18 deri në 30 vjet, nuk e kanë idenë se çfarë është Auschwitz. Një ndër tre veta nuk e di se kampi i përqendrimit nazist ndodhet në territorin e Polonisë. Ndërkohë, në mesin e brezit të vjetër kanë dijeni mbi ekzistencën e Auschwitz-it 95% e të anketuarve. 43% e të intervistuarve nuk kanë qenë kurrë në përmendoret e ngritura pas Luftës së Dytë Botërore në vendet e ish kampeve naziste të përqendrimit.Megjithatë, rëndësinë dhe aktualitetin e problemit e perceptojnë mjaft qartë dhe me vetëdije të plotë shumica e të intervistuarve. Në qoftë se gjatë një studimi të ngjashëm, të zhvilluar në vitin 1994, gati 53% e banorëve të anketuar gjermanë mendonin se ka ardhur koha për ta mbyllur tashmë njëherë e mirë diskutimin e temës së Holokaustit, aktualisht një gjë të tillë e dëshirojnë vetëm 40%. Në të njëjtën kohë, vetëm një e treta e të intervistuarve mendon se gjermanët duhet të mbajnë një përgjegjësi të veçantë përpara popujve të tjerë për shkak të së kaluarës së tyre naziste.

Rezultatet e një studimi të ngjashëm i botoi kësaj jave edhe një gazetë tjetër gjermane – “Die Welt”. Sipas anketimit të zhvilluar nga ky botim, prirja për një antisemitizëm latent është vërejtur tek 20% e gjermanëve. 39.5% e të anketuarve besojnë se “shumë hebrenj përpiqen të nxjerrin përfitime për veten nga e kaluara naziste e Gjermanisë”.

Ndërkohë, autoritetet e Gjermanisë monitorojnë rreptësisht aktivitetet e neo-nazistëve. Kështu, këtë muaj qeveria gjermane morri vendimin për të krijuar një bazë të dhënash me informacionin e hollësishëm për pothuajse 10.000 nacionalistë ultra të dhjathtë. Qëllimi i kësaj mase është parandalimi i krimeve në baza përkatësie kombëtare dhe lehtësimi i hetimit të çështjeve tashmë ekzistuese penale. Për marrjen e një vendimi të tillë qeveria federale u bë e vetëdijshme pas vrasjes monstruoze të 9 emigrantëve nga anëtarët e një grupimi ekstremist.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s