Eranda Libohova: “Pak zhurmë për publicitet”

E veçantë me personalitetin e saj artistik, me një zë të admirueshëm, por e papërfillur nga shtypi dhe lajmet rozë, të cilat nuk e kanë përfillur këngëtaren, ndoshta sepse nuk përbën efektin që zakonisht këngëtaret kanë tek publiku.

Ndaj ajo vjen në Këngën Magjike në një duet me Aldon Lipen me një provokim në tekstin e këngës që ka ngjallur debate. Për ta kthyer këngëtaren në vëmendjen e publikut? Dhe qëllimit duket se po ia arrin.

 Sikur teksti i një kënge të arrinte të ndryshonte mentalitetin e një njeriu, domethënë timin në këtë rast, atëherë do të kishim gjetur formulën se si të ndryshonim mentalitetin e njerëzve

 “Materiali i këngës nuk ka vend për akuza. Unë besoj që është një zhurmë kot, e cila uroj të shkojë në favor të publicitetit”

Gjithmonë e freskët dhe energjike. Përherë e gatshme për të përqafuar çdo trend të kohës. Në muzikë kjo është vërtetuar ngaherë dhe kënga e saj e re, është thjesht tregues i kësaj vijimësie.

“Pa problem” kënga me të cilën këngëtarja e suksesshme Eranda Libohova konkurron në këtë edicion të Këngës Magjike ka bërë më shumë zhurmë se çdo tjetër.

Kjo jo vetëm për frymën që sjell, apo bashkëpunimin e saj me Aldon Lipen, por në tërësinë e vet “Pa Problem” është padyshim gjetja e këtij festivali.

Një këngë që bën thirrje të harrojmë çdo hall dhe shqetësim dhe “të detyron” ta kalosh çdo situatë me sportivitet. Kënga edhe pse ka pasur pakënaqësira nga komuniteti homoseksual për një frazë të tekstit (shkruar mjeshtërisht nga Pandi Laço)

ka fituar simpatinë e publikut dhe padyshim është një nga pretendentet kryesore të këtij festivali. E ndërsa flasim për këngën vetvetiu të lind kureshtja për të bërë paralelizma mes tekstit dhe vetë Erandës…

e për çdo kuriozitet tonin Eranda e ka një përgjigje… Jashtë kësaj interviste nuk ka ngelur edhe pjesëmarrja e artistes së madhe në spektaklin madhështor “Këngët e Shekullit”, të cilat këtë herë kanë në fokus hitet botërore!

 

Intervista

 

Eranda sërish në “Kënga Magjike”, çfarë është për ju ky festival?

Për mua ky është një festival magjik, (qesh).

Këtë vit nuk jeni e vetme në këngë, por në një duet interesant me Aldon Lipen. Si lindi ideja e këtij bashkëpunimi?

Ne jetojmë mes miqsh, pra jetojmë me njëri-tjetrin, kështu që natyrshëm lindi dhe ky bashkëpunim për ne.

Kënga është shoqëruar edhe me disa pakënaqësi nga komuniteti homoseksual në Shqipëri, mendoni se keni fyer njeri me këngën tuaj?

Unë këngët nuk i bëj për të fyer njerëzit, por i bëj për t’i kënaqur ata dhe pse jo për t’i sensibilizuar!

Besoni se këto akuza do të ndikojnë për keq për imazhin e këngës dhe juve vetë?

Materiali i këngës nuk ka vend për akuza. Unë besoj që është një zhurmë kot, e cila uroj të shkojë në favor të publicitetit.

“Pa problem” duket si një këngë qejfi që të mos e vrasësh mendjen për asnjë gjë, mendoni se të gjithë e kanë kuptuar kështu dhe njerëzit duhet ta marrin jetën më lehtë?

Një nga këngët më të bukura të Beatles-ve dhe të mbarë botës është “Let it be”. Ky është dhe komenti im!

Ju vetë si e merrni jetën?

Unë nuk e marr jetën, unë e jetoj atë!

Ka gjëra që ju krijojnë problem, apo çdo gjë e merrni pa problem? Jetën vetë e keni parë si teksti i këngës apo tashmë që keni realizuar këtë këngë keni ndryshuar edhe këndvështrimin e gjërave personalisht?

Sikur teksti i një kënge të arrinte të ndryshonte mentalitetin e një njeriu, domethënë timin në këtë rast, atëherë do të kishim gjetur formulën se si të ndryshonim mentalitetin e njerëzve, pra me një këngë do të arrinim botën tonë, parajsën e dëshiruar, e pamundur apo jo.. ?!

Pretendoni ndonjë çmim në Festival?

Patjetër!

Paralelisht po zhvillohet Festivali në RTSH. Ju vetë keni hequr dorë nga ky kompeticion dhe përse?

Jo, nuk kam deklaruar ndonjëherë që nuk do të marr pjesë në Festivalin e RTSH-së, por nuk ka qenë në objektivat e mia.

Ndërkaq keni qenë prezente në spektaklin “Këngët e shekullit”. Këtë herë me këngë të huaja. Si ndiheni në këtë format?

Ndihem shumë mirë! Është një format që më shkon shumë për shtat, është një sfidë e përjavshme!

Cila natë ju ka shijuar deri më tani dhe kë veçoni ju më tepër?

Le ta lëmë këtë pyetje për një intervistë tjetër, kur të kenë mbaruar këngët e Shekullit.

Motra juaj Irma, u vlerësua me çmimin Kult për albumin më të mirë. Kur vlerësohet dikush për punën e bërë e në këtë rast për një album, ju lind dëshira, motivoheni që edhe ju t’i servirni tregut muzikor një album?

Motra ime Irma ka qenë gjithmonë një nxitje dhe një motivim i mirë për mua, ajo nuk është vetëm motra ime, por dhe kolegia ime të cilën unë gjithmonë e kam vlerësuar!

Pas një vere të gjatë me koncerte sezoni i dimrit është më i qetë për ju apo vazhdon me të njëjtin intensitet?

Stinët ndryshojnë, veshjet ndryshojnë, intensiteti mbetet konstant!

Vetë stina e dimrit çfarë dome thënie ka për ju?

Dëshirë më e madhe për të ndenjur në ambiente të mbyllura të ngrohta mes familjarësh, miqsh dhe kolegësh!

I keni bërë pazaret e veshjeve për këtë sezon, apo nuk ka plan për këtë gjë, nëse shihni diçka të bukur dyqaneve e blini dhe kaq?

Dëshira për të blerë nuk mbaron kurrë! Edhe stina e dimrit ka veshjet e veta të bukura. Unë nuk është se kam plan, por më dalin para syve dhe nuk iu rezistoj dot, (qesh).

Çfarë është gjëja që ju ka tunduar së fundmi për ta blerë?

Bleva dy fustane të bukura dhe mendoj t’i vesh te Këngët e Shekullit.

Jeni njeri që bëni analiza për çdo vit që ikni, apo nuk ju pëlqejnë bilancet?

Analizën e bëj, por sigurisht jo me laps në dorë dhe jo në formën e një bilanci. Analiza është pjesë e punës që bëj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s