Frederik Ndoci: Kur nominohej në ‘Grammy Awards’

Drithëruesja ‘Malaguena Salerosa’ që këndoi aq befasues, mjeshtërisht kulmues, duke elektrizuar së fundi shpirtin e teleshikuesve tek ‘Këngët e Shekullit’, nuk mund dhe nuk duhej të mbetej thjesht dhe vetëm brenda Shqipërisë.Frederik Ndoci, i vetëdijshëm për dimensionet potenciale të zërit, falë përvojës së gjatë dhe talentit natyral, nuk ia ka lënë vetes mangut provën përtej caqeve të një vendi të vogël si Shqipëria, prej së cilës emigroi që në 1991.

Këngën ‘Malaguena Salerosa’ e ka regjistruar në SHBA në vitin 2007 dhe që atëkohë i ka bërë një udhëtim ndërkontinental duke u ngjitur deri në garimet më superiore të globit. “Fillimisht këndohet për pará, pastaj për famë, për territor, për personalitet. Nga një territor kombëtar, rajonal gjeografik, ambicia rritet për territore kontinentale, ndërkontinentale, e lindin të tjera premisa; marrja e çmimeve’, reflekton Frederik Ndoci për gazetën ‘Shekulli’ mbi shkallët e mundshme të suksesit të një artisti.

Por paksa dihet që këngëtari ynë, Frederik Ndoci, të cilin fatmirësisht sot e kemi jomungues në skenat tona, mbart plot 14 nominime Grammy (çmimi më i rëndësishëm muzikor në botë), të marra pikërisht në të 49-n Grammy Awards 2007, në të gjitha kategoritë, edhe si zëri më i mirë pop mashkullor me plot shtatë këngë. Vendi i 34-t deri në të 40-n mbahen nga Frederik Doci (jo Ndoci, por Doci), ndërkohë që vendin e 13-të, 14-të, 15-të e mbajnë përkatësisht të famshmit James Blunt, Andrea Bocelli dhe Michael Bolton. Një tjetër nominim edhe si kantautor me këngën ‘Corazon de Cristal’, por edhe me ‘Malaguena Salerosa’, për të cilën Mega Latin Radio do të shprehej: “Nuk e ka kënduar njeri si Frederik Ndoci”. E po në atë vit, Frederiku do të përfaqësonte Shqipërinë në një tjetër garë ndërkombëtare, në Eurosong 2007 me ‘Balada e gurit’.

Por ndërkohë i pajisur edhe me një sërë suksesesh të tjera ndërkombëtare, si hyrja në pesëshen finaliste të IMA (Independent Music Awards), ku cilësohet si ‘Celestal Voice’. Në CD Popera të Azisë në përmbledhjen e cd së dytë me zërat më të mirë në botë për vitin 2008 gjendet edhe Frederiku, i cili herë shfaqet me mbiemër Doci e herë Ndoci, me këngën ‘Corason De Cristal’. Portretin e tij artistik e gjen në faqet elektronike të kompanive amerikane të njohura në botë si Blu November, Amazon, CD Baby me të cilat ka edhe kontrata. “Përzierje eklektike të arias klasike, blues, këngëve napolitane, latine, pop dhe rrok, keltik, cigane etj. Si krijues, debutues në gjashtë gjuhë të ndryshme; anglisht, spanjisht, italisht, greqisht, frëngjisht dhe natyrisht, shqip. Modernitet, rapsodi shqiptare, pasion, romancë, sensualitet. Të elektrizon me zërin e Caruso-s, zemrën e Elvis Presley-t dhe shpirtin e një cigani”, shkruhet nëpër këto faqe. E bashkëpunimet e këngëve të tij mbartin emrat e producentëve, muzikantëve si George A. Gesner, Harold Stephan, Miklos Malek (i Anastacia, Jennifer Lopez, Celine Dion). E në albume, ndër këngët dominuese në Grammy; ‘Glass Heart’, ‘Caruso Medley’, ‘Return to me’, ‘All the Love in the World’, ‘Falling In Love Again’, ‘La Danza’, ‘Piano on a moon’, kompozime edhe të vetë Frederikut, gjendet edhe kënga ‘Zonja Shkodër’. Katër cd me këngë në gjuhë të ndryshme. Cd-ja e parë, “Di tutto di piu”, 1992; në 1993 cd e dytë “Sono Gitano”, e treta në 1994 “Canta Frederik”, në 1997, “Frederik Ndoci and friend”.

‘Për të vazhduar me prodhime të tjera muzikore më duhet të qëndroj minimalisht një vit në SHBA. Por tani kam vendosur të jetoj në atdhe’, thotë Frederik Ndoci.

Rikthimi në atdhe

Por megjithatë, kthehet sikurse ‘guri më i rëndë në vend të vet’. Për vetëm një javë në 1995-n. Dhe përfundimisht që nga viti 2007 mund të quhet i rikthyer në Shqipëri. Me një familje të re, shtëpi të re në qendër të kryeqytetit dhe rreth 10-15 koncerte në vit turne nëpër botë, e jo vetëm tek shqiptarët. “Jashtë je i lirë të marrësh famë, por ç’vlerë ka fama aty ku s’jevendas?! Edhe fakti që jemi shqiptarë nuk na bën të jemi të favorizuarfortpërçmime më të mëdha. Ndërsa këtu njerëzit të ndalin në rrugë, duke të falur një tjetërlloj kënaqësie, ngado që shkoj në trojet shqiptare; në Strugë, Kosovë, Mal të Zi. Edhe Shqipërisë i duhet elita, ka nevojë për të pasur këtu edhe një Frederik Ndoci. Zoti duhet të jetë i lumtur që më ka lindur në Shqipëri!”

Big Band ‘Gaspër Çurçia’

Frederik Ndoci, Nikolin Miraj dhe Leonard Topi përbëjnë treshen e muzikantëve që ka ideuar një big band muzikore, munguese deri më sot, e që ripërtërihet si e tillë pas afro dyzet vjetësh në Shqipëri. Katër trombone, pesë sakse, një bateri, një kitarë bas, piano. Për të luajtur jazz, blues, stilet kryesore të big bandave. Dedikuar koncerteve të salloneve, elitës së shoqërisë shqiptare, por edhe përtej saj. “Një muzikë jo uou!, nga ato goditëset në moment, por që qetë-qetë, gjurmët, shijen i lë pas, teksa kujton çdo detaj”. Pas një koncerti të parë për Krishtlindje me mbi dyqind vetë në sallën e Akdemisë së Arteve për Shën Valentin parashikohet të japin koncertin e dytë, të pasur edhe me mjaft këngë shqiptare.

Frederiku, edhe poet

Frederik Ndoci ka botuar një vit më parë 25 poezi në vëllimin ‘I lindur dhe plak i divorcuar’. Por në sirtar ka edhe 150 të tjera. “Një talent, zakon që nga fëmijëria”. Në festivalin e 50-të në RTSH, kënga ‘Oh, jeta ime!” ishte kompozim, por edhe tekst i vetë F.Ndocit.

Jetëshkrimi

Mosha: 50 vjeç, Vendlindja: Shkodër

Arsimi i lartë: Akademia e Arteve, dega aktrim, kompozicion.

Përvoja: 7 CD, 270 këngë të kënduara në shtatë gjuhë, më shumë se gjysma në shqip, në festivalet dhe spektaklet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri dhe ngado nëpër botë. Pjesëmarrje si aktor në gjashtë filma shqiptarë. Përfaqësues i Shqipërisë në Eurosong 2007. Katërmbëdhjetë nominime në Grammy Awards 2007 në të gjitha kategoritë. Në pesëshen finaliste të IMA etj. Edhe shkollë teologjike nëSan Diego, SHBA.

Shkodra.ws

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s