Meta puth gazetarin e TCH: Kam video për Edi Ramën

TIRANË – Deklaratë surprizë e kryetarit të LSI, Ilir Meta dy ditë pasi Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm. Në një prononcim për gazetarët, Meta ka kërkuar që drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli, t’i vërë në dispozicion vetëm dy minuta kohë në emission për të publikuar një video, e cila sipas tij, rrëzon “merakun” që kryesocialisti Rama ka për presionin ndaj drejtësisë.
“Ftoj Ramën që duke filluar nga sot në emisionin “Fiks Fare” të dalim para shqiptarëve dhe të ketë orë sa të dojë për të dhënë letra apo video për kapjen që mund t’i jetë bërë gjykatës nga Meta apo qeveria për vendimin. Unë e besoj që ai është i shqetësuar. Por me lejen e Filipit dua vetëm dy minuta kohë për të kuptuar se kush ndërhyn tek gjyqtarët. Se ka humbur bashkinë apo bankën, siç thonë shokët e tij, nuk është e vërtetë. Por, është e vërteta se ka probleme me drejtësinë”, tha Meta.
Ai është pyëtur nëse ka vetë një video që kompromenton kryesosialistin Rama.
“Unë nuk kam video, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm Spartak Braho ka diçka që do ishte pozitive për hir të transparencës. Braho ka ditë që kërkon zonjë Rama ta ndihmojë në këtë drejtim”, tha kreu i LSI.
Më pas ai ka puthuar gazetarin e tv Top Chanel Muhamet Veliu dhe ka pohuar se ka ngrënë drekë pak ditë më parë me drejtorin e emisionit “Fiks Fare”, Filil Çakuli.
Në emisionin “Fiks Fare” një vit më parë u shfaqe video e përgjimit Meta – Prifti, pas së cilës prokuroria e përgjithshme akuzoi Metën për korrupsion.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s