Martini në mediat lokale: Shaba po shkatërron Vllazninë

Edi Martini, ish-futbollisti i talentuar, kampion me ekipin e Vllaznisë dhe ish-trajneri i kësaj skuadre ka hedhur një lum akuzash në drejtim të administratorit të skuadrës shkodrane, Kujtim Shaba. Martini nuk ka ngurruar ta quajë Shabën si personi që po shkatërron skuadrën e Vllaznisë, duke e konsideruar administratorin si personin që ka larguar një sërë trajnerësh, duke përfshirë edhe Mirel Josën, por edhe vetë Martinin në kohën kur ai drejtonte skuadrën. “Mund të them se administratori Kujtim Shaba është ai që po e shkatërron ekipin e Vllaznisë në këto momente. Shaba është një nga personat që ka ndikuar direkt në largimin e trajnerëve duke përfshirë këtu edhe teknikun e fundit të kësaj skuadre Mirel Josa, por edhe mua personalisht. Mund të them se Shaba ka sulmuar Josën vetëm e vetëm se ia nuk i ka përfshirë Shabës djalin e tij në 18-shen e lojtarëve të ekipit të Vllaznisë. Nëse ekipi i Vllaznisë kërkon të shkojë larg ai duhet të mos dëgjojë në asnjë aspekt Kujtim Shabën. Për këtë duhet përshëndetur tekniku Vata që kërkon të mbajë sa më larg këtë person nga ekipi i tij. Vata ka kërkuar, dhe për mendimin tim ka bërë mirë, që Shaba të mos përzihet në punët e tij”, – është shprehur Martini në drejtim të administratorit, Shaba. Nga ana tjetër, Martini ka vlerësuar emërimin e Rudi Vatës në krye të skuadrës së Vllaznisë, duke e konsideruar atë si zgjedhjen e duhur nga drejtuesit shkodranë. “Mund të them se kam besimin e plotë tek aftësitë dhe tek grinta që ka Rudi në vetvete. Ai ka filluar të fusë një frymë të re pranë ekipit dhe shumë shpejt të gjithë do ta shohin këtë. Vata ishte zgjedhja e duhur për këtë skuadër. Ajo që mua më ka bërë përshtypje është mënyra sesi ai po e stimulon lojtarët e tij. Ai ka një karrierë të bujshme jashtë Shqipërisë dhe ato që ai ka marrë atje kërkon që t’i implementojë edhe tek Vllaznia. Duhet thënë se motivimi i lojtarëve është një gjë e madhe, pasi ata në fushën e lojës kanë filluar të tregojnë më shumë grinte, çka është e domosdoshme për çdo ekip. Vata e ka përjetuar vetë një gjë të tillë dhe kërkon që edhe pranë ekipit të tij të fusë këtë frymë, e cila të jeni të bindur që shumë shpejt ka për të sjellë rezultatet, që të gjithë i presin në Shkodër nga ekipi i futbollit. Gjithashtu edhe vetë Vata e ka përfshirë gjendjen e tij emocionale në paraqitjen e ekipit. Të gjithë e kemi parë se si ai i përjetonte të gjithë golat e shënuar nga ekipi i tij. Për mendimin tim nëse do të lihet të punojë i qetë, tekniku Vata do arrijë shumë suksese me këtë skuadër”, ka përfunduar ish-trajneri i Vllaznisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s