Jam bërë e suksesshme dhe e pasur në Turqi, por synoj Hollywood -in

Almeda Abazi, ish-missi që ka gjetur parajsën në Turqi
Është vendosur së bashku me të ëmën prej tri vitesh në Stamboll të Turqisë dhe atje po shijon suksesin e një personazhi shumë të famshëm në ekranet turke. Almeda Abazi, fituese e disa kurorave të bukurisë, nuk e pa të udhës që në Shqipëri të realizojë ëndrrën e saj që të bëhet e famshme. “Përfundimisht vendosëm të shpërnguleshim në Turqi, ku mamaja ime Albana drejtonte një biznes turistik të sajin atje. Ndërkohë, nga njohjet e mamit atje ishte përhapur lajmi që vajza e saj tashme ishte fituese e Miss Globit dhe menjëherë ofertat kishin filluar t’i vinin në tavolinë, por ajo që ne menduam ishte më kryesorja, fillimisht ishte gjetja e një menaxheri të aftë, gjë që ndodhi menjëherë dhe ndërkohë u krijua një ekip prej 5 vetash, që sot e kësaj dite punojnë natë e ditë me mua dhe ekipi drejtohet nga mamaja ime”, kështu thekson Almeda gjatë një interviste, të cilën e realizuam për “Panorama plus”.

Me çfarë merreni saktësisht në Turqi?

U bënë 3 vite që unë punoj nonstop këtu dhe ndërkohë ndjek Universitetin e Stambollit në degën e aktrimit. Deri tani kam hedhur firmën në 3 filma kinematografikë dhe 2 telenovela, pa përfshirë këtu reklamat televizive.

Keni thënë se Turqia ju ka dhënë më shumë mundësi për karrierë sesa Shqipëria. Na thuaj kush ju ka ndihmuar në këtë drejtim.

Në moshën 15-vjeçare, kur fitova “Miss Shqipëria”, në intervistën e parë që dhashë jam shprehur që Almeda nuk do të përmendet vetëm për bukurinë e saj nga sot e tutje. Ky nuk është synimi im, Almeda shumë shpejt do të përmendet për talentin e saj e aftësitë për t’i treguar botës se çfarë është në gjendje të bëjë një 15-vjeçare që di të bëjë karrierë dhe të studiojë, por gjithmonë në rrugë të drejtë, me nder e me krenari. Synimi im është Hollywood-i, u shpreha. Akoma vazhdoj të synoj dhe më besoni, nuk është e pamundur, por për momentin ndihem shumë mirë këtu dhe mbasi të jem pjekur në të gjitha drejtimet, atëherë edhe atje do të më shihni.

Aktroni edhe nëpër seriale turke, është fitimprurëse të jesh e famshme atje?

Aktorët në Turqi paguhen jashtëzakonisht mirë, shteti turk investon shumë në kinematografi dhe në televizion, më besoni janë 6 kanale kryesore më të ndjekurat këtu, që çdo ditë të javës transmetojnë të paktën 2 telenovela në natë.

Ke qenë imazh për ndonjë kompani?

Kam qenë imazh i disa firmave këtu si firmë tapetesh, syzesh, këpucësh dhe shampo flokësh. Emrat nuk po i përmend për efekt reklame (qesh).

Pasi u bë një kohë që jetoni në Turqi, ju ka rrëmbyer zemrën ndonjë djalosh turk?

Për sa i përket të dashurit,  kur unë të kem ndonjë të tillë do ju lajmëroj vetë. Unë jam po ajo Almedë që keni njohur para 3 vitesh, pa asnjë të re në këtë drejtim. Ka pasur pëlqime sigurisht si çdo vajzë në moshën time, por kanë ngelur thjesht pëlqime për së largu, nuk jam gati për një marrëdhënie, jam e fokusuar vetëm te shkolla dhe puna, ka kohë dhe për atë të tjerat, akoma 19 vjeçe jam, nuk më iku mosha.

Së fundi jeni bërë pjesë e spektaklit “Dancing with the stars”, çfarë do të thotë kjo për ju?

Së fundmi jam konkurrente në spektaklin “Dancing with the stars Turkey”. Ndihem mirë që jam në atë spektakël, pasi kërcimi ka qenë një nga ëndërrat e mia që në vogëli, por s’kam pasur mundësi ta praktikoj përveçse nëpër festa e gëzime. Surprizë e spektaklit ishte Adriana Lima, e cila ishte dhe pjesë e jurisë. Nga Adriana mora vlerësimin më të mirë që mund të prisja, e pëlqeu shumë kërcimin dhe energjinë time në skenë.

BLERAND REXHEPI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s