Algjeria nuk do ti dorëzojë anëtarët e familjes së Gaddafi

Bashkëshortja e Muammar Gaddafi – Safiya, e bija Aisha. Foto: EPA

Qeveria e Algjerisë nuk do t’ia dorëzojë anëtarët e familjes së Muammar Gaddafi, të cilët ndodhen në territorin e këtij vendi, autoriteteve të reja të Libisë, shkruan sot gazeta algjeriane “Le soir d’Algerie”. Botimi thekson se pas masakrimit barbar të Udhëheqësit të rrëzuar libian garantimi i sigurisë së anëtarëve të familjes së tij, të pranuar në vend për arsye humanitare, është çështje nderi për Algjerinë dhe se fati i tyre mund të zgjidhet vetëm në kuadër të OKB-së.

Bashkëshortja e Muammar Gaddafi – Safiya, e bija Aisha dhe djemtë e tij Hannibal e Muhammad u zhvendosën në Algjeri në fund të gushtit.

Gaddafi dhe të tjerë: nuk kanë lindur diktatorë

Bota e qytetëruar i gëzohet pa masë faktit të vdekjes së Muammar Gaddafi – një diktator më pak. Por ka mbetur megjithatë e shokuar, e tronditur nga rrethanat e vdekjes së tij. Ndoshta diktatori libian e ka meritur dënimin që morri, por larja e hesapeve në mënyrë kaq barbare me të nuk mund do të gjejë mbështetje e justifikim bile as nga ata që patën ndërmarrë “gjuetinë” e vet ndaj Gaddafi – amerikanët dhe aleatët e tyre në NATO.

Përsa i përket OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ato kërkuan hetimin e rrethanave të vdekjes së al-Gaddafi duke e quajtur videon e fundit shokuese.

Në të njëjtën kohë fundi i diktatorit, sundimi i të cilit në Libi zgjati plot 40 vjet, të shtyn për të bërë analogji. Mund të përmendim në këtë rast ekzekutimin e Saddam Hussenit me vendim gjykate, gjykimin e egjiptianit Hosni Mubarak, Presidentin e Tunizisë Ben Ali, i cili për fat të mirë i shpëtoi zemërimit të popullit. Pikërisht me rrëzimin e tij nga pushteti dhe arratinë jashtë shtetit në janar të këtij viti dhe filloi vala e revolucioneve në vendet arabe.

Çdo diktaturë, megjithatë, ka karakteristikat e veta, tiparet e saj të papërsëritshme, mendon eksperti i Institutit rus të Analizës dhe Vlerësimeve Strategjike Sergei Demidenko:

– Thjesht ekziston një imazh shabllon i përgjithshëm diktatori i modeluar prej mediave – i poshtër, frikacak, burracak, gjakatar, armik i betuar i lirive, demokracisë. Ndërsa ekziston edhe imazhi i sundimtarit të vërtetë të Lindjes së Mesme, i cili është shumë larg modelit shabllon të sipërpërmendur. Dhe, meqë ra fjala, vdekja e Muammar Gaddafi e demonstroi fare qartë këtë. Ai nuk ua mbathi këmbëve nga vendi, megjithëse iu dha mundësia mëse një herë për këtë. Ai luftoi deri në fund.

Sundimtari autoritar është shumë më organik për Lindjen e Mesme se sa demokracia e stilit perëndimor, mendon Presidenti i Institutit rus të Studimeve të Lindjes së Mesme Eugjeni Satanovskij:

– Lindja e Mesme jeton me fise, me mënyrën e vet orientale të jetesës. Dhe atje pushteti kalon nga diktatorët tek islami politik, tek nacionalistët, feudalët e mëdhenj apo liderët e urdhrave fetare. Por demokraci të tipit evropian atje nuk ka patur ndonjëherë dhe, me sa duket nga të gjitha, nuk do të ketë kurrë.

Perëndimit i vjen për mbarë ta vlerësojë situatën në Libi nën prizmin e paradigmës së zakonshme për veten: demokracia është e mirë, diktatura – e keqe. Meqenëse Gaddafi shtypi kryengritjen popullore kundër regjimit të tij, ai duhet bombarduar. Por një revoltë të ngjashme popullore, meqë ra fjala, shtypi në vendin e vet edhe monarku i Bahrainit. Por Hamad Al Khalifa, ndryshe nga Gaddafi, ishte për amerikanët “njeriu i vet”, aleat. Ndërsa njeriut tënd mund t’ia falësh të gjitha “paudhësitë”, “çapkënllëqet”.

Problemi kryesor tani është ky: nëse do ti shërbejë vallë prosperitetit të popullit libian eliminimi i Muammar Gaddafi? Përvoja e Irakut dëshmon fare qartë se propabiliteti i përgjigjes pozitive ndaj kësaj pyetje është jo i madh. Dhe nuk përjashtohet aspak mundësia e asaj, që revolucioni i ardhshëm të sjellë në pushtet sundimtarin autoritar të radhës në këtë vend.

Lavrov: vrasja e Gaddafi – shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Trupat e NATO-s dhe kryengritësit libianë kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare me vrasjen e Muammar Gaddafi. Për këtë deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në on air e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”. Duke iu përgjigjur pyetjes së parë që iu drejtua ai vuri në dukje, se Gaddafi u morr rob dhe sipas konventës ndërkombëtare ndalohet vrasja e robërve të luftës, kurse të plagosurve u duhet dhënë ndihmë.

Sipas fjalëve të Ministrit Lavrov, veprimet e NATO-s që çuan në vrasjen e Gaddafi kanë nevojë për vlerësim ligjor. Forcat e NATO-s, kujtoi ai, morrën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vetëm për krijimin e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libi me qëllim të mbrojtjes së popullsisë civile. Mandatin për përmbysjen e Gaddafi nuk ia dha askush NATO-s.

Gaddafi u vra pa paramendim, situata mbetet e paparashikueshme

Muammar Gaddafi do të varroset së shpejti në një vend të fshehtë, ndoshta diku në shkretëtirë. Deklarata zyrtare – vdiq nga plaga e marrë në kokë.

Ndërkohë, versioni i autoriteteve mbi vrasjen pa paramendim të Muammar Gaddafi nuk është pranuar nga Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Amnesty International”. Ajo bëri thirrje për zhvillimin e hetimit të pavarur të rrethanave të vdekjes së ish Udhëheqësit të Libisë. Me sa duket ajo ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar transparencën e interpretimit zyrtar të vdekjes. Pa gjykoni vetë: plagosja e Gaddafi në kokë dhe në këmbë gjatë sulmit për marrjen e qytetit Sirte, zënia e tij rob, përpjekja për ti shpëtuar jetën, vdekja e tij rrugës për në spitalin e qytetit Misurata.

Lindin shumë pyetje në adresë të Këshillit Kalimtar Kombëtar. Për më tepër se që në fund të muajit qershor për arrestimin e Gaddafi u lëshua urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Versioni banal – për dikë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që Gaddafi të mos e hapte kurrë gojën. Sepse në rast të zhvillimit të procesit të hapur gjyqësor ai do të mund të tregonte shumë e shumë edhe për ish bashkëluftëtarët e vet, të cilët aktualisht janë bërë udhëheqës të Këshillit Kalimtar Kombëtar. Mund të rrëfente mjaft gjëra edhe për disa partnerë perëndimorë, të cilët vetëm një vit më parë e patën mbështetur atë me dëshirë të madhe e në mënyrë aktive politikisht, me mjete financiare dhe armë.

Të premten autoritetet e reja të Libisë premtuan të shpallin brenda 48 orëve mbi çlirimin e plotë të vendit. Ndërsa kjo është edhe një dëshmi tjetër e asaj, se të zotërit e rinj të Tripolit dhe patronët e tyre në Perëndim po nxitojnë shumë për ta kthyer këtë faqe të historisë. Ndërkohë paraqitet mjaft simptomatike deklarata e Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez. Ai është mëse i bindur se Muammar Gaddafi do të hyjë në histori si martir. Ai mund të bëhet simbol i luftës me Perëndimin, meqenëse vdiq gjatë intervencionit të huaj në vend. Me këtë pikëpamje pajtohet plotësisht edhe një nga ekspertët orientalistë të Qendrës ruse të Studimeve Arabe Vladimir Sotnikov:

– Në një situatë të tillë vdekja e Gaddafi mund të shkaktojë një shpërthim të fuqishëm të prirjeve islamike. Sepse ai ishte megjithatë simbol i Libisë. Emri i tij do të ndriçojë si fener i njëfarë martiri. Dhe kjo mund të çojë, si përfundim, në ardhjen në pushtet të islamistëve. Ata do të përpiqen ta ngrenë si flamur emrin e Gaddafi për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve në Libi nëpër rrugën islamike.

Ekziston mendimi se batanijes mozaik të Libisë, të endur prej copëzash ngjyra-ngjyra nga fiset e ndryshme të saj, tashmë po i shpërthejnë tegelat. Rreziku kërcënues i fillimit të luftrave ndërfisnore është kaq serioz, saqë vetë Kryetari i Këshillit Kalimtar Kombëtar Mahmoud Xhibrili njoftoi mbi synimin e tij për të lënë postin aktual me qëllim të mospërfshirjes në lojën politike me përfundim të papërcaktuar. Në këto kushte është me rëndësi të madhe pozita e peshuar e komunitetit ndërkombëtar, mendon ekspertja e Institutit rus të Studimeve Orientale Elena Zviagelskaja:

– Tani komuniteti ndërkombëtar është fort i interesuar në stabilizimin e situatës në Libi. Qeveria e re e Libisë mund të shpresojë në mbështetjen ndërkombëtare. Por asaj i duhet të demonstrojë përgjegjësinë e vet, faktin se ajo e ka vërtet nën kontroll situatën në vend.

Para shpërthimit të luftës civile popullsia e Libisë në pjesën më të madhe të saj jetonte në bollëk. Kjo, po ashtu si dhe qytetet e mirëmbajtura, rrugët e pastra, garantimi i sigurisë dhe rendit publik, pas bombardimeve e goditjeve me artileri gjatë pastrimit të qiellit mbi Libi prej forcave të koalicionit perëndimor mbetën tashmë në të kaluarën. Dhe do të donim të shpresonim shumë se jo përgjithmonë.

Burimi i gjithe ketij materiali:RussiaNow

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s