Reforma,”Venecia” dhe OSBE/ODIHR në Tiranë

Një delegacion i Komisionit të Venecias dhe ekspert  të pavarur ligjor të Këshillit të Evropës, bashkë me akspertë nga zyra e OSBE/ODIHR do të jenë në Tiranë më 24 dhe 25 tetor për të diskutuar me autoritetet shqiptare dhe grupet e interesit për reformën zgjedhore.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një njoftimi në sajtin zyrtar të Komisioni të Venecias.

Në të thuhet se, pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti pas sfidave të hasura në lidhje me zgjedhjet e fundit për kreun e Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland  ka kërkuar më 24 gusht 2011 nga Komisioni i Venecias një opinion lidhur me ndryshimet që duhet të bëhen në lëgjislacionin zgjedhor në Shqipëri nën dritën e përvojës së marrë në zgjedhjet e fundit.

Delegacioni që do të mbërrijë nesër në Tiranë do të takohet me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Punëve të Jashtme, përfaqësues të partive politike, autoritete të tjera kombëtare dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri.

Delagacioni i Komisionit të Venecias përbëhet nga;

Z. Pieter Van DIJK – Anëtar, Holandë

Z. Oliver Kask – Anëtar, Estoni

Z. Konrad Olszewski – Ekspert, Poloni

Z. Thomas Markert – Drejtor, Sekretar i Komisionit të Venecias

Z. Pierre Garrone – Shef i Divizionit per zgjedhjet dhe referendumet, Sekretariati i Komisionit të Venecias

Ndërsa nga OSBE / ODIHR:

Z. Armin Rabitsch – Këshilltar i Lartë i Zgjedhjeve,

Z. Richard Lappin – Këshilltar i Zgjedhjeve,

Ms. Marianna Skopa – Ekspert Ligjor

Pas kësaj vizite, një mendim projekt (i përgatitur bashkërisht nga raportuesit e Komisionit të Venecias dhe ekspertët e OSBE / ODIHR) do të finalizohet dhe të dorëzohet në Komisionin e Venecias për miratimi të mundshëm në seancën plenare të dhjetorit 2011 në praninë edhe të Sekretarit të Përgjithshëm.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s