Greta në partinë e Salës

Greta në partinë e Salës

Ajo ka një maturi të veçantë dhe, duke iu referuar personalitetit që shfaq, shumë e kanë cilësuar si vajza e rritur para kohe. Tashmë me një karrierë të konsoliduar në muzikë, hyn në botën e politikës. Sapo i ka kapërcyer të 20-at dhe troket në një portë tjetër me ide të qarta në kokë, ndërsa emërohet në postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Por të gjitha pyetjeve se përse zgjidhet pikërisht Greta Koçi në këtë post, njohjen e saj me Sali Berishën dhe ambiciet që ka në politikë, ajo u përgjigjet në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”. Duke harruar për një moment bisedat e buta rreth muzikës, zbulojmë anën tjetër të Gretës, ndërsa përdor gjuhë të posaçme diplomatike për të zbuluar pasionin e saj të ri për politikën.

Lajmi që ke hyrë në politikë i befasoi të gjithë, ka qenë në planet e tua apo kjo ishte një ofertë që t’u bë papritur?

Sigurisht që ka qenë në planet e mia angazhimi në politikë. Angazhimet e mia reale përkrah kësaj force politike kanë startuar që në vitin 2009, në zgjedhjet parlamentare.

Por dihet që politika komentohet si terren i vështirë dhe me shumë bërryla, sidomos për femrat. Je e përgatitur për të gjitha këto?

Jam dakord që është një terren i vështirë, por absolutisht s’mund të jem dakord që ka bërryla, pasi nuk e kam konstatuar ende diçka të tillë. Unë e konceptoj politikën si demonstrim vlerash dhe kontributesh për të mirën e vendit.

Kur i ke shfaqur për herë të parë interesin tënd për politikën dhe çfarë do të thotë për ty t’i përkasësh së djathtës në politikë?

Interesin tim për politikën e kam shfaqur që në vitet e para të shkollës së mesme, atëherë kur edhe projektova të ardhmen time. Çdo i ri projekton të ardhmen e tij, po ashtu krijon edhe një koncept për politikën. Unë kam ndjekur në dinamike zhvillimin e vendit tim dhe, në këto rrethana, e gjej veten tek e djathta shqiptare, pasi e konsideroj një grupim politik te suksesshëm.

Po për politikën e së majtës që bëhet në Shqipëri a ke ndonjë ide, si do e komentoje nga këndvështrimi yt?

Më shqetëson konflikti… Unë politikën e konsideroj konkurrim projektesh dhe programesh për të mirën e vendit. Populli është ai që vendos nëse i beson programit të secilës force politike. Pala tjetër humbëse, që nuk është votuar nga populli, duhet të respektojë të gjitha detyrimet ligjore dhe të kryejë funksionin e saj si opozitë. Ky është mendimi im për të majtën shqiptare.

Je takuar personalisht me Kryeministrin Sali Berisha. Cilat ishin fjalët që të tha me marrjen e këtij posti?

Sigurisht që e kam takuar. Z. Berisha e vlerësoi kontributin tim të deritanishëm dhe shprehu bindjen se, duke qenë një ndër drejtueset kryesore të FRPD-së, do të ndikoj ndjeshëm në shtimin e radhëve të FRPD-së dhe bindjes për një fitore të radhës në zgjedhjet e 2013-s.

Çfarë komenti ke për femrat e politikës, cilën prej tyre veçon si më të mirën dhe a mund të përmendësh ndonjë emër që nuk hyn në preferencat e tua?

Të gjitha femrat në politikë për mua janë të shenjta, sigurisht që unë kam ndarë në mendjen time të veçantat dhe ato që s’janë në preferencat e mia, por mendoj që nuk është në etikën time të merrem me të mirë e të këqij. Çdo opinion vjen në momentin e duhur dhe në rrethana të caktuara. (Me shkurtime nga Panorama)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s