Daily Archives: October 23, 2011

Agi Bojaxhi: Halla ime, Nënë Tereza

“Punonte shumë, pa u shqetësuar për kotësira e gjëra të parëndësishme. Humbja e saj na ka lënë një boshllëk të madh. Që nga 6 shtatori 1997 kam humbur një pikë referimi shumë të rëndësishme”. Kështu shprehet Agi Bojaxhi, vajza e vëllait të Nënë Terezës. Si e njohu ajo hallën e saj dhe letra që shenjtorja u kishte dërguar familjarëve Continue reading

Pandi Laço: Hitet botërore nga artistët më të mirë shqiptarë

Prej javësh destinacioni i mjaft artistëve të njohur të skenës shqiptare ka qenë televizioni “Klan”. “Këngët e shekullit” i kanë thirrur sërish. Por këtë herë në një përvojë të re, atë që krijuesit e këtij formati kanë mbi 5 vjet që e kanë planifikuar, e të cilën do ta vënë në jetë sot në mbrëmje të pasuruar me detaje edhe më interesante. Continue reading

Një komentues për Fishtën

Alfred Çapaliku

Atë ditë të mbrame të vitit 1940 Fishtës i pushoi zemra. Por, çuditërisht nuk iu shua zëri. Ai vazhdoi t’i jehonte komentuesit të poezisë së tij Volaj, i cili jetoi gjatë, gjer në fund të shekullit të njëzetë, atëherë kur spikatën fishtologët e rinj. Continue reading

Reforma,”Venecia” dhe OSBE/ODIHR në Tiranë

Një delegacion i Komisionit të Venecias dhe ekspert  të pavarur ligjor të Këshillit të Evropës, bashkë me akspertë nga zyra e OSBE/ODIHR do të jenë në Tiranë më 24 dhe 25 tetor për të diskutuar me autoritetet shqiptare dhe grupet e interesit për reformën zgjedhore.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një njoftimi në sajtin zyrtar të Komisioni të Venecias. Continue reading

Greta në partinë e Salës

Greta në partinë e Salës

Ajo ka një maturi të veçantë dhe, duke iu referuar personalitetit që shfaq, shumë e kanë cilësuar si vajza e rritur para kohe. Tashmë me një karrierë të konsoliduar në muzikë, hyn në botën e politikës. Continue reading