BE: Bojkoti i Ramës lë Shqipërinë pa status

Rozeta Rapushi

Shqiperise nuk i jepet statusi i vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Per te dytin vit radhazi, Komisioni Evropian ne raportin e tij per progresin e vendeve qe aspirojne te jene pjese e BE-se, vlereson se situata politike, bojkoti i opozites, ngerci dhe mungesa e dialogut, nuk mundesojne qe vendit tone t’i jepet statusi i vendit kandidat. Madje, per Shqiperine, nuk ka as rekomandime shtese per te ardhmen, por kerkohet vetem permbushja me sukses i atyre te dhena nje vit me pare. “Skena e brendshme politike e Shqiperise, ka qene e dominuar nga vazhdimi i bllokimit politik dhe bojkoti i pjesshem i Parlamentit nga opozita, qe ka penguar punen e institucionit te Kuvendit. Ky bllokimi politik, daton ne zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2009. Rezultati i ketyre zgjedhjeve, te cilat jane konsideruar nga OSBE/ODIHR-i se permbushen standardet nderkombetare edhe pse paten te meta, u kundershtuan nga Partia Socialiste”,- theksohet ne raport. Nje nga nje, raporti rendit kriteret qe vendi yne nuk ka zbatuar ne harkun kohor te nje viti. “Ne teresi, funksionimi i duhur i Parlamentit, bazuar ne dialog konstruktiv dhe te qendrueshem politik mes te gjitha partive, qe eshte nje prioritet kyc i opinionit nuk eshte siguruar ende”,- thuhet qarte ne raport, cka e le vendin tone ende jashte Evropes. Pavaresisht kesaj, permendet fakti se ndonese me bojkotin e opozites, Kuvendi miratoi me shume se njeqind ligje. Por nga ana tjeter, kerkohet miratimi i listes se gjate te projektligjeve qe kerkojne shumicen e cilesuar te votave prej tri te pestave, ne Kuvend. Nje kerkese kjo e cila gjithashtu, eshte nje prioritet kyc i opinionit dhe ku nje konsensus mes mazhorances dhe opozites eshte i domosdoshem. “Nuk ka perparim ne permiresimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, qe eshte nje kerkese kyce e Komisionit Evropian. Qeveria nisi nje tryeze, por nuk u arrit nje marreveshje”,- thuhet ne raport. Sipas tij, zgjedhjet lokale te 8 majit, si rezultat i numerimit te votave te diskutueshme, fletevotimeve te hedhura ne kutine e gabuar dhe rezultatet e kontestuara ne Tirane, theksuan me tej polarizimin midis shumices qeverisese dhe opozites. E gjithe kjo shmangu vemendjen e politikes nga reformat, aq te nevojshme per rrugen drejt integrimit evropian. Ne dokumentin zyrtar, qe gazeta “Koha Jone” e boton te plote, theksohet se qeveria beri disa perpjekje per te ecur perpara ne axhenden e integrimit ne BE dhe ne vecanti, pergatiti nje plan veprimi per te adresuar rekomandimet e Opinionit 2010 te Komisionit. Nga ana tjeter, njefare progresi, ndonese ne raport theksohet si modest, vleresohet se eshte bere ne organizimin e punimeve te Parlamentit. Kjo perfshin nje numer te kufizuar te ndryshimeve te rregullave ne Parlament, ne nje permiresim nga praktikat e kaluara. “Megjithate, puna ne Kuvend u vazhdua te pengohet seriozisht, nga bllokimi politik mes shumices qeverisese dhe opozites. Mungesa e dialogut konstruktiv politik dhe retorika konfrontuese ne rritje, e nxitur edhe nga ngjarjet e 21 janarit dhe procesin e diskutueshem dhe rezultatin e zgjedhjeve bashkiake ne Tirane”,- permendet ne raport. Ne te theksohet gjithashtu, se per shkak te bllokimit politik, perparimi nga ana legjislative dhe funksioni i mbikeqyrjes se ekzekutivit, mbetet i pamjaftueshem.

“Reforma zgjedhore eshte bllokuar nga ngerci politik dhe mungesa e dialogut mes partive kryesore. Zgjedhjet u zhvilluan ne nje atmosfere tejet te polarizuar politikisht, gje qe ndikoi ne zhvillimin e pergjithshem te procesit”.

“Nuk ka perparim ne permiresimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, qe eshte nje kerkese kyce e Komisionit Evropian. Qeveria nisi nje tryeze, por nuk u arrit nje marreveshje”.

“Ngerci politik ka penguar arritjen e nje konsensusi per te bere te mundur zbatimin e reformave perkatese te Bashkimit Evropian. Bojkoti i pjesshem i opozites e ka penguar Kuvendin. Ne kete drejtim, dhenia fund e bojkotit te opozites dhe kthimi i tyre ne parlamentare, eshte nje hap pozitiv drejt normalizimin e dialogut politik”

Pika

Debatet per zgjedhjet e 8 majit, theksuan me tej polarizimin midis shumices dhe opozites, shmangen vemendjen nga reformat e nevojshme per ne BE.

Parlamenti ka bere progres modest ne organizimin e procedurave te tilla si levizja e kohes te lire per te folur ne fund te nje seance parlamentare.

Per shkak te bllokimit politik, progresi ne lidhje me shqyrtimin e projektligjeve dhe funksioni i mbikeqyrjes se ekzekutivit mbetet i pamjaftueshem.

Nuk eshte arritur marreveshja per reformen zgjedhore, nje prioritet kyc ky i Komisionit Evropian.

Nuk eshte siguruar ende ne teresi, funksionimi i duhur i Parlamentit ne baze te dialogut konstruktiv dhe te qendrueshem politik mes te gjitha paleve. Edhe ky prioritet kyc.

Nevojitet miratimi i projektligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te votave, e kerkuar ne prioritetet e KE-se.

Nuk ka perparim ne ndryshimin e kornizes legjislative per zgjedhjet ne perputhje me OSBE/ODIHR, i cili eshte nje prioritet kyc i opinionit.

Nuk eshte realizuar teresisht reforma ne administraten publike per shkak se kerkon shumice te cilesuar te votave, prioritet kyc i KE.

Nuk eshte realizuar e plote reforma ne gjyqesor. Miratimi por edhe zbatimi i strategjise dhe planit te veprimit eshte nje prioritet kyc.

Bojkoti i pjesshem i opozites ka penguar ecurine e punes ne Kuvend.

Progresi ne pergatitjet per harmonizimin e legjislacionit me ate te vendeve te BE-se ka qene i kufizuar, pjeserisht per shkak te zgjedhjeve lokale.

Menaxhimi i taksave te pushtetit vendor mbetet i dobet. Autoritetet e pushtetit vendor duhet te vazhdojne per te permiresuar mbledhjen e te ardhurave

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s