Rrënjët e protestave kundër Wall Street-it

Protestuesit kundër Wall Street janë shpërndarë nëpër rrugët e Uashingtonit dhe qyteteve të tjera. Marshuesit kanë nevojë për një mesazh të qartë dhe për një politikë të specifikuar. Mesazhi dhe zgjidhjet duhet të bëhen të qarta për këdo që i ka dhënë vëmendjen e duhur ekonomisë në rënie, që ende vazhdon të godasë klasën e mesme, ndërkohë që të pasurit e kanë marrë veten.
Problemi është se askush nuk ka pasur veshë për të dëgjuar në Uashington.
Në këtë pikë, protesta përçon mesazhin: çekuilibri i të ardhurave po e rrënon klasën e mesme, duke shtuar radhët e të varfërve dhe po rrezikon papunësinë. Deri në njëfarë mase, protestuesit, shumë prej të cilëve janë të rinj, po i japin zë një brezi me mundësi të humbura.
Rangu i të papunëve, të cilët janë diplomuar në kolegj nën moshën 25 vjeç arriti një mesatare prej 9.6% vitin që shkoi; mesatarja e atyre që kanë mbaruar shkollën e lartë është 21.6%.
Këto të dhëna nuk ndikojnë te ata që janë diplomuar dhe që janë të punësuar, por që paguhen pak dhe ku diploma jo gjithnjë është kriter bazë.
Protestat në fakt janë më shumë se një revoltë të rinjsh. Problemet e çdo protestuesi janë vetëm një ilustrim i mënyrave sesi funksionon ekonomia në Amerikë.
Ata kanë të drejtë kur thonë se sektori financiar, me rregullatorët dhe zyrtarët e zgjedhur me marrëveshje të fshehta, kanë krijuar inflacion dhe kanë përfituar nga depozitat bankare, që kanë kushtuar miliona vende pune, të ardhura dhe kursime në vend.
Amerikanët tashmë e kanë humbur besimin te marrja e vetes.
Zyrtarët e votuar ishin të etur për para nga Wall Street gjatë fushatës, një kombinim helmues ky që u ripohua nga pushteti politik dhe ekonomik i bankave, ndërkohë që amerikanët e thjeshtë vuajnë.
Pabarazia ekstreme është shenja dalluese e një ekonomie që ka pushuar së funksionuari, e dominuar prej sektorit financiar, që është nxitur prej spekulimit, ndihmës financiare qeveritare, si dhe nga investimet e frytshme.
Kur protestuesit thonë se përfaqësojnë 99% të amerikanëve, ata i referohen përqendrimit të të ardhurave të tanishme, në mënyrë thellësisht të pabarabartë në shoqëri.
Në këto vitet e fundit, fitimi i përbashkët arriti nivelin më të lartë që nga viti 1950.
Fitimet nga të ardhurat nuk do të ishin aq shqetësuese sa janë tashmë për klasën e mesme dhe të varfër.
Rënia ekonomike dhe pasojat e saj e kanë përshpejtuar tatëpjetën.
Studimet tregojnë se një pabarazi e tillë ekstreme ka lidhje me një mori të këqijash, duke përfshirë këtu nivelet e ulëta të edukimit, të shëndetit të më të varfërve dhe më pak investime publike. Ajo anon nga pushteti politik, sepse politika pasqyron këndvështrimet e amerikanëve me më shumë të ardhura kundrejt atyre me më pak të ardhura.
S’është e çuditshme atëherë që Wall Street është shndërruar në një magnet për gjithë këtë pakënaqësi.
Ka shumë synime politike që i drejtohen ankesave të protestuesve – duke përfshirë taksën financiare të shitblerjes, më shumë përkrahje legale për të drejtat e punonjësve dhe më shumë vënie taksash.
Vendit i nevojitet një ndryshim në politikën publike lidhur me punësimet dhe zhvillimin e një strategjie afatgjatë për të rritur prodhimin e brendshëm.
Nuk është puna e protestuesve, që të hartojnë apo të rishikojnë legjislacionin. Kjo është puna e liderëve të vendit dhe nëse ata po merren seriozisht me këtë gjë, atëherë do u nevojiten pjesëmarrësit nëpër marshime.
Përktheu: Rudina Dahri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s