Libri i Bombajt, një histori përdhunimesh, orgjish e perversitetesh me protagonist Stresin

Libri i Bombajt shokon  me skenat e dhunës dhe seksit në grup. Si të mos bëhesh një adoleshente si Ambla (15-vjeçarja e ngjarjes së Leonardit dhe Stresit). Kur realiteti ka shumë për të rrëfyer, imagjinata mezi sa gjen një qoshe për të bërë pak vend, që më pas vepra të mos quhet biografi, por letërsi. Pikërisht në këto raporte do ta gjeni të vërtetën dhe fiction në librin e Leonard Bombajt, “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të zbathur”, një modifikim i lutjes kristiane “Në emër të atit, birit dhe shpirtit të shenjtë” ose më saktë e kundërta e saj.

Ju prindër që po rrisni fëmijë dhe që i keni në prag të adoleshencës, bëhuni gati të provoni makthin teksa merrni ndër duar këtë libër, sepse me siguri pasi ta lexoni atë, këndvështrimi juaj për jetën e adoleshentëve nuk do të jetë më ai i pari.

Tashmë të gjithë dimë gjithçka (ose mbase jo gjithçka) rreth historisë së Leonard Bombajt, krijues i një shkolle private arti për fëmijë dhe regjisor i njohur. Regjisori, ish-nxënësja e tij 15-vjeçare dhe këngëtari i hip-hopit, Stresi, që të këta gjithë të ngërthyer në një histori të kohëve moderne, ku gjen pak (apo shumë) nga të gjitha: pengmarrje, shantazh, abuzim, mashtrim, përdhunim etj. E nëse ne nuk dimë se si do përfundojë historia e vërtetë, sepse fundi i historisë u mbetet organeve të Drejtësisë që ta shkruajnë, Leonardi variantin e përfundimit të saj tashmë e ka shkruar të zezë mbi të bardhë. Ai thotë se libri është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, por duke e quajtur roman, vështirë se dallon kufirin se deri ku duhet të tronditesh për ngjarjen si reale, e deri ku të emocionohesh e komplimentosh autorin për imagjinatën. Por, në të dyja rastet, një gjë është e sigurt,  emocionet  hyjnë në lojë gjithsesi.

Ambla, 15-vjeçarja e derës përballë!?

Nëse do ta pranonim historinë e 15-vjeçares (e cila në libër quhet Ambla), si një nga historitë e shumta të bashkëmoshatareve të saj në Shqipëri, atëherë duhet të fillojmë të vëmë kujën në mënyrë kolektive. 15 vjeç është mosha kur nuk ka qenë fort e largët dita, kur një vajzë ka luajtur me kukulla dhe me peta, poshtë pallatit të saj. Por është edhe mosha kur kurioziteti dhe dëshira për t’u treguar të gjithëve se unë jam këtu, sepse jam e rritur, të çon në çmenduri, nganjëherë me kosto shumë të madhe, jo vetëm për adoleshenten, por dhe për të gjithë ata që e rrethojnë. Dilema që të vjen natyrshëm, është: Ambla, që me jetën e saj të shthurur ka prekur fundin, është produkt i një familjeje problematike (siç e përshkruan autori) apo modeli i vajzës që fama i ka rënë në kokë dhe rend drejt një jete perverse siç, sipas saj duhet të bëjnë VIP-at?! Çfarë duhet të mësojë një prind teksa lexon librin e Bombajt, mbasi ka shuar kuriozitetin mbi detaje të historisë së tij personale? Që fëmijën duhet ta mbajë larg famës, larg profesorit apo larg problemeve personale të prindërve? Po, nëse i realizojmë të gjitha këto, i jemi shmangur rrezikut se nuk do të rrisim një monstër, por një individ të shëndetshëm apo ka ende rrugë të tjera, të cilat autori nuk i ka cekur në libër? Përgjigjet mund t’i gjeni vetë, pasi të keni lexuar rrëfimin e Bombajt dhe reflektuar mbi të.

ODISEX, personazhi i Stresit, një përbindësh me mikrofon

Në libër, ai përshkruhet si njeri që mbijetesën e tij e siguron nëpërmjet krimit më shumë, se prej muzikës. Ai në libër shfaqet si njeriu që poshtëron këdo, bën gjithçka të çmendur që ai të ndihet mirë, por vetëm ai ama. Në rrugëtimin e tij drejt pengmarrjes, kërcënimeve për jetën e perversiteteve, ai nuk është vetëm. Ka gjithnjë të tjerë që i rrinë pranë dhe që, sipas rrëfimit të Bombajt, janë edhe njerëz të veshur me pushtet politik e policor.

Në jetën reale, Stresi na ka rrëfyer se në këtë histori është përfshirë vetëm sepse një mike e tij (ose fanse) i ka kërkuar përkrahje, pasi profesori abuzonte me të, si dhe ka mohuar çdo akuzë të Bombajt për pengmarrje apo shantazhe. Në libër, Odisex (Stresi) është jo vetëm një eksponent i rrezikshëm i krimit dhe i përfshirë seriozisht në prostitucion, por ai është një nga njerëzit që po shkatërron seriozisht jetën e vetë Amblës, duke e orientuar drejt disa shtigjeve të rrezikshme. E megjithatë, sipas autorit, ai nuk është më i keq se krimi që ka bërë.

Diarti (Bombaj), njeriu që ia shkatërrojnë jetën, por që fal?!!!!

Nuk e dimë se çfarë do bëjë në realitet Bombaj, por në libër Diart e fal vajzën, por ama e çon me imagjinatën e tij pas hekurave të burgut më parë, me shpresën se vetëm aty mund të “vërë mend”. Sipas autorit, të gjithë janë fajtorë në këtë histori, por ajo është fajtorja me moshë më të vogël, prandaj dhe duhet falur. “Unë fal njerëzit dhe jo krimin dhe, nëse është hera e fundit që më shohin, le të mbajnë mend portretin e njeriut që fal”,  thotë Bombaj në librin e tij. Por, kur dikush ta shkatërron jetën, karrierën, imazhin, të cilat edhe nëse do të rikuperohen një ditë, vështirë të zhduken gjurmët, a nuk duket paksa si shumë utopike të mendosh për faljen që tani (më vonë mbase po), ndërkohë që për këtë ngjarje drejtësia ende nuk ka vendosur se kush është fajtor e kush viktimë dhe, për pasojë, nuk dihet se kush ka luksin të falë kë.

Pjesë nga libri

Atë pasdite, në një mikrofon studioje, Ambla regjistron një këngë porno. Ndryshe nga porosia e të atit, që të përcillej në shtëpi gjithmonë e shoqëruar nga stafi i Art Planet, Ambla shkëputet 500 metra para shtëpisë, devijon dhe zhduket mes pallateve, drejt studios së “ODISEX”.

Në Planet Art, një specialsit i njohur u flet adoleshentëve rreth drogës dhe SIDA-s. Adoleshentët inkurajohen dhe bëjnë pyetje rreth moshës. Ambla pyet: A merret SIDA nga goja?

…………………………………………………………………..

Makina e Diartit futet në parkingun e nëndheshëm të qendrës tregtare. Sapo fik makinën, Ambla e ndalon:
– Presor! Kam nevojë për një puthje. Dua të puthem.
Diarti nënqeshi dhe reagoi në sekondë.
– Me cilin?
– Me ty!
– Këtu? Ai pa zbrazëtinë e parkingut përreth.
– Presor, unë nuk do të kthehem më në Planet Art dhe dua të bëj dashuri me ty para se të ndahemi. Një herë!
– Tani? Në parking?
– Pse jo? – tha Ambla
– Dashuri vetëm një herë. Nuk e imagjinon sa do të të kënaq.
– Presor, pse nuk ke moshën time? Unë do të isha  martuar me ty.

    Fraza pikante të Amblës

– Jam adoleshentja number one në Shqipëri,në art dhe oh, sigurisht në seks!

– Burri i botës më zgjodhi mua, se jam 14 vjeç, o popull. Mish i freskët!

– Në darkë i futëm një vizë dhe ec lale, treshe braziliane!

Pjesë nga Ditari i Amblës

Ditari im! Qëkur pashë filmin Melissa P, siçilianen moshatare që kishte bo nomin në seks, lexova ditarin e saj dhe me të thënë të drejtën, më pëlqeu, se motra ia kishte lujt fenë në seks. Edhe unë nuk jam mbrapa, Made in Albania. Melissa  ka shit 1 milion kopje, ka bo gjithë ato lekë. Kjo gjo nuk më pëlqen. Unë po mbaj ditar, jo për me e shit. Por me kujtu gjonat më të çmendme që kaloj. Dhe kryesorja:

E DI QË DO VDES E RE. PRANDAJ BËJ SEKS TË PAPAMË SA TË JEM GJALLË.

13 gusht 2008

Tamam! Prandaj më pëlqejnë çunat e egër, të fortë. E lexova në internet. Të gjitha gocat kërkojnë tek meshkujt modelin e babait. Gocë e Tomit, dashnore të fortësh, Ec atyy!…

One response to “Libri i Bombajt, një histori përdhunimesh, orgjish e perversitetesh me protagonist Stresin

  1. Pingback: AlbDreams.Net » Blog Archive » Kukës, arrestohet i kërkuari nga SHBA-të

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s