Aida Shtino: Pse u largova nga ‘Klan’

“TVSH ka një shtrirje më të gjerë se çdo televizion tjetër dhe për ne ka shumë rëndësi që publiku të na ndjekë kudo”

Ia nis nga e para sërish, ndërsa përgatitet për një shfaqje të re në ekran, por në frekuenca të tjera. Nga Tv Klan në TVSH, Aida Shtino rrëfen përjetimet e një ndryshimi të ri në karrierën e saj me “Njerëz të Humbur” në këtë fillim sezoni televiziv. Gazetarja e profilit investigativ tregon arsyen e largimit nga TV Klan dhe të rejat e ritualit të saj televiziv në kërkim të njerëzve të larguar pa adresë.

Merr vendimin të ndryshosh ekran, cila ishte arsyeja e këtij ndryshimi, pse nuk e rinovove kontratën më Tv Klan?

Menduam se TVSH është një televizion publik dhe ndiqet edhe në zonat më të thella të Shqipërisë. Dhe kjo ishte arsyeja e ndryshimit, pasi për ne ka shumë rëndësi publiku që na ndjek kudo qoftë ai, si brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

Çfarë mund të na zbulosh për fillimin e sezonit të ri, kur transmetohet emisioni i parë në TVSH, kohëzgjatja e kontratës së re sa është dhe a ka ndryshime në formatin që jemi mësuar të shohim tashmë?

Sezonin i ri në TVSH e kemi konceptuar komplet ndryshe. “Njerëz të Humbur” do të vijë tek publiku këtë vit me një frymë ndryshe, duke filluar që nga studio, e cila do të jetë komplet e re. TVSH ka vënë në dispozicion të emisionit tim një studio të re, e cila është duke u dizajnuar nga skenografi i pandashëm tashmë i emisionit tonë, Joni Kraja. Do të ketë shumë surpriza këtë sezon, pasi kemi menduar të sjellim rubrika të reja, në të cilat kemi besim se do të përfshihet publiku i çfarëdolloj moshe. Por më mirë këtë të mos e zbulojmë e le të presim derisa “Njerëz të Humbur” të jetë në transmetim.

Mendon se do arrish të kesh audiencë në Televizionin Publik Shqiptar ashtu si në televizionet e mëparshme?

Sigurisht që po, pasi TVSH ka një shtrirje më të gjerë se çdo televizion tjetër, pastaj në fakt ne do mundohemi që gjithçka ta bëjmë me shpirt, ashtu siç kemi vepruar çdo vit, të tjerat pastaj vijnë vetë. Unë i besoj të vërtetës që, nëse vë shpirtin tënd në çdo gjë, sigurisht që suksesi është i garantuar.

Do të bësh ndryshime në look në këtë sezon të ri, si do të shfaqesh?

Jo s’e di, ende s’e kam menduar. Por gjithsesi do konsultohem me personat që merren me look-un tim edhe do mundohem të bëj më të mirën.

Je një nga gazetaret që nuk ke pasur shumë konkurrentë në këtë lloj formati. Do ta kishe dëshiruar konkurrencën e fortë?

Në fakt, unë kam pasur konkurrencë, dhe vetë koha ka ditur të nxjerrë në pah çdo gjë, vlera e antivlera. Por për mua kryesorja është të vazhdoj misionin tim pa parë anash e pa u shpërqendruar gjatë rrugës, pasi qëllimi është i rëndësishëm për mua, të tjerat shkojnë e vijnë. Gjithsesi, falënderoj Zotin që më ka dhënë forcë të përballoj çdo vështirësi e pengesë që kam hasur, sepse çdo konkurrencë më ka bërë më të fortë e më të duruar.

Pas kaq vitesh në ekran ke ndryshuar disa televizione, që nga Telenorba e deri tani në TVSH. Je lodhur nga puna në televizion?

Çdo gjë në këtë jetë është eksperiencë, kështu ka qenë edhe për mua. Çdo lëvizje në ekran do ta komentoja si eksperiencë më vete. Asnjëherë nuk jam ndier e dobët, pasi nga natyra unë jam tip luftarak, luftoj për të arritur qëllimet e mia, por lufta ime konsiston vetëm me punë, punë sistematike edhe në grup së bashku me stafin tim.

Ke ndier ndonjë moment dobësie duke menduar të heqësh dorë?

Ka pasur momente kur unë mund të jem ndier e zhgënjyer nga njerëz që i kam pasur shumë pranë e kam besuar tek ata, por edhe këto janë pjesë e jetës.

Viti 2010 u cilësua nga shtypi si një vit delikat për jetën tënde personale e familjare. Si vazhdon jeta jote tashmë?

Jeta ime vazhdon të jetë e thjeshtë, pa bujë edhe më shumë punë për të përballuar çdo situatë.

Tanimë që zhurma e divorcit është shuar, si e bën jetën? Si e menaxhon kohën si një femër e lirë?

Unë punoj shumë edhe kohën time të lirë mundohem t’ia kushtoj djalit tim, i cili ka shumë nevojë për mua në çdo drejtim.

Si është marrëdhënia me djalin tashmë që është rritur, ka filluar nga vërejtjet apo këshillat? Për çfarë flisni të dy?

Çdo ditë që e shoh tek rritet, ndihem se tashmë duhet të sillem me të si me një shok, por gjithmonë duke i treguar se unë jam prindi i tij edhe përgjigjem për çdo veprim të tijin. Shpeshherë i marr mendim për t’i treguar se vërtet mendimi i tij është shumë i rëndësishëm për mua. Zakonisht ne flasim për çdo gjë, si ka kaluar dita e të dyve e çfarë problemesh kemi. Ai zakonisht me pyet për gjithçka edhe kjo me bën të ndihem mirë, pasi e kuptoj se për të ka shumë rëndësi përgjigjja ime.

Në një intervistë të mëparshme, na pohove që të janë bërë oferta për të hyrë në politikë. I ke shfaqur diku bindjet e tua politike, cilat janë ato dhe cili do ishte pozicioni i duhur për ty në politikë?

Nëse do të hyj në politikë, besoj se do ta merrni vesh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s