Daily Archives: October 3, 2011

Shqipëria, Luftë çlirimtare, apo luftë civile?

Trauma kombëtare

Pa u ngritur akoma dollitë e festës, u shtruan gjellët e funeralit! Pas 29 nëntorit, të vitit 1944, Shqipëria festonte triumfin e luftës, por një pjesë e kombit, ishte në zi. Zyrtarët e lartë, nxituan të veshin kostumin e fituesit, por njerëzit e thjeshtë, akoma nuk ishin bindur nëse gjatë kësaj lufte, shqiptarët kishin mundur okupatorin, apo kishin vrarë njëri tjetrin. Continue reading

Adriatik Alimadhi: Komunistët luftë vëllavrasëse, balli ishte nacionalist

Zoti Alimadhi, a ka pasur luftë civile, në Shqipëri gjatë viteve 1939-1944? Jo. Këtu nuk ka pasur luftë civile, por ka pasur luftë vëllavrasëse. Sepse, krimineli i këtij kombi dhe identifikimi i barbarisë, që quhet, Enver Hoxha, ka bërë aq shumë krime, saqë kur të hapen arkivat e Ballit Kombëtar, njerëzit do të shohin aty, përmasat e kasaphanës. Komunistët e kanë goditur mizorisht, Ballin Kombëtar, duke shënuar kështu, rekordet e kriminalitetit, që nuk mund t’i arrijnë dot, as përbindëshat. Continue reading

Zija Çela: Ju rrëfej bashkëjetesën midis të gjallëve dhe të vdekurve në “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”

Shkrimtari i mirënjohur Zija Çela rikthehet për lexuesin me një libër të ri. Pas suksesit të “Goja e botës” shkrimtari dje promovoi “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”. Një libër që  rrugëton nëpër lagjet, parqet, baret e hotelet e Tiranës mes një morie personazhesh alegorikë e situatave ireale. Në intervistën dhënë për gazetën “SOT” autori i njohur Zija Çela pohon se në qendër të romanit “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” është bashkëjetesa midis të gjallëve dhe të vdekurve. Për shkrimtarin, struktura e romanit është një labirint i lëvizshëm, të cilin gjithkush mund ta eksplorojë në bazë të përvojave vetjake. Continue reading