Miku i Arjan Selimit: Pati një konflikt tri ditë para vrasjes

Disa dëshmi të mbledhura ditët e fundit nga Policia ndryshojnë rrjedhën e hetimeve për vrasjen e Arjan Selimit drejt një konflikti rastësor. Burime të Policisë kanë thënë se janë pyetur dy dëshmitarë të cilët, gjatë përshkrimeve që kanë dhënë mbi ngjarjen, kanë pohuar se mes Arjan Selimit dhe autorëve të vrasjes ka pasur një debat me tone të larta dhe sharje, para se të qëllohej për vdekje. Burime nga grupi hetimor thanë se kanë qenë të paktë personat që kanë pranuar të flasin në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit, mbrëmjen e së hënës tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Dhjetëra persona, pavarësisht se ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, kanë deklaruar se nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar asgjë. Por policia ka arritur të gjejë dy dëshmitarë, një prej të cilëve është një vajzë 12 vjeçe, e cila është shtyrë nga autorët në momentin e ngjarjes, të cilët kanë dëgjuar një debat mes Selimit dhe autorëve. Dëshmia e një djali të ri, i cili ndodhej shumë pranë skenës së krimit, ka hedhur dritë edhe mbi plagosjen e 20-vjeçarit Klevis Kola, i cili u qëllua me plumb në vendin ku u va Arjan Selimi. Sipas dëshmitarit, në momentin kur autorët kanë qëlluar Arjan Selimin, Klevis Kola ka qenë fare pranë tij dhe ka bërtitur duke thënë, “… e vranë…”. Për këtë arsye të dyshuarit, pasi kanë parë që Selimi është shtrirë në tokë, i kanë drejtuar armën Kolës duke qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë edhe atë, më pas janë larguar. Nisur nga këto deklarime, pista tjetër e grupit hetimor është edhe ajo e një vrasje të ndodhur nën ndikimin e një sherri të momentit, që mund të ketë qenë vijim i mosmarrëveshjeve të mëparshme.
DESHMIA E SHOKUT
Një mik i ngushtë i Arjan Selimi, me të cilin ai shoqërohej kohët e fundit, ka dëshmuar në Polici në lidhje me një konflikt që Selimi ka pasur vetëm tri ditë para se të vritej. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se në bazë të deklarimeve të shokut, rezulton që Selimi të ketë pasur një konflikt me 3 djem nga Veriu. Madje, konflikti ka ndodhur pranë Prokurorisë së Tiranës. Në lidhje me këtë sherr, Selimi ka folur me shokun e tij, por pa i dhënë shumë detaje. Sipas burimeve nga hetimi, miku i 27-vjeçarit të vrarë me pesë plumba, ka mundur të sqarojë vetëm që sherri kishte ndodhur të premten e javës që kaloi. Pasi kanë hetuar për të gjetur çoftë edhe një konflikt të vetëm që Arjan Selimi mund të ketë pasur gjatë qëndrimit në qeli apo pas daljes nga burgu, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë verifikuar edhe pasuritë e tij, për të gjetur ndonjë motiv për vrasjen. Burimet sqaruan se nga hetimet ka rezultuar që Selimi nuk kishte shumë pasuri në emër të tij, që mund të ishin kthyer në burim konfliktesh. Sipas Policisë, ai së fundmi jetonte në një apartament me qira bashkë me partneren e tij Inis Gjoni, apartament që ndodhet pikërisht në pallatin para të cilit u ekzekutua me 5 plumba 37-vjeçari. Ndërsa e vetmja pasuri e dokumentuar e tij është një apartament te “Komuna e Parisit”, të cilin ai e kishte mobiluar së fundmi dhe pritej transferimi për të jetuar aty gjatë kësaj jave.

Selimi u vra kur ndoqi personin që e ruante

Arjan Selimi dhe Inis Gjoni

Natën e vrasjes, vetëm pak çaste para 20 të shtënave me armë, Arjan Selimi ndodhej në një lokal pranë banesës tek ish-Parku i autobusëve në Tiranë. Siç kanë thënë dëshmitarët, ai ka qenë në lokal me dy persona të tjerë, ndërkohë që në një moment është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë. Kjo lëvizje e papritur e 37-vjeçarit e ka pasur një shkak. Personat që kanë qenë në tavolinë me të kanë pohuar se Arjan Selimi ka ndarë me ta shqetësimin se një person po ruante jashtë lokalit. Viktima e atentatit, i cili njihej edhe me emrin Armando Andoni, u ka thënë personave që kishte në tavolinë se personi jashtë lokalit nuk ishte i lagjes dhe se po e ruante. Selimi madje ka thënë se kishte disa ditë që e shihte në zonë këtë person, mirëpo nuk është e qartë nëse kjo ka ndodhur që prej konfliktit që ai ka pasur tri ditë para atentatit apo më parë. Për këtë shkak, sipas dëshmitarëve, Arjan Selimi nuk ka dalë direkt jashtë, por është sjellë rrotull pallatit për të dalë nga ana e pasme e godinës së banimit te personi “që e ruante”. Në këtë interval kohor janë dëgjuar plot 20 të shtëna me armë zjarri kallashnikov dhe 37-vjeçari ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e goditjes nga pesë plumba.

ETLEVA DELIA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s