Daily Archives: October 2, 2011

Françesk Radi: Juritë e paafta dhe të korruptuara në festivalin e RTSH kanë larguar artistët

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar nga publiku. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Sot pas disa dekadash kantautori Françesk Radi i kujton ato vite si momentet e veçanta të krijimtarisë së tij artistike. Continue reading

10 pikat e paktit, Edi Rama: Dua debat publik me Sali Berishën

Kreu socialist, Edi Rama, në editorialin e tij të tetë, kërkon për herë të parë në krye të PS-së, një debat publik me Kryeministrin Berisha për 10 pikat e paktit të tij për integrimin. Pasi ka marrë përgjigje nga kreu i Grupit Parlamentar demokrat për propozimet e tij, Rama i kërkon kreut të maxhorancës të dalin para shqiptarëve e të argumentojnë përse duhet pranuar propozimi i PS dhe të ballafaqojnë alternativat e tyre. Continue reading

Miku i Arjan Selimit: Pati një konflikt tri ditë para vrasjes

Disa dëshmi të mbledhura ditët e fundit nga Policia ndryshojnë rrjedhën e hetimeve për vrasjen e Arjan Selimit drejt një konflikti rastësor. Burime të Policisë kanë thënë se janë pyetur dy dëshmitarë të cilët, gjatë përshkrimeve që kanë dhënë mbi ngjarjen, kanë pohuar se mes Arjan Selimit dhe autorëve të vrasjes ka pasur një debat me tone të larta dhe sharje, Continue reading