Nis censusi, qeveria: Hapni dyert e rregjistrohuni!

Image 1 ditë para se 12 mijë anketuesit e INSTAT-it të nisin regjistrimin e popullsisë derë më derë, të quajtur census, ministri Pollo bën thirrje të mos bojkotohet procesi. Deri në 21 tetor të gjithë shtetasit rezidentë në Shqipëri duhet të plotësojnë 40 pyetjet e pyetësorit i cili rezultatin final do ta japë në 2012-ën.

• Bojkot censunsit. Minoriteti maqedonas: Penalizohemi

“Gjatë periudhës përgatitore të censusit, nga janari i një viti më parë deri në javët e fundit kemi patur një debat, kemi patur ndoshta dhe disa thirrje të tepruara nga një lagje apo nga një tjetër. Sot është moment t’i lëmë pas këto qasje dhe të bashkëpunojmë të tërë në këtë process madhor të republikës së Shëqipërisë. Jo sepse ka masa administrative apo gjoba, por sepse është një detyrim, në rradhë të parë individual dhe është një thirrje për të bashkëpunuar sepse është një kontribut që gjithsecili jep për veten e vet, familjen e vet dhe vendin e vet”- tha ministri i Inovacionit, Genc Pollo.

”Hapjuni dyert anketuesve të INSTAT-it. Ata kanë një mision shumë të rëndësishëm, të mbledhin të dhënat që do na shërbejnë të gjithëve. Censusi do të na japë një pamje të qartë të zhvillimit ekonomik-social- kulturor të gjithë grupeve në Shqipëri, të rinjve, fëmijëve, femra, meshkuj e do na tregojë aspektin dinamik të zhvillimit të popullsisë në Shqipëri”- tha drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja.

Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në EUROSTAT, Peter Everaers deklaron se pyetësori aq shumë i debatuar shqiptar është bërë mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit Europian.

“Këto janë rekomandimet e Komisionit Europian që vendet candidate dhe aspirante duhet të ndjekin në detaje. Pas kësaj mund tëë bëhen krahasime. Censusi është i rëndësishëm për të ditur shëndetin, të ardhurat, edukimin dhe projektime të ardhshme për popullin tuaj”- tha përfaqësuesi i EUROSTAT, Peter Evaraers.

Censusi i cili llogaritet i 11-ti pas shpalljes së pavarësisë do të kushtojë 14 milionë euro.  Ndërsa 1 milion lekë të vjetra është gjoba për të gjithë ata që mashtrojnë me të dhënat personale apo refuzojnë plotësimin e formularit. Një familjar mund të përgjgjet dhe për të tjetër nëse ata nuk ndodhen në shtëpi. 2 pyetjet e fundit, ato për fenë dhe etninë, janë fakultative dhe në rast se 5 % e shqiptarëve refuzojnë t’i përgjigjen, nuk mund të të merren në konsideratë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në rezultatin final.

Elona Gjylmi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s