Letër mbi “tradhtinë” e Tonit Blerit me miliarderen izraelite

Toni Bler ka krijuar një miqësi të ngushtë personale me një nga gratë më të pasura dhe më kontraversiale të Izraelit. Ofra Straus, 51 vjeçe, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj i dytë gjatë vitit të kaluar, është presidentja e një kompanie ushqimi 1.3 miliardë paundësh, çmimet e larta të së cilës nxitën protestat më të mëdha sociale në historinë e Izraelit. Ajo është parë shumë shpesh në shoqërinë e Toni Blerit, madje shtypi izraelit ka spekuluar hapur se ata kanë krijuar lidhje intime me njëri-tjetrin. Këtë deklaratë, zëdhënësi i zonjës Straus e ka mohuar me zemërim, ndërsa Bler tha se nuk ka “asgjë të papërshtatshme” në miqësinë e tyre. Ish-kryeministri britanik është një vizitor i shpeshtë i Izraelit për shkak të rolit të tij si përfaqësuesi i Kuartetit në negociatat për paqen në Lindjen e Mesme. Marrëdhënia e afërt mes Straus dhe Bler i ka bërë përshtypje një kolumnisti, për të përditshmen prestigjioze izraelite “Maariv”, i cili arriti t’i shkruante një letër të hapur zonjës Sheri Bler, duke i sugjeruar të sqarojë natyrën e kësaj marrëdhënieje. Artikulli nis: Informacion për zonjën Bler.   “Shumë shumë qetësisht këtë fundjavë, makina zyrtare e caktuar për Toni Bler nga Kuarteti, hyri nëpër portat e shtëpisë së Ofras, e cila është mbrojtur me masa të larta sigurie. Të gjithë llojet e njerëzve të këqij më kanë telefonuar me sugjerimin se vizita kishte karakterin e një konspiracioni seksi, kështu që po ua dorëzoj këtë çështje ju personalisht”./Panorama/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s