Kualifikohen skuadrat e Superliges, pervec Tomorit

Të mërkurën u luajtën edhe ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së 60-të të Shqipërisë, pas së cilave u përcaktuan edhe skuadrat e kualifikuara për më tej. Kshtu ka ardhur edhe viktima e pare nga Superliga, Tomori i Beratit, qe megjithese ka dominuar ne ndeshjen e sotme kunder Luftetarrit, nuk ka arritur te shkojeme shume se nje baarzim pa gola. Jane gjirokastritet qe vazhdojne me tej fale fitores 1-0 ne ndeshjen e pare.

Skuadrat e tjera te Superliges nuk kane pasur probleme madje ka pasur edhe rezultate per rekorde. Flamurtari i Vlores ka regjistruar fitoren me te thelle duke i treguar i pameshirshem kunder Bilisht Sport te Kategorise se Dyte. Bilishtaret qe kane humbur edhe ndeshjen e pare kane udhetuar me lojtare rezerve dhe te rinj, por edhe Flamurtari ka pasur pak titullare ne formacion. Njeri prej tyre ka qene Idrizaj, qe ka gjetur tre here rrjeten.

Fitore te thella kane qene edhe Laçit ndaj Skraparit, me shifrat 8-2 si edhe Tirana ndaj Himarës, 7-1, por edhe Shkumbini ndaj Burrelit, 7-0.

E vetmja ndeshje e kthimit, që nuk u luajt të mërkurën, ishte ajo e Korçës, mes Skënderbeut vendas dhe Tërbunit, për shkak se nuk udhëtoi skuadra pukjane, për shkak të largësisë gjeografike. Për pasojë, ajo që pritet, është fitorja 3-0 e korçarëve në tavolinë, të cilët vijojnë më tej.

Kualifikim te veshtire ka marre Kamza, qe ka fituar minimalisht 1-0 kunder Lushnjes dhe ka triumfuar fale golit jashte fushe ne humbjen 2-1 ne ndeshjen e pare. Edhe Elbasani ka rrezikuar pasi pas humbjes 1-0 ne Gramsh, ka fituar 3-1 sot kunder Mamurrasit.

Për të vijuar më tej në Kupën e Shqipërisë janë kualifikuar tashmë 16 skuadra, të cilat do të hidhen në short i lirë për të përcaktuar 4 grupet e turit pasardhës. Java e parë e ndeshjeve në grupe do të luhet më 19 tetor. 2 të parat e çdo grupi kualifikohen për në turin pasardhës, ku sërish skuadrat ndahen në dy grupe.

Sër­ish kualifikohen 2 të parat e çdo grupi, që luajnë në gjysmëfinale (short i lirë). Finalja e Kupës së 60-të të Shqipërisë luhet më 17 maj. Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të turit të parë të Kupës (në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para).

GRUPI A
Skënderbeu – Tërbuni 3-0 (2-1)
Vllaznia – Butrinti 2-0 (3-2)
Tirana – Himara 7-1 (3-0)
Kastrioti – Gramshi 2-1 (2-1)
Shkumbini – Burreli 7-0 (1-2)
Pogradeci – Ada 2-0 (2-1)
Kamza – Lushnja 1-0 (1-2)
Besa – Besëlidhja 2-0 (2-0)

GRUPI B
Flamurtari – Bilisht S. 11-0 (4-1)
Laçi – Skrapari 8-2 (3-0)
Bylis – Iliria 1-1 (6-1)
Teuta – Kukësi 3-1 (1-1)
Dinamo – Vlora 3-0 (3-0)
Tomori – Luftëtari 0-0 (0-1)
Apolonia – Gramozi 3-1 (5-1)
Elbasani-Mamurrasi 3-1 (0-1)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s