Jerusalem Një qytet mes gjakut dhe floririt

Benjamin Disraeli shkruan në shkrime e tij: “Jerusalemi është si të rrëfesh historinë e botës”. Një qytet me dhjetëra emra dhe kërkues të panumërt, Jerusalemi është poseduar apo lakmuar virtualisht nga perandoritë më të mëdha të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Në vazhdimësi është kontestuar fort nga të tre fetë monoteiste. Për më shumë se një mijë ai ka qenë një pengesë e vazhdueshme për marrëveshjen e paqes së Izraelit-Palestinës.

Sipas Biblës, Mbreti David zgjodhi vendin e Jerusalemit si kryeqytetin e mbretërisë së hebrenjve rreth viteve 1000 para Krishtit. Gjatë shekujve të mëvonshëm ai është pushtuar rregullisht, veçanërisht në vitin 586 para Krishtit nga babilonianët, të cilët i morën nën protektoratin e tyre deri në 538, nga persët, të cilët pushtuan Babiloninë. Hebrenjve iu desh të luftonin si me fuqinë e grekëve, ashtu edhe me atë të romakëve. Kohë më pas nisi eksodi i gjatë i hebrenjve, i cili u pasua me plaçkitjen e qytetit në vitin 70 pas Krishtit, duke e përfshirë kështu Jerusalemin në perandorinë Romake.

Vdekja e Jezusit në Jerusalem në fillim të shekullit të parë, siguroi që qyteti të bëhej një vend i shenjtë për rritjen e fesë kristiane. Prej shekullit të shtatë u shoqërua me Islamin dhe u pushtua nga Calif Omar I në vitin 638. Qyteti u mbajt nga një seri e gjatë dinastish islamike deri sa kjo panoramë u prish nga kryqëzatat, në përpjekje për të mbrojtur qytetin duke filluar nga fillimet e shekullit të 11. Përreth 150 vitet e ardhshëm Jerusalemi ndërroi disa herë mes kontrollit mysliman dhe atij të krishterë. Nga mesi i shekullit të 13 u dominua mamlukët, të cilët u larguan prej turqve otomanë në 1517. Britanikët pushtuan Jerusalemin gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nëpërmjet Deklaratës së Balfour-it mbështetën idenë e një toke mëmë për hebrenjtë në Palestinë. Tridhjetë vjet më vonë, Kombet e Bashkuara e ndanë vendin. Jerusalemi gjithashtu u nda si pasojë e fitores së Izraelit në 1948 në Luftën e Pavarësisë. Gjatë Luftës gjashtë ditore të vitit 1967, Izraelit “konfiskoi” pjesën e mbetur të qytetit, që administron edhe sot.

Për Simon Sabag Montefiore, autor i vlerësuar për biografinë me dy pjesë të Stalinit, të shkruash për Jerusalemin mbetet një ambicie e përhershme. Ai ka lidhje të forta familjare me këtë qytet, veçanërisht me paraardhësin e tij Moisi Montefiore, i cili ngriti disa institucione hebreje gjatë shekullit të 19 dhe ka qenë një vizitor i rregullt që kur ishte fëmijë.

Duke e parë nga disa këndvështrime fetare, kur shkruan një libër të tillë nuk është një detyrë e lehtë. Montefiore pranon: “Nuk kënaq dot asnjë, nuk duhet të kënaqë… secili kërkon më shumë sipas këndvështrimit të tij, por në fund unë do të vendos çfarë është më e saktë”. Ka qenë, pohon ai, një projekt i frikshëm. Megjithatë, ai ndjen që kjo mbetet një histori që meriton të tregohet.

Pse Jerusalemi u bë një qytet i shenjtë që në fillim?

Jerusalemi u bë i shenjtë pasi të gjithë menduan se ishte i shenjtëruar. Ekziston një traditë në shenjtësi dhe gjithmonë e më tepër ne shohim në Jerusalem historinë e dikujt që zotëron shenjtërinë dhe historinë e paraardhësve të tij. Arsyeja përse shenjtërimi është mbivendosur në shenjtërim, pasioni mbi pasionin, dëshira perandorake mbi dëshirën perandorake është se njerëzit e kanë kërkuar këtë. Ka një konkurrueshmëri që mund ta vëresh në disa zona në qytet. Për shembull, Myslimanët duan Tempullin Mount, pasi hebrenjtë e kanë bërë të shenjtë dhe këta të fundit e kanë zgjedhur këtë me siguri pasi Cannanitasit e shihnin si të shenjtë.

Pra, nuk ekziston asnjë shenjë rreth vendndodhjes ekzakte të Jerusalemit? Mund të ketë qenë ngado?

Po, mund të ketë qenë ngado, por prej hedhjes së hipotezave mund të ketë qenë kudo. Në botën e vjetër, burimet, majat e larta shiheshin si vende të shenjta dhe Jerusalemi i kishte këto veçori natyrore. Mund të gjesh disa gjurmë në Bibël, të cilat sugjerojnë që ka pasur një vend të shenjtë përpara se Davidi të zgjidhte një. Pas kësaj sigurisht që ai u bë vendi i shenjtë për hebrenjtë. Por ajo që bëri dallimin e vërtetë ishte Bibla. Koleksioni i librave përbën biografinë e vërtetë të Jerusalemit, pra në momentin që Bibla pranohet nga të gjithë, Jerusalemi shpallet një qytet universal.

Përse Jerusalemi shfaq një tërheqje kaq të qëndrueshme?

Përsëri, për arsye të Biblës mendoj. Kjo është përgjigja e shkurtër. Edhe përse pasi mori mbiemrin i Shenjtë ai fitoi menjëherë një status të çuditshëm si një qytet ku kushdo ndjen që i përket atij apo asaj. Kjo është arsyeja që kushdo që shkon dhe e viziton merr kënaqësi nga Jerusalemi dhe kërkon të rikthehet. Madje ekziston një lloj marrie për njerëzit e zhgënjyer nga qyteti, e quajtur ndryshe Sindroma e Jerusalemit.

Një prej temave të përmendura në libër është sasia e gjakut të derdhur në Jerusalem. A ka luftuar ky qytet më shumë se çdo tjetër?

Ka pasur më shumë masakra, më shumë vdekje dhe më shumë urrejtje në Jerusalem sesa çdo qytet tjetër mund të ketë njohur. Në përgjithësi mendoj është sulmuar dhe luftuar gati rreth 40 herë. Sigurisht shekulli i 20 ishte i egër, por aspak më i egër se në kohërat e shkuara. Shkatërrimi i qytetit në 586 para Krishtit (nga Babilonia) dhe në 70 pas Krishtit (nga Romakët) mund të kenë qenë nga më të tmerrshmit. Praktikisht të gjithë u vranë. E fillova librin tim me rrethimin dhe rënien e Jerusalemit në vitin ‘70, që ishte edhe më e rëndë se kryengritja e Varshavës apo beteja e Stalingradit. Ka qenë me pak fjalë një masakër për muaj me radhë, shoqëruar me krizën e urisë dhe sëmundje mendore të paimagjinueshme. Vuajtja i ngjante një katastrofe moderne, diçka nga Lufta e Dytë Botërore. Kaq e tmerrshme ishte.

Mund t’ia atribuojmë dhunën shenjtërisë së qytetit?

Po, është pyetje me vend. Besimi në Jerusalem dhe shpresat e Jerusalemit janë kaq shumë përfshirëse aq sa njerëzit mund të vdisnin për të. Në fakt është një qytet vdekjeje në disa drejtime, i mbushur me varreza masive. Të vdekurit duken sikur jetojnë aty dhe kanë një influencë të madhe në qytet. Jerusalemi është mistik, është magjik, por është gjithashtu vendi më i helmuar në tokë, pasi kudo që të hedhësh sytë sheh një vend ku dikush është vrarë apo vende të kthyera në gërmadha.

Në ditët e sotme, kryqëzatat kanë marrë famë të madhe si një ngjarje e tmerrshme e dhunës së krishterë. Por duke konsideruar historinë e gjakderdhjes në Jerusalem, a kanë qenë ato kaq të jashtëzakonshme?

Ka ekzistuar gjithmonë një mit që myslimanët kanë qenë më të civilizuar dhe kryqëzorët ishin monstra kalëruese nga epoka mesjetare e Epokës së Errët, pa pikë kulture. Libër pas libri është botuar i njëjti material përreth House of Wisdom, Akademisë Abbasid, themeluar në Bagdad.

Por sigurisht, kur kryqëzorët mbërritën pas 200 vjetësh bota islame ishte e ngjashme me atë kristiane, me kulturë të madhe, por në kaos total. Myslimanët sundoheshin nga luftëdashës brutalë, ndaj ata i shoh si të ndërkëmbyeshëm. Disa burime tregojnë se Myslimanët dhe Kristianët ishin sa të kulturuar, aq edhe brutalë në të njëjtën kohë.

Në kohët e sotme shumë kristianë kanë mbështetur hebrenjtë të kthehen në Jerusalem. Përse e kanë bërë këtë, kur qyteti është i shenjtë për fenë e tyre gjithashtu?

Prej shekullit të 17 pati një interpretim fjalë për fjalë të Biblës në Britani. Madje edhe laikë si për shembull David Lloyd George apo David Balfour u rritën me dashuri për Biblën, që ishte pak a shumë historia e hebrenjve. Pra, ata besuan se hebrenjtë duhet të ktheheshin në Jerusalem. Një prej gjërave më të çuditshme që kuptova është se, ndonëse Perandoria Britanike shihet si një forcë e mrekullueshme dhe racionale për qytetërimin, shumë prej aktorëve kryesorë të saj kishin një pikëpamje evangjeliste për rilindjen e Jezusit dhe rikthimin e hebrenjve.

A ka pasur një moment në historinë e Jerusalemit kur të treja fetë jetuan në harmoni?

Jo shumë, jo. Në periudhën e vonë otomane pati një moment relativisht të mirë, por ishte vetëm pasi hebrenjtë po mbroheshin nga britanikët në atë kohë. Përpara kësaj hebrenjtë toleroheshin, por ishte një formë tjetër tolerance. Ata mezi lejoheshin të kishin akses në Murin e Lotëve. Vetëm dhjetë metra larg mund të qëndronin dhe luteshin, jo më tepër. Në 1229, pas një periudhe të shkurtër paqeje, Perandori Romak Frederiku i II-të pranoi të ndante qytetin me myslimanët. Ai e ndau atë, pra që Myslimanët të kishin Kubenë e Gurit dhe Tempullin Mount dhe kristianët çfarë mbetej nga qyteti. Pati gjithashtu negociata në vitin 1192 mes Saladinit dhe Rikard Zemërluanit për një ndarje të qytetit, që sërish ka paralele modernë. Kur lexoni këto shkëmbime nuk ka si të mos ju vijë në mendje Jaser Arafati dhe bisedimet me Ehud Barakun në vitet 2000.

A jep historia e Jerusalemit ndonjë dritë shprese dhe optimizmi për të ardhmen?

Po jep. Kushdo thotë që e di se çfarë do të ndodhë nuk është në vete. Ekzistojnë mundësi të mëdha padyshim. Mund të ndahet. Në fund të fundit bëhet fjalë vetëm për një qytet. Më e rëndësishmja është njohja dhe respekti reciprok i historive të të gjitha palëve. Kjo është arsyeja që desha të shkruaj këtë libër, të tregoj të gjitha këndvështrimet nga palët. Për momentin ka shumë faqe interneti pro hebreje që gati e mohojnë historinë palestineze. Ka shumë urdhra nga lëvizje palestineze që mohojnë çdo lidhje hebreje me qytetin. Është një parodi. Derisa këto lloj gjërash të vazhdojnë, nuk do të ketë asnjë moment paqeje.

Mbetet Jerusalemi qyteti më i rëndësishëm në historinë botërore?

Po pyesni dikë që padyshim do të thotë po. Sigurisht nuk është qyteti më i vjetër, përkundrazi, por ka marrë rëndësi përgjatë rrugës që ka përshkruar. Është me të vërtetë shumë joshëse të shkruash një libër për diçka të shkuar, por dhe kaq të tashme. Jerusalemi po ndryshon vazhdimisht. Jam duke shkruar ende epilogun, pasi çdo javë ka të reja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s