Grabocka dhe Vejsiu, Nëpër Shqipëri për talentin X-Factor Albania

Grabocka dhe Vejsiu, Nëpër Shqipëri për talentin X-Factor Albania

 Ilda Lumani

Ajo ia doli mbanë të sillte në Shqipëri talent show-n më të madh të momentit

X –Factor Albania. Alketa Vejsiu në këtë sfidë të re do të jetë si gjithmonë së bashku me Vera Grabockën, ku këtë herë do të jenë në rolin e producentes artistike të një kompeticioni, që do të na mbajë peng për muaj me rradhë. Pasi X-Factor, formati që ka thyer rekorde shitjesh në gjithë botën, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ende pa u konfirmuar nga autorët. E tashmë, gjithçka duket se ka marrë formë. Madje, këtë të martë nis audicioni për të gjithë talentet në qytetin e Pogradecit, për të vijuar më tej në gjithë qytetet e Shqipërisë. Do të jetë një rrugë e gjatë, ku për mbi një muaj do të kërkohen në çdo cep të Shqipërisë talentet, ata që dinë të këndojnë dhe besojnë tek zëri i tyre, ata që kanë Factorin X.

X-Factor Albania

Produksionin anglez që prej vitit 2004 ka thyer rekorde shikueshmërie dhe suksesi në gjithë Europën e deri në Azi. Aktualisht, ky format shënon sukses në plot 50 vende. X-Factor Albania do të nisë rrugëtimin e vet përsmes audicioneve në qytetet e Shqipërisë e Kosovës në kërkim të talenteve në muzikë. Pikërisht këtë të martë çelet audicioni për qytetin e Pogradecit, ndërsa kërkimi i tyre do të shkojë në Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Sarandë, etj deri në Prishtinë për të përfunduar në kryeqytetin shqiptar Tiranë në fillim të muajit nëntor. Për rreth 1 muaj e gjysmë të gjithë ata që kanë dëshirë të testojnë veten e tyre në gjininë e muzikës, mund të aplikojnë përmes formularëve, dhe të jenë pjesë e këtyrë audicioneve pranë qyteteve të tyre.

Produksioni madhështor do të transmetohet në televizionin Klan. Në fakt sapo ka nisur lançimi i spotit në këtë televizion në adresën (xfactoralbania@tvklan.tv ) e vënë në dispozicion për aplikantët kanë mbërritur me mijëra kërkesa për t’u bërë pjesë e audicioneve.

“X Factor” vihet tani në kërkim të talentit më të ri në Shqipëri. Do të vijmë kudo ku të jeni, atje ku ka talente, të rinj që këndojnë bukur, njerëz që duan të plotësojnë një ëndërr, QE DUAN TE NDRYSHOJNE JETEN. Nëse je nga 15 vjeç e siper, pa limit moshe, presim të dëgjojmë zërin tënd. Audicionet fillojnë së shpejti. Ky është shansi yt! Formati televiziv më prestigjoz i talenteve muzikore në botë, nga Simon Cowell, po kërkon fenomenin shqiptar në muzike. Përgatit këngën tënde dhe shumë shpejt ne do të vijmë tek ty, të të japim një mundësi që mund të transfomojë përgjithmonë jetën”, është ky misioni dhe kërkesa që i bën çdo të ri programi i famshëm i promovimit të talenteve X-Factor Albania.

Produksioni po bashkëpunon me të gjitha shkollat shtetërore dhe private por jo vetëm për t’u dhënë mundësinë të gjithë atyreve që besojnë se kanë talent, për të testuar veten në X- Factor Albania. Kushdo që mendon se ka Faktorin X le të provojë veten në audicionin e madh që organizohet në qytetin e tij. Audicioni do të çelet në qytetin e Pogradecit më datë 20 shtator ditën e martë, për të vazhduar me rradhë; Berat në 21 shtator, Gjirokastër 22 shtator, Vlorë 3, 4, 5 tetor, Elbasan 10, 11, 12 tetor, Lezhë në 14 tetor, Shkodër në 17,18.19 tetor, Durrës në 20 Tetor, Korçë në 21 tetor, Prishtinë 24, 25, 26 tetor dhe kryeqyteti I Tiranës në 31 tetor, 1, 2, 3 nëntor. Të gjithë audicionet do të mbahen në orën nëntë të mëngjesit sipas kalendarit të qyteteve.

Kategoritë

Do të jenë katër kategori që do të kalojnë nga një fazë në tjetrën deri sa në fund do të zgjidhet ai, ylli i ri i muzikës në Shqipëri.

Kategoritë janë të ndarë: djem nga 15-25 vjeç, vajza 15 – 25 vjeç, grupe muzikore 15-25 vjeç dhe kategoria e fundit është ajo mbi 25 vjeç. Një juri me emra profesionstësh do të jetë pjesë e këtij formatit ndërsa vetë publiku do të votojë dhe përzgjedhë më të mirin. X factor është një program që synon të promovojë talente të reja në muzikë. Quhet X factor sepse çdo talent ka një elment X që e bën atë origjinal, të veçantë, e të diferencuar nga njerëzit e zakonshëm. Program ka filluar të shfaqet për të parën herë në shtator 2004 në Angli duke u renditur menjëherë si shoë me numrin më të lartë të audiencës. Versione “franshize” të formatit janë shfaqur me sukses në Angli, Danimarkë, Hollandë, Itali, Spanjë, Greqi, Portugali, Indi, Kolumbi, Angli, së fundmi edhe në Amerikë, etj…

Vera dhe Alketa

Kanë qenë një sukses i padiskutueshëm, që në momentin që ato u bënë bashkë, për të vijuar këtë rrugë në ngjitje nga një spektakël tek tjetri, nga një ekran në një tjetër. Për të ndaluar sërish në televizionin Klan, në një format gjigand, ku parashikohet një vëmendja e madhe.

Konkurrentët

Kategoritë janë të ndarë: djem nga 15-25 vjeç, vajza 15 – 25 vjeç, grupe muzikore 15-25 vjeç dhe kategoria e fundit është ajo mbi 25 vjeç. Një juri me emra profesionstësh do të jetë pjesë e këtij formatit ndërsa vetë publiku do të votojë dhe përzgjedhë më të mirin

Audicioni

Audicioni do të çelet në qytetin e Pogradecit më datë 20 shtator ditën e martë, për të vazhduar me rradhë; Berat në 21 shtator, Gjirokastër 22 shtator, Vlorë 3, 4, 5 tetor, Elbasan 10, 11, 12 tetor, Lezhë në 14 tetor, Shkodër në 17,18.19 tetor, Durrës në 20 Tetor, Korçë në 21 tetor, Prishtinë 24, 25, 26 tetor dhe kryeqyteti I Tiranës në 31 tetor, 1, 2, 3 nëntor.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s