Çfarë është hernie diskale

Hernia diskale shpesh konsiderohet si e rëndë. Dhe sipas mjekut Erick Legrand, rumatolog në CHU në Angers, një gjë e tillë është e gabuar. “Skaneri tregon se 15 për qind i personave nga 30 deri në 50 vjeç kanë një hernie që nuk u shkakton dhimbje. Këto janë më të shpeshta sesa ato që kanë kriza”. E vendosur mes vertebrash, disku vertebror shërben si amortizues i shtyllës kurrizore. “Çdo disk është i përbërë nga një unazë fibrash që bashkohet me një nyjë që është e përthyeshme. Këto fibra mund të konsumohen, të thyhen dhe të lënë nyjen që të lëvizë mbrapa. Kjo hernie diskale më pas mund të shtypë rrënjët e nervit, duke sjellë dhimbje”, sqaron mjeku.

Dhimbjet karakteristike

Presioni i shtypur nga hernia mbi rrënjën nervore sjell një reaksion inflamator, gjë e cila sjell dhe dhimbjet. Pacientët që kishin një hernie diskale në fillim të dukshme u riekzaminuan një vit pas shërimit të shiatikut dhe një e treta e tyre nuk e kishin më hernien, ndërsa në një të tretën e tyre dhimbjet ishin pakësuar. Për pjesën që mbetej dhimbjet ishin të njëjta, çka do të thotë se dhimbja mund të largohet, ndërsa hernia jo.

Zakonisht hernia diskale ndodh mes dy vertebrave të fundit, atje ku dalin dhe rrënjët e nervit shiatik. Më rrallë herniet që prekin pjesën e fundit të shtyllës kurrizore mund të sjellin më pak dhimbje. Pjesa e kurrizit nuk preket thuajse asnjëherë, ndryshe nga vertebrat cervikale ku hernia disakle mund të sjellë edhe sëmundjet cervikale.

Dhimbja e shiatikut është shumë specifike: kap pjesën nga mesi e poshtë. Dhe ndjek trajektoren nga rrënja e nervit shiatik e deri te këmbët. Kjo dhimbje karakteristike shoqërohet me një ndjesi sikur të përshkruajnë mizat në trup dhe humbje të ndjeshmërisë në këtë trajektore. Zakonisht shfaqet para moshës 60-vjeçare dhe fillon me një dhimbje të shpinës pasi është bërë një punë e sforcuar dhe dhimbja zgjat edhe dy ditë më pas. I vetmi faktor rreziku është kur ndonjë i afërmi juaj ka vuajtur nga nervi shiatik, sportet që kanë një përgatitje të lartë fizike dhe sëmundjet beninje të rritjes vertebrore, sëmundja Scheuermann. Kryesorja është një predispozitë familjare. Intensiteti i dhimbjes dhe trajektorja e tij e shpjegojnë më mirë nervin shiatik sesa nga analiza e skanerit. Në 1 për qind të rasteve shiatiku mund të shoqërohet me një paralizë parciale të këmbës apo edhe më rrallë, probleme me urinimin. Në të dy këta raste hernia duhet të operohet menjëherë dhe mjeku do të kërkojë kryerjen e një skaneri.

Dhimbjet

Dhimbja e shpinës përfshin zakonisht 50-70 për qind të popullsisë dhe një gjë e tillë ndodh për shkak të punës. Nëse në 95 për qind të rasteve mund të shërohen pas një mjekimi, 5 për qind të tjera avancojnë dhe dhimbja mund t’ju largojë për disa muaj nga puna. Këtu ndikojnë disa faktorë fizikë, psikologjikë dhe socialë, që janë të ndryshëm nga një pacientë te një tjetër. Shkaqet mund të jenë nga probleme me diskun vertebral, por edhe nga mungesa e aktivitetit fizik, vështirësi profesionale, depresion etj.

Mjekët thonë se janë duke shqyrtuar jo vetëm një skaner, por një individ në gjithë kompleksitetin e tij. Një person që ka pasur një aksident në punë me një shiatik të vërtetë, dhe që ka probleme me shefin në punë, do të shërohet më ngadalë se sa një tjetër pacient që nuk e ka këtë problem. Është e rëndësishme të identifikohen se cilët janë faktorët psiko-socialë.

Trajtimi

Zakonisht për shiatikun dhe dhimbjet e tij përdoret një paracetamol apo ndonjë ilaç edhe më i fortë. Po kështu edhe për dhimbjet e tij. Ky ilaç, sipas mjekëve, duhet të pihet rregullisht jo vetëm kur nisin dhimbjet dhe me dozë maksimale për të stopuar nisjen e dhimbjeve.

Nëse nuk do të ketë një përmirësim gjatë dy apo tri javëve, është mirë nisja e kortikoideve në epidural, mes dy vertebrave. Më shpesh ky trajtim mund t’i bëjë dhimbjet më të durueshme dhe të bëhet për rreth 3 muaj. Ky evolucion normal drejt normalizimit të dhimbjeje mund të vihet në krahasim me rreptësinë e disa ndërhyrjeve. Por asnjë element nuk mund të saktësojë se sa do të zgjasin dhimbjet. Megjithatë, ndërhyrja kirurgjikale duhet të bëhet në rastin kur është shumë e nevojshme.

Procesi i inflamacionit, i provokuar nga hernia, shoqërohet me një reaksion degradimi. Herniet e mëdha më mirë të kurohen me ilaçe sesa të operohen. Shiatiku zakonisht shërohet vetë. Mjeku mund t’ju ndihmojë që të ulë dhimbjet e padurueshme. Trajtimi i parë bëhet me anti-inflamator apo me ilaçe kundër kontraktimit muskulor, që i shtohet shiatikut. Shpesh një gjë e tillë nuk mjafton, prandaj duhet të shoqërohet me kortikoidë, që kanë njëherësh një efekt që ul dhimbjet dhe është shumë anti-inflamator, duke lehtësuar shpinën me mbajtjen e një korseje.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ky trajtim nuk mjafton. Kirurgjia mund të bëhet nëse pas marrjen e këtyre ilaçeve që zgjasin në 5-6 javë nuk kemi përmirësim ose kur pacienti gjatë kësaj kohe ka pasur përsëritje të shiatikut. Por asnjëherë ndërhyrja kirurgjikale nuk bëhet për të parandaluar. Kjo ndërhyrje bëhet pas konsultimit me specialistin, neurokirurgun ose kirurgun ortopedik. Kjo është teknika më e mirë për të ulur kohën e shërimit. Por ndërhyrja rrit dhe rrezikun e artrozës dhe të paqëndrueshmërisë së vertebrave.

Duhet të evitohen protezat diskale

Ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e kushtëzuar dhe të heqë hernien pa prekur diskun. Zgjidhja e teknikës, në kirurgjinë klasike, hapet shtylla kurrizore apo bëhet një kirurgji endoskopike. Të dyja këto lloj ndërhyrjesh çojnë thjesht në zvogëlimin e dhimbjeve.

Ndërsa disa nga mjekët janë favoritë më shumë për kirurgjinë endoskopike, e cila e ul mundësinë për të prekur muskujt, ndryshe nga ndërhyrja klasike. Shpesh herë propozohet proteza diskale: por kjo mbetet një trajtim eksperimental me një rrezik të lartë.

Një tjetër mënyrë ka ngjallur interesin e shkencëtarëve, ulja kimike apo fizike e hernies nëpërmjet lëkurës, nën kontrollin e radiologut. Quhet nukleolizë dhe bëhet nëpërmjet një injeksion në disk, ku futet një enzimë. Por një gjë e tillë nuk bëhet që nga vitit 2002, pasi kishte rrezik alergjik. Teknika të tjera, si futja e fibrave lazer, ozoni apo solucione alkoolike në diskun vertebral, janë duke u përpunuar nga ekipe mjekësh radiologë, por ende nuk ka rezultate konkrete.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s