Regjistrimet e fshehta të Xheki Kenedit shokojnë botën

Xheki O’ (Kenedi) ishte zonja e parë amerikane, e cila me elegancën e saj shënoi epokën e artë për Amerikën. Edhe pse e ëmbël dhe gjithnjë elegante, ajo ka “thumbuar” disa lidera botërore në darkat në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e ka përshkruar liderin e ardhshëm të Indisë, Indira Gandhi, si një ‘nxitëse, e tmerrshme… thatanike e hidhur’; Presidentin francez, Çarls de Gaul, si një ‘egomaniak i lig’ dhe liderin e të drejtave të njeriut, Martin Luther King si një burrë “të tmerrshëm” dhe një ‘festa’, që merrte pjesë në festa seksi. Sa për zv/presidentin amerikan, Lindon B. Xhonson (pas vrasjes së Kenedit, president), më mirë të mos dëgjoni. Ajo e ka përshkruar atë si njeri të hidhur, pijanec dhe të pafrymëzuar. Ish-presidenti demokrat Frenklin D. Rusvelt përshkruhej si “mburravec i pasinqertë”. Ajo u regjistrua 47 vjet më parë nga ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Artur Shlesinger. Xheki Kenedi ishte 34 vjeçe në kohën e deklaratave dhe ka folur katër muaj pas vrasjes së Kenedit, duke lënë regjistrime prej tetë orësh e gjysmë, të cilat iu besuan vajzës së saj, Karolina, me urdhrin që duhej të qëndronin të vulosura për disa dekada. Një transkript i librit të publikuar dje si pjesë e festimeve për 50-vjetorin e zgjedhjes së Kenedit si President, ka shkaktuar shumë polemika.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s