Daily Archives: September 16, 2011

Regjistrimet e fshehta të Xheki Kenedit shokojnë botën

Xheki O’ (Kenedi) ishte zonja e parë amerikane, e cila me elegancën e saj shënoi epokën e artë për Amerikën. Edhe pse e ëmbël dhe gjithnjë elegante, ajo ka “thumbuar” disa lidera botërore në darkat në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e ka përshkruar liderin e ardhshëm të Indisë, Indira Gandhi, si një ‘nxitëse, e tmerrshme… thatanike e hidhur’; Presidentin francez, Çarls de Gaul, si një ‘egomaniak i lig’ dhe liderin e të drejtave të njeriut, Martin Luther King si një burrë “të tmerrshëm” dhe një ‘festa’, që merrte pjesë në festa seksi. Sa për zv/presidentin amerikan, Lindon B. Xhonson (pas vrasjes së Kenedit, president), më mirë të mos dëgjoni. Ajo e ka përshkruar atë si njeri të hidhur, pijanec dhe të pafrymëzuar. Continue reading

Batutat Berisha-Rama, dështon nisma e Holtkemper për shtrëngim duarsh

Berisha e Rama dje gjate ceremonise

Edi Rama dhe Sali Berisha, edhe pse ishin fare pranë njëri-tjetrit, nuk kanë mundur të shtrëngojnë duart.Në 20-vjetorin e krijimit të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, organizatorët kishin ftuar dy krerët e politikës shqiptare, atë të maxhorancës dhe opozitës. Protokolli i kësaj ceremonie kishte parashikuar fjalime nga të dy politikanët, por dhe një përpjekje të ambasadores gjermane në Tiranë, Carole Continue reading

Turku: Ministrat e akuzuar duhet të japin dorëheqjen, drejtësia të vërtetojë akuzat

Nënkryetari i parlamentit Ardian Turku (majtas) Ministri i Transporteve Sokol Olldash

Në rastin e akuzave të njëpasnjëshme duhet të ekzistojë institucioni i dorëheqjes për një ministër. I këtij mendimi është nënkryetari i Parlamentit, deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Turku. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai shprehet: “Nëse një ministër e konsideron se drejt atij janë drejtuar shumë akuza dhe që këto cenojnë në një farë mënyre qetësinë dhe punën e Continue reading