Orena Bici: ‘I kemi pare me syte tane perversitetet e saj me djemte’

Rrëfimi intim i njërës prej nxënëseve të Leonard Bombajt, mikesha e ngushtë e 15-vjeçares, e cila e ka akuzuar për përdhunim

Të flasë për dikë tjetër e ka më të vështirë se të flasë për veten, sidomos kur ajo për të cilën duhet të rrëfejë, ka qenë mikesha e saj më e ngushtë. Nuk di të vendosë dot kufirin se çfarë të zbulojë dhe çfarë jo, nga sekretet që ajo i ka rrëfyer në 8 vite miqësi. Orena Bici, 19-vjeçarja që e ka zbuluar talentin e saj veçanërisht për aktrim, në shkollën “Sirea film”, është më e rritura e “Kripmjaltëzave”, dhe ka kaluar në këtë shkollë arti tri stadet; fëmijërinë, adoleshencën dhe maturinë. E pavarësisht historisë që bëri bujë në media, në ambientet e shkollës së tyre ku vendosëm të bëjmë intervistën, në një cep të sallës së provave, të kap syri  një foto të vajzës së përfolur, e cila aktron me fytyrë engjëllore, ndërsa duket se sheh një engjëll. Por shoqja e saj e ngushtë prej tetë vitesh, me një nënqeshje të lehtë tregon se në fakt nuk ishte ajo që dukej. Orena Bici, 19-vjeçarja simpatike tregon për të gjitha vitet e njohjes me 15- vjeçaren, që fshihet pas personazhit të Amblës në romanin e parë të Leonard Bombaj, me titull “Në emër të atit, të Bijës dhe Shpirtit të zbathur…” Ndërsa e ka gjetur veten në faqet e këtij libri si vajza me emrin Ola, Orena tregon për sekretet që shoqja e saj i ka rrëfyer rreth marrëdhënies së afërt me Nardin, Stresin dhe jetën ndryshe të një adoleshenteje, jo si gjithë të tjerat.

Si u ndjeve kur gjete veten të mishëruar në një personazh artistik në librin e Bombaj?

Në fakt, e kam lexuar përpara se të botohej. Unë jam aty personazhi  me emrin Ola, që është dhe shoqja e ngushtë e personazhit kryesor, Amblës.

Sa të ngjashme janë Ambla dhe personazhi real?

Ka shumë ngjashmëri, edhe pse presori (në këtë rast autori Leonard Bombaj) është munduar ta mbulojë  disi vajzën dhe djemtë, që të mos dalin të gjitha historitë, sepse ka dhe shumë prova të tjera që në faqet e këtij libri nuk ekzistojnë. Nardi është munduar t’i mbrojë paksa personazhet e të mos i nxjerrë ashtu siç janë në të vërtetë. Ngjashmëri gjej në tipin e saj, historitë e familjes apo shthurjen që filloi të pësonte ajo dy- tri vitet e fundit.

Sa shoqe ishit në të vërtetë?

E kam pasur shoqe, pasi me të jam rritur. Kemi kaluar tetë vitet e kursit bashkë. Kemi qenë bashkë kudo, në çdo shfaqje, në çdo eveniment që është organizuar nga “Sirea film”. Më saktë, e konsideroja motër të vogël dhe i tregonim sekretet njëra-tjetrës, qëkur ishim fëmijë.

Cilat ishin sekretet që shkëmbenit, ndërkohë që ajo ishte një fëmijë vetëm 9 vjeç dhe ti 11 vjeçe?

Atëherë ishim fëmijë. Më vonë filluan sekretet e mëdha, për shembull flisnim për ndonjë djalë që na pëlqente. Por dua të them se kam pasur shumë shoqëri me të. Më saktë kujtoja se e kisha shoqe, sepse më vonë mësova se unë e kisha, por ajo jo.

Kur u prish miqësia juaj dhe cila ishte arsyeja?

Miqësia u prish pasi konflikti bëri bum në media. Pasi mora vesh se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e presor Nardit, nuk mund të heshtja më, duke ditur disa gjëra për të dhe kështu vendosa të rrëfeja ato që dija për Drejtësinë, duke mbajtur anën e të vërtetës dhe jo të presorit apo anën e saj.

Dhe çfarë ishin ato që ti dije, si shoqe shumë e ngushtë e saj?

Kohët e fundit nuk kishim më kontakte me njëra-tjetrën. Më vonë kuptova se nuk i pëlqeja unë, mora vesh nga vajza të tjera të kursit se pas krahëve më shante, ndërsa në sy më thoshte motër e zemër. Ka qenë një aktore shumë e mirë në jetë, që ndryshe shfaqej e sillej, e ndryshe mendonte.

Një nga pjesët më të diskutuara të romanit ka qenë ditari pornografik, i ndërtuar në bazë të rrëfimeve të adoleshentëve. Je ti një nga rrëfyeset?

Jam dhe unë një nga personat që kanë rrëfyer disa gjëra dhe normalisht shumë gjëra janë shkruar në bazë të imagjinatës artistike, të tjera nuk janë shkruar fare. Pra, jo se është ditar 100 për qind me ndodhi të vërteta. Dhe unë çfarë kam ditur, i kam treguar dhe pastaj është shkruar në mënyrë më të bukur e artistike. Por një gjë theksoj, që ditari nuk i ka të gjitha ndodhitë, sepse nëse do thuheshin të gjitha…

Kur keni filluar ju të flisni për herë të parë për djemtë, po ajo si reagonte?

Në turneun tonë të parë në rrethe, mbaj mend kemi qenë në Vlorë. Ka qenë show ynë i parë musikal dhe që aty ajo filloi të fliste për djemtë. Ishte vetëm 10 vjeçe, ndërsa unë 13 vjeçe dhe kjo ishte hera e parë që ajo fliste për çunat, pasi deri në atë kohë bisedat tona fëminore bëheshin vetëm për vajzat. Mbaj mend që ishim katër goca në dhomë dhe ngelëm të habitura, kur ajo e para filloi të thoshte: “O goca, çunat kështu e çunat ashtu…” Ne shtangëm atë ditë, por më vonë, dita-ditës tregonte biseda të tipit: “Më pëlqen ky, më pëlqen ai…”, derisa filluan tregimet e ndryshme më vonë.

Kur t’i ka treguar aventurat e saj të para?

Që në fillim, por jo të gjitha, se natyrisht që deri diku druhej për ruajtjen e sekretit, se në fund të fund shoqe na kishte…

Cili ka qenë rrëfimi i saj, që të ka shokuar vërtet?

Jam çuditur një herë me të. Kemi qenë në Shkodër me turne dhe ajo mori stilolapsin dhe shkroi te muri: “I love you” dhe poshtë një seri emra djemsh, ndërsa në fund shkroi “etj. etj”. Domethënë, të dashurit aktualë që kishte.

Sa ishin?

Aty shkroi 5 emra djemsh, por etj. etj. supozohej që ajo të kishte edhe më shumë.

Të kishte prezantuar ty ndonjë të dashur?

Jemi njohur dhe më ka prezantuar djem, por nuk e ka thënë fiks se “këtë djalë e kam të dashur”. Ajo thoshte “Flas, ngacmohemi kështu, por nuk di çfarë të bëj…” Ndërkohë që gjithçka kishte mbaruar, por ato “nuk di çfarë të bëj”, ishin kot. Disa gjëra kuptoheshin…

Pse je e bindur për këtë që thua?

Sepse dikush që njihja, një djalë, ma konfirmoi vetë këtë gjë…

Po me Stresin (Odisex) të kishte prezantuar, një personazh tjetër në libër?

Jo, me Stresin s’kam komunikim fare. Jemi takuar një herë pa ndodhur asgjë nga këto, shumë më përpara sesa ajo të njihej me të. S’kemi pasur miqësi, po as armiqësi. Dhe, po të shihemi në rrugë, s’kemi as dhe një shkëmbim përshëndetjeje.

Ti e di se si njiheshin ata?

Me aq sa më ka treguar, ata janë njohur në një studio muzikore të disa djemve të tjerë që ata kishin shoqëri, me të cilët bënin shumë gallatë.

Sa mik e kishte Stresin, ndërkohë që në libër flitet për më shumë se kaq?

Në fakt, ajo nuk e ka pohuar ndonjëherë që Stresin e ka të dashur, por shprehimisht më ka thënë: “Kalojmë bukur bashkë”.

Të shihte si rivale, si sillej në këtë periudhë?

Mendoj që ndiente rivalitet, pasi gjithmonë kemi pasur raste të tilla. Unë vetë nuk e kam parë vetë asnjëherë si rivale. Inat më vinte ndonjëherë që merrte më shumë role seç duhej, role që më takonin edhe mua, por s’kam thënë ndonjëherë: “Sa inat e kam…”

E pse mendon se ajo favorizohej nga profesori, pse merrte më shumë role?

Ajo ka qenë imazhi i kursit, ajo dhe djali me emrin Boni. Qëkur ka ardhur, profesori donte të bënte një imazh për kursin “Kripmjaltëzat”, dhe vendosi të bënte dy, një vajzë e një djalë. Duke spikatur tek të dy talentin e veçantë, vendosi.

A ishte me të vërtetë kaq e talentuar?

Sa ka qenë e vogël, për hir të së vërtetës talentin e ka pasur, po ashtu gatishmëri shumë të madhe, ka qenë shumë e aktivizuar, duke u dalluar nga të tjerët, ndryshe nga unë që kam qenë pak më e tërhequr. Duke qenë se u aktivizua që e vogël më shumë, u bë imazh, merrte më shumë role, filluan ta adhuronin fëmijët.

Në bisedat që bënit, fliste për profesor Nardin?

Jo aspak, madje neve na bënte përshtypje ky lloj afrimiteti familjar  i krijuar me njëri-tjetrin. Por ajo vetë thoshte: “Ndoshta o goca, ai më afrohet, rri me familjen time për shkak se unë nuk jam mirë nga gjendja ekonomike në shtëpi dhe na ndihmon disi”. Këto biseda janë bërë në atë moshë, që ajo më pas tha se e kishte përdhunuar presori.

Për çfarë periudhe bëhej fjalë?

Bëhet fjalë për periudhën kur ajo u bë imazh dhe që tani ka pohuar se ai në atë periudhë e ka përdhunuar. Që në fillim të kursit, ajo thoshte për profesorin: “E kam si babain tim, më ndihmon, kemi marrëdhënie të mira, unë s ‘kam pasur para të paguaj për kursin dhe presori më ka ndihmuar”, etj. si këto.

Po më vonë si shprehej?

Ishte momenti kur profesori po e ndalonte për ca gjëra në lidhje me djemtë, me sa kishte dëgjuar për personalitetin dhe karakterin që ajo po krijonte. Profesori po nuhaste disa gjëra jo të mira dhe po mundohej ta frenonte, ta kontrollonte në thonjëza, apo ta mbante më të mbledhur, ndërsa ajo shfryu një ditë tek unë duke ulëritur: “S’e duroj dot më presorin”.

Kur ekzaktësisht u rebelua ajo në këtë mënyrë ndaj Nardit?

Vitin e fundit, para se të shpërthente ngjarja. Pasi profesori e pa që ajo po devijonte nga “rruga e Zotit”, vendosi ta kontrollonte dhe i vuri një lloj kushti, duke i thënë: “Ose do zgjedhësh rrugën e djemve, ose rrugën e artit. Ajo tha: “Do zgjedh rrugën e artit”, por shkoi nga ‘rruga e djemve’. Meqenëse mori kot dhe profesori vendosi ta pezullonte nga shkolla, ajo po më shfrynte mua nervat me fjalët: “S’e duroj dot më, më është bërë me keq se babai im, çfarë ka ai kështu?” Me sa pashë, filloi të ndiente urrejtje për profesorin kohët e fundit.

Ndërkohë, përshkruhen perversitete në ditarin e librit. Vërtet kanë ndodhur të gjithë këto, meqënëse ti je një ndër rrëfyeset?

Nuk janë publikuar shumë gjëra, për të ruajtur atë dhe shumë nga djemtë e implikuar në këtë histori.

Një nga detajet është se ajo ka arritur deri aty sa ka shkuar dhe me të dashurin e tezes (motra në libër). T’i ka pohuar ty, mendon se i ka bërë?
E kemi parë vetë.

Ti?

Jo unë. Gjithë grupi…

Gjithë grupi, ku?

Bobo! Është pak keq të flas me kaq detaje konkrete… Por shumë gjëra kanë ndodhur, vetëm se aty janë rrëfyer më bukur.

Tani që e mendon, ishte një vajzë e zgjuar?

Dukej se ishte e zgjuar, por edhe ishte shumë mendjelehtë, madje shumë, tani që e mendoj. Thoshte shumë budallallëqe, me të cilat i bënte për të qeshur të tjerët. Dhe mendonte se ishte e zgjuar e vazhdonte me budallallëqe.

Pse i ngriti këtë kurth ajo profesorit tuaj, si mendon?

Siç e thashë më sipër, profesori po i ndalonte shumë gjëra, po i ndalonte daljet në skenë, kurset, po e linte pas kuintave kur bëheshin shfaqje… Dhe kur pa se ajo nuk po ndryshonte duke pasur preferenca të tepruara për djemtë, ai vendosi t’i bënte një pezullim të përkohshëm për gjashtë muaj, derisa të reflektonte. Nuk do i bënte më videoklipin e premtuar dhe këngën për “Kënga magjike”, etj. dhe tha: “Ç’të bëj?!” Ndërkohë që shoqërinë e kishte krijuar tashmë me Stresin dhe e gjeti zgjidhjen.

Pse pranove të flasësh për këtë histori që në fund të fundit  është mes profesor Nardit dhe asaj?

Sepse në këtë histori ajo ka hedhur baltë edhe mbi mua, duke më përgojuar pas krahëve. Ajo më kishte halë në sy, më shikonte si kundërshtare të vërtetë, aq sa kohët e fundit i kishte thënë profesorit se në aktrim Orin e ke më mirë sesa ç’je vetë.

KLOTILDA HARKA

Kërcënohet vajza që denoncoi Leonard Bombajn (sondazh)

Kërcënohet me jetë vajza që akuzon regjisorin Leonard Bombaj për përdhunim seksual. Pas botimit të një interviste, ku vajza me emrin artistik, Ajsi, rrëfen historinë e saj mbi marrëdhëniet seksuale me profesorin, në shkollën e të cilit ajo studionte, një sërë mesazhesh kërcënimi kanë mbërritur në adresë të saj. Bëhet fjalë për një sërë komentesh që janë adresuar në faqe të ndryshme interneti, ku përveç ofendimeve, ka tekste që e kërcënojnë atë të zhduket nga faqja e dheut. Duket se kaq ka mjaftuar që prindërit vajzës t’i drejtohen policisë për të denoncuar rastet që, sipas tyre, dëshmojnë që jeta e Ajsit është në rrezik.

Denoncimi i bërë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, konfirmohet për gazetën “Shekulli” edhe nga burimet zyrtare, sipas të cilave ka qenë babai i vajzës ai që ka kërkuar ndihmën e policisë për të autorët e teksteve, si dhe mbrojtjen e uniformave blu. Bëhet fjalë për komentet on line që janë bërë nga persona ende të paidentifikuar në lidhje me denoncimin e përdhunimit të vajzës nga Leonard Bombaj. Sipas këtyre burimeve, në seksionin e hetimit të krimeve kompjuterike është bërë kallëzimi për rastet në fjalë, ku përveç ofendimeve të rënda morale gjenden dhe fjalë, me të cilat vajza kërcënohet me jetën e saj.

Pas denoncimit të bërë, oficerët e hetimit të krimeve kompjuterike kanë nisur hetimet për të përcaktuar autorët e këtyre mesazheve. Objekt i hetimit të oficerëve të seksionit të krimeve kompjuterike janë të gjitha faqet on line, në të cilat është përmendur dhe shkruar historia e vajzës që dikur ishte imazhi i shkollës “Sireafilm”. E ndërsa prokuroria ka mbyllur hetimet mbi dosjen “Bombaj” për denoncimin e përdhunimit dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur, dy ditë më parë, Ajsi rrëfeu në gazetën “Shekulli” historinë e saj mbi këtë skandal. Një histori kjo që nis që në moshën 8 vjeçe e përfundon më 22 korrik të vitit 2010, atëherë kur Leonard Bombaj kërcënohet nga një grup të rinjsh, me në krye Stresin, të cilët i vënë gjobë për t’i vënë kapak historisë së skandalit seksual.

 

 

* * *

“Prokuroria e mbylli, unë nuk e mbyll kurrë! Do t’ju provoj të gjithëve që po them të vërtetën”

Intervistoi Lindita Çela

Sot ajo eshte 16 vjeç. Tri dite me pare kemi qendruar me te dhe me nenen e saj per rreth 5 ore per te regjistruar kete rrefim te gjate. Ne apartamentin e tyre ne Tirane. Kemi botuar me pare deklaraten e prokurorise qe dosja mbyllet per mungese provash. Kemi botuar intervisten me regjisorin Bombaj  dhe botimin e librit te tij mbi kete ngjarje. Sot vendosem te botojme kete rrefim te vajzes qe pretendon se eshte perdhunuar qe ne moshen 10 vjec. Nuk dime kush genjen. Dime qe genjeshtari nuk jep kurre detaje. Sidoqofte, sikur edhe nje perqindje e vogel e atyre qe thote, te jete e vertete, ky eshte nje skandal nga me shokuesit.

 

PJESA I 

Si është dita jote.. Emri yt është i përfolur për shkak të akuzave dhe kundër akuzave me regjisorin e njohur Leonard Bombaj..

Kam ditë të zakonshme si çdo gjimnaziste. Por fatkeqësisht e shkuara është tani pjesë e jetës sime dhe sado që të mundohem ta harroj, ajo është brenda meje.

Në shkollë a dihet historia jote?

Fatmirësisht në shkollë të gjithë sillen mirë me mua. Deri më tani nuk kam hasur asnjë problem. Askush nuk më vlerëson për atë që kanë dëgjuar po për atë që jam.

A është e lehtë të harrosh atë çfarë ka ndodhur?

Nuk është e lehtë aspak. Kur jam vetëm gjithmonë qaj, por këtë kurrë nuk e bëj para syve të prindërve të mi.  Nuk besoj se do ta harroj ndonjëherë këtë pjesë të jetës sime.

Artin e keni lënë mënjanë?

Në qoftë se për 5 vjet jam dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, e kam duruar vetëm prej artit. Fakteqësisht kjo histori doli dhe tashmë  po hidhet baltë dhe mbi mua, mbi familjen time. Arti është një ëndërr e imja dhe unë po ju them se kurrë nuk mund të heq dorë prej saj.

E mbani mend si keni shkuar për herë të parë në shkollën e artit?

Si nuk më kujtohet?! Ka qenë fillim i muajt maj, isha vetëm 8 vjeçe. Atë ditë nuk ka qenë Leonardi në shkollë, por ka qenë zyshë Ana. Faktikisht dy muajt e parë kam qenë shumë e ndrojtur dhe më pas kam filluar të aktivizohem më tepër dhe të shfaqja talentin tim. Pas kësaj kohe zyshë Ana i sugjeroi Leonardit  që të më shikonte, sepse sipas saj isha vajzë me talent.

Performuat për profesor Leonardin?

Pas dy muajsh kursi të gjithë fëmijët, 15 veta ishim,  krijuam një shfaqje përpara prindërve dhe grupit artistik. Aty unë kisha një monologun tim që ishin shkëputur nga disa skenare amerikanë. Monologu im quhej “Unë jam vajzë e mirë”. Ky ka qenë momenti që  u vendos se unë  kisha të ardhme artistike. Leonardi filloi të miqësohej me familjen time dhe unë u përzgjodha që të shkoj dhe në një audicion të filmit  “Gjoleka, i biri i Abazit”.  Nuk u mora në film për shkak se personazhet vajza të filmit nuk kishin moshën time, por nga regjisori u thanë fjalë shumë të mira për mua.

Ju thatë se pas këtij momenti  ka filluar miqësia mes familjes suaj dhe Leonardit. Profesori e kishte zakon të miqësohej më prindërit e fëmijëve të grupit?

Nuk e di, mbase po. Por  në grupin tim këtë miqësi kaq të ngushtë ai e krijoi vetëm me prindërit e mi. Leonardi kërkoi të afrohej me familjen time për t’u treguar se çfarë vajzë të talentuar kanë, dhe siç ua thashë familja ime e mirëpriti.

Për sa kohë ka vijuar marrëdhënia juaj profesionale?

Fillimisht gjithçka shkonte mrekulli. Unë u  përzgjodha edhe  në rolin kryesor të një shou që e transmetuam në televizionin shtetëror. Unë isha në rol një shkencëtare që krijonte, dhe pas dy vitesh shkollë në kursin e artit, ky ishte roli im i parë i rëndësishëm. Pas kësaj ka filluar të ndryshojë gjithçka. Menjëherë pas shfaqjes unë kisha dhe një intervistë. Pasi e përfunduam Leonardi më thotë se do të më çonte ai në shtëpi. Kjo ishte hera e parë që e bënte. Më tha se i kishte thënë babait tim se do të më çonte ai, dhe në fakt ne përfundojmë në shtëpinë e tij.

Atë ditë keni qenë vetëm ju?

Jo kemi qenë grup, por Leonardi më mori veçmas, me argumentin se kishte folur me prindërit e mi. Në fakt, pas dy vitesh që ai hynte dhe dilte në shtëpinë time babi dhe mami i besonin verbërisht. Po ashtu dhe unë. Po filloja të shihja se mundi im në prova po jepte rezultat. Po dilja në televizor dhe isha bërë imazhi i shkollës së artit.

Ç’ndodhi në shtëpinë e Loenadrit?

Unë  isha fëmijë,  nuk e dija atekohe as ku ndryshonte mashkulli nga femra. Në shtëpi jam sjellë normalisht deri sa sjellja e Leonardit ndryshoi krejtësisht. Nuk ishte më ai profesori që  njihja unë prej dy vjetësh. Aty më ka përdhunuar. Më ka rënë të fikët dhe kur jam përmendur kam parë vetën time të zhveshur.

Mbani mend detaje të kësaj ngjarje?

(qan) Në fakt nuk është gjë e bukur të flas  për këtë. Nuk dua ta kujtoj kurrë më atë ditë..

Ju joshi me diçka, pije, cokollata?

Jo, jo me çokollata. Me fjalë duke më thënë që asgjë e keqe s’do të ndodhte. Fillimisht nuk kam kuptuar asgjë. Leonardi hoqi bluzën dhe unë nuk ia mora për keq. Pastaj më mori për dore duke më çuar në  dhomë.

Në cilën dhomë?

Në dhomën e gjumit të tyre. Më ka tërhequr dhe aty jam trembur se ka filluar të më zhveshë…

Keni bërtitur? Ju ka dëgjuar kush?

Po, në momentin që ai ka tentuar të më heqë pantallonat kam qarë, i jam lutur të më linte. Po s’di kush më ka dëgjuar. Di që  kam filluar të ulëras.

Ç’ndodhi më pas?

Mbi komo kishte një shishe ujë dhe fillimisht më ka lagur në trup. Filloi të më prekte me duar (e ndërpret rrëfimin duke qarë)

Atë ditë ka ndodhur penetrim fizik?

Po, por për mua ishte një makth i vertetë, nuk po kuptoja asgjë. Ndjeja dhimbje dhe kam pasur gjakderdhje. Për disa momente kam humbur ndenjat.

Po Leonardi ç’po bënte në këto moment?

Po përpiqej të më qetësonte mua. Më thoshte shëëëët  nuk është asgjë… (qan)

Mban mend çfare të ka thënë më pas?

Me thoshte “Dëgjo Ajs, tani ne do të mbajmë një sekret të dy bashkë. Këtë nuk do ia themi askujt, as kujt. Ndryshe jeta jote merr fund. Së pari do të ndërpritet arti, nuk do të dalësh nëpër televizora, babai jot do të futet në burg. Të gjithë do të tallin.. Pasi babai jot do të futet në burg.. Nuk ka kush kujdeset për ty. Këto i ndodhin të gjitha gocave….”I kam premtuar se s’do t’i tregoj askujt. Ai më ndihmoi të vishesha, dhe më ka cuar  në shtëpi. Gjatë gjithë kohës nuk fliste, për atë çfarë ndodhi por për projektet artistike dhe të ardhmen e bukur që mua më priste.

Leonardi u ka sjellë deri në derën e shtëpisë?

Po. Unë sapo kam hyrë kam parë mamin dhe shkova në dhomën tjetër ndërsa Leonardi ndenji duke biseduar me babain dhe nuk e di se për cfarë kanë  folur.

Po ju folët atë natë me prindërit tuaj?

Jo. Jam shtrirë në krevat dhe s’kam guxuar të shoh asnjë me sy.

Të nesërmen.. Çndodhi? Shkuat në kurs?

Unë nuk shkoja çdo ditë në kurs por tre herë në javë.

Ju më thatë që jeni regjistruar në maj në kurs dhe keni qenë 8 vjeç.. Kur ka ndodhur kjo ngjarje.. Sa vjeç ishit kur ndodhi ngjarja?

10 vjeçe. Marrëdhënia ime me Leonardin  për dy vjet, deri në tetor të 2005, ka qenë normale. Gjatë kësaj kohe, nga 2003 kur jam regjistruar, Leonardi u përpoq të zinte  miqësi  më familjen time ndërkohë që unë i përkushtohesha në maksimum artit.

Pas kësaj ngjarje, kur u takove sërish me Leonardin?

Pas disa ditësh, por ai u soll sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Më pyeti si isha me shëndet. Më merrte veçmas dhe më thoshte : “Do bësh ashtu siç e lamë ëë, të rri i qetë personi?”  E  unë që i përgjigjesha po presor rri pa merak. Unë në atë kohë  nuk e dija çfarë kishte ndodhur me mua. Dija që vetem nuk doja të përsëritej kjo gjë por jo se e dija se ishte gjë e mirë apo gjë e keqe. Madje  deri në moshën 12 vjeçe nuk e kam ditur si të tillë, si marrëdhënie seksuale atë që bëri profesori me mua.

Po kur e kuptove?

Si?

Kur e kuptove qe kishte ndodhur dicka e rende me ty?

Në shkollë. Ne në këtë moshë bëjmë lëndën e edukatës seksuale. Në këtë kohë kam menduar për veten, po unë si jam. A jam e virgjër?  Dhe pas kësaj i jam drejtuar Leonardit për të ditur si jam.  E pyes: A nuk quhet marrëdhënie seksuale ajo që ti ke bërë me mua? Seriozisht Leonardi pati disa çaste depresioni duke humbur kontrollin. I binte vazhdimisht  timonit të makinës  dhe më thoshte çfarë janë këto që thua. Unë nuk jam pedofil. Ti je muza ime. Unë të kam trajtuar  ashtu siç duhet trajtuar një vajzë si ti.  Dhe duhet të kesh sa më shumë eksperinca kështu që të lutem të mos ta dëgjoj më nga goja jote këtë gjë. Dhe unë s’kam guxuar ta pyes më kurrë. Por deri sa unë kam mbushur 13 vjeç le të themi historia jonë u harrua. Nuk më ngacmonte, dhe mes nesh ishte ajo  marrëdhënia mes profesorit dhe nxënësit. Asgjë më shumë se kaq.

 

PJESA II

Sillej njesoj Leonardi me fëmijët e tjerë të grupit?

Jo. Ai tregonte një kujdes shumë të madh për mua, duke shkuar deri në ekstremitet. Më shoqëronte gjithkund vetë. Babit i thoshte rri i qetë.. Prindërit e mi i besonin Leonardit, ai ishte njeriu që më hapi dyert e artit. Pastaj duke qenë se Leonardi nuk po më ngacmonte më dhe unë nuk doja as ta kujtoja atë që kishte ndodhur. Deri sa gjërat filluan të përsëriten.

Si të përsëriten?

Sapo u kthyem nga Kroacia, aty ishim në një aktivitet që zgjati 5 ditë. Në këtë veprimtari shfaqja jonë u vlerësua shumë dhe filluan të shkruajnë gazetat për suksesin tonë. Në atë shou muzikal mora çmim dhe komplimente nga regjisorë të huaja që ishin aty. Leonardi më thoshte: “Ajs u rrite, Ajs po kap majat”. Mua më pëlqente jeta që po bëja në atë kohë. Isha e kërkuar. Isha imazhi i një shkolle, ç’mund të doja më më shumë si fëmijë që isha. Por gjithçka m’u kthye në një makth të vërtetë.

Çfarë ndodhi?

Sapo jemi kthyer nga Kroacia Leonardi më vjen dhe më merr në shtëpi duke i thënë babit se do të bisedonte më mua për disa projekte. Unë kam qenë në vend të parë të makinës. Kam pas veshur një palë pantallona të shkurtra duke shkuar për në lokal filloi të më fërkojë tek këmbët duke më thënë: Ajs, Ajs të thashe se je më e mira, shiko se çfarë shkruajnë gazetat për ty. Të pata premtuar që do të bëja aktore të madhe. Ajs ke arritur majat, duhet të coj më lart por kjo do të arrihet vetëm në bashkëpunim me njëri- tjetrin. Dhe vazhdonte më ngacmonte me dorë.. Faktikisht tani  e dija çfarë mund të ndodhte. Ia kam marrë dorën dhe ia vendosa tek marshi duke i thënë- Rrofsh presoro. Bashkë do të bashkëpunojmë gjatë gjithë kohës. Atë ditë më ka përmenduar se çfarë ka ndodhur me ne kohë më parë. Se do të donte atë që kishte ndodhur tre vite më parë ta bënte tani. Më tha se i kishte lindur një dëshirë dhe ndjenjë e madhe për mua. Ai e quante mardhënien tonë shpirtërore dhe se unë nuk duhet të flisja me askënd. Ju luta ta mbyllnim këtë muhabet,  por ai insistonte. Pasi e kundërshtova duke i thënë se ai ishte vetëm profesori im tha – Ok. Harroje. Unë sot doja që të ishte dita jonë e bukur, por ti je mosmirënjohëse.. Këtë fjalën “mosmirënjohëse” ma thoshte gjithmonë. Pastaj më çoi në shtëpi.

Të mënjanoi nga shfaqjet pas kësaj?

Jo. Filloi gjithnjë e më tepër kujdes ndaj meje dhe të më bëntë komplimenta. Ti je e bukur… Po rritesh… Ke trupin më të mirë. Bëhej edhe xheloz. Ja po të shikon dhe ai djali, ja si të shikojnë të gjithë.

Por në shkollën e artit a kishit probleme?

Jo. Në këtë kohë u realizua një reklamë televizive dhe jeta ime artisitke ime artistike nuk pat asnjë shkëputje përveç bezdisjes që kisha nga Leonardi..

Që do të thotë?

Ta nxinte jetën. Nuk guxoja të futesha në makinën e tij. I thoja mamit që të mos shkoja në kurs me Leonardin apo mos të më sillte më ai sepse tashmë isha rritur. E lusja mamin që të ikja me motrën… (kthehet nga mamaja dhe thotë: “ma më fal..” – shën.im)… Tani mami dhe babi ia hedhin fajin vetes me atë që ka ndodhur… Me babin ai sillej si profesori që do të më garantonte të ardhmen mua. Ishte shok me babin. Nuk kisha rrugë tjetër, por vazhdoja ta refuzoja Leonardin për bezdisjet. Dhe gjithmonë bëheshin të njëjtat biseda mes meje dhe atij. Po ndonjë djalë a të ka parë? Të ka ngacmuar njeri, mjafton të ma thuash se shkoj e kap unë ti vetëm më thuaj- më thoshte. U bë jashtëzakonisht i fiksuar. Që nga korriku i 2008 e deri në mars të 2010 u bë i përshtirë, sepse gjatë gjithë kohës më fliste për trupin tim, për vithet e mia, për gjoksin tim, për sytë, për gjithcka.

Dhe deri në 2010-n nuk ka ndikuar kjo marrëdhënie e vështirë te projektet tuaja të përbashkëta në art?

Po për shkak të refuzimit që unë i bëja vazhdimisht filloi duke më thënë: Po unë për çfarë po të mbaj, për çfarë po kujdesem për ty, thjesht të më përqafosh? I jam lutur duke qarë që mos ngatërro jetën private më artin. I jam lutur që vetëm mos të më largonte nga skena. Atë kohe ai mori një vajzë tjetër në grup, Xhesin. Më thoshte se edhe atë do ta rriste, do t’i mësonte artin ashtu siç bëri me mua. Unë fillova të kem shumë ankth. Kisha vite që jepja maksimumin tim. Kisha duruar gjithcka për hirë të skenës dhe tashmë atë që kisha më shumë frikë Loonardi po më kërcënonte që do të më linte jashtë. Nuk dija çfarë të bëja.

Po pse nuk u tregove prindërve për çfarë po të ndodhte?

Jo askujt. Kisha frikë. Nuk doja të flisja më askënd, sepse kisha frikë. Po të flisja, një zot e di ç’do të bënte babi. Do i hapja namin vetes sime dhe sinqerisht mendoja se nuk do të shkonin gjërat deri aty.

Po gjatë kësaj kohe kishe filluar shoqëri me të tjerë, përveç atyre miqve që kishe në kurs?

Po, gjatë kësaj kohe isha njohur me Arkimed Lushën. Në 2009 për herë të parë kam folur me Arkimedin (Stresin) për të realizuar një këngë tonën. Kjo ide më kishte përshirë krejtësisht dhe më dukej mënyra më e mirë që të shkëputesha një herë e mirë nga Leonardi. Stresin unë e pashë si një rrugë për t’u larguar përfundimisht nga Leonardi pa rënë në sy të prindërve. Këtë bashkëpunim e pashë si rrugën më të mirë për të shpëtuar veten time.

Vijmë në mars të  2010… Keni deklaruar në prokurori se ka ndodhur sërish diçka me Leonardin  në këtë kohë…

Atëherë ai po fliste për një projekt që do të realizonte. Gjatë kthimit në shtëpi më thotë: Ajs, mos të të vijë keq se ata të Digitalbit nuk të duan. Do të spostohesh pak që të jesh larg ekranit për ca kohë. Mundohu t’u përkushtohesh mësimeve për momentin. I them se po e bënte të gjithë këtë për shkak se unë refuzoja të shkoja në shtrat më të. Më thotë nëse unë do t’i afrohesha dhe do të isha një shpirt binjak me të sëbashku do të ecnim shumë më përpara.

Për çfarë bënte fjalë projekti?

Ishte një muzikal për Dixhitalbin, ose kështu më tha. Besoj se ky ishte i sajuar se nga njëra anë më thoshte se Dixhitalbi nuk më pranonte dhe nga ana tjetër thoshte se ata më kërkonin për disa foto që donin t’i kishin me mua për arkivë. Ishin dy gjëra kaq të kundërta. Por atë kohë unë nuk kam dyshuar.

Dhe ju pas kësaj pranuat të kryenit marrëdhënie seksuale?

Po. Këtë herë me pëlqimin tim. Kam lënë një ditë shkollën. Në shtëpi ai u justifikua se mua më kërkonte Dixhitalbi për të bërë ca foto. Ndërkohë që ne kishim rënë dakord vetëm një herë do të kryenim seks.

Dhe ku shkuat?

Në një hotel, rrugës për në Elbasan, në hotel … (thotë emrin e hotelit – shën.autores) Aty ishte vendi që kishte zgjedhur

Dhe çfarë ndodhi aty…?

U përpoq të improvizonte gjëra aty. Kishte marrë fjongo të kuqe. Më lidhi duar me fjongo, si dhe sytë. Përpiqej të ishte i ëmbël me mua. Në hotel jam futur nga ana e pasme ku ka disa shkallë. Ai më tha që unë të prisja aty dhe ai do të merrte çelësin tek sporteli. Jemi futur në dhomë në kat të dytë. Pasi më lidhi me fjongo të kuqe, filloi të më zhveshë. Në këtë moment dëgjoj një zile telefoni. Leonardi që thoshte se kush je? Përse me numër të panjohur? Kë ke xhiruar? Kush je? Dhe pasi mbylli telefoni filloi të ulërasë. Më akuzoi mua se u kam thënë njerëzve të tjerë për atë çfarë po bënim. Filloi duke më sharë me fjalor shumë të ndyrë dhe më qëlloi me shpullë.  – Çohu, vishu, më ulëriti.

Po çfarë kishte ndodhur?

Dyshonte tek unë. Sado që i thoja që kurrsesi nuk mund t’i hapja namin vetës dhe se unë po pranoja të kryeja marrëdhënie me të, nuk bindej. Atë ditë më çoi në shkollë.

Pas kësaj kur u ritakuat me Leonardin?

Vazhdoi  të vinte në shtëpinë time duke u justifikuar me faktin e miqësisë me babin. Pyeste çfarë kisha mësuar dhe si po shkoja me përgatitjet e mia. Në sytë e prindërve më trajtonte si kalama dhe nga kjo sjellje askush nuk dyshonte për asgjë.

U ritakuat?

Pas dy javësh. Ai më thotë se duhet ta fillonim aty ku e lamë se telefonata mund të ishte një shaka që ka rastisur në një moment jo të përshtatshëm. Ai u qetësuatotalisht. Vendosëm sërish që të shkonim në të njëjtin hotel. Kësaj radhe ishte pasdite. Nuk u mundua fare të organizonte atmosferë apo të tregohej i sjellshëm. Mori vetëm redbull. Nuk kam qarë, por ka qenë e tmershme.

Kjo i qetësoi marrëdhëniet mes jush?

Po, por unë nuk isha më e qetë. Tashmë as nuk mund ta kundërshtoja më. Leonardi filloi të më bënte biseda të frikshme. “Ajs, mund të ndodhë që babi jot ta marri vesh lidhjen tonë dhe unë jam i vdekur pas kësaj, por po ndodhi gjë ai do të futet në burg, ti do të mbetesh vetëm. Ne tashmë jemi një,- më thoshte.

Po pse duhet të përmendej babai në këtë bisedë?

Leonardi e dinte që babi ishte pika ime e dobët. Ndoshta gjithë kjo histori nuk do të ndodhte dhe unë u kërkoj 100 herë familje prindërit e mi, po mos bënte një presion të tillë që në fillim.

Po në aktivitetet artistike tuaja ç’ndodhi?

Me jepte skenare për të lexuar ku më premtonte që unë do të isha aktore.

Ndërkohë, çfarë ndodhte midis jush?

Gjatë kësaj kohe pothuajse ne kishim marrëdhënie të rregullta. Pas hotelit ai filloi të përdorte shtëpinë e tij.

Sa herë keni qenë aty?

Shumë herë. Nga marsi e deri më më 22 korrik 2010 ne kemi pasur marrëdhënie të shpeshta seksuale. Përveç shtëpisë kemi shkuar dhe jashtë Tirane, në Llogara. Kjo përkoi me një ekskursion të shkollës sime. Mua më tha që mësueses t’i thoja që kisha shfaqje ndërsa prindërit e mi e dinin që isha në Borsh. Kam ikur me Leonardin që në mengjes. Rrugës kemi ndalur vetëm në Orikum ky unë kam ngrënë një akullorë e më pas kemi shkuar në Llogara. Kjo ishte hera e parë që ai ka qëndruar gjithë natën me mua. Tek gruaja u justifikua se kishte takuar pesë shokë fëmijërie dhe do të rrinte atë natë në Vlorë, ndërkohë që atë natë ka ndenjur me mua. Atë natë jam sëmurur dhe ne jemi detyruar të largohemi nga hoteli që në orën 6 të mëngjesit se unë kisha temperaturë të lartë. Më solli direkt e në shtëpi.

Si është e mundur që e mbani mend datën 22 korrik?

Sepse ishte hera e parë që Leonardi më ka rrahur fizikisht dhe se atë ditë atij i ka ikur gruaja në Kanada. Atë datë e gjithë familja e Leopardit është nisur për në Kanada. Ndërkohë ai kishte folur me babin se do të na ndihmonte. I kishte premtuar se do të plotësonte dokumentet për mamin që ishte e punësuar në kompaninë e tij. Ne donim të merrnim një kredi bankare. Ai i kishte thënë babit që të shkoja unë të merrja vërtetimin e mamit në shtëpinë e tij. Unë kam shkuar tek shtëpia e Nardit. 10 ditë më parë kishim vendosur që ishte hera e fundit mes nesh. Por ai më detyroi të ulesha në kolltuk dhe vjen pranë meje. Filloi të më përkëdhelte. Më tha prapë që ajo do ishte hera e fundit. Unë u ngrita të ikja dhe ai më thotë: S’ke marrë dokumentin akoma si do të ikësh.. U stepa. Ajo kredi vërtet na duhej. Filloi prapë duke më prekur. U ndjeva keq sepse po përdorte nevojën tonë kësaj  here dhe u shkëputa .. Aty më përplasi pas murit dhe filloi të më gjuante. Kam hapur derën e jashtme dhe kam dalë e shkatërruar.. Gjëja e parë që kam menduar isha të dilja para një makinë dhe të vdisja. Mora Arkimendin në telefon duke ju lutur që të më takonte.

Çfarë mendove që mund  të bënte Arkimedi për ty?

I tregova gjithë historinë time. I kam propozuar Arkimedit të shkonim tek shtëpia e Leonardit dhe ai ta detyronte që Leonardi të merrte tim atë në telefon. Arkimedi më thotë se këto gjëra nuk bëhen vetëm dhe se më e mira do të ishte të shkonim në polici. Pasi unë nuk kam pranuar të shkoj në polici, ai thirri një shokun e tij dhe ne shkuam në shtëpinë e Leonardit. E vërteta është se para djemve ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me mua, madje u propozoi atyre një pakt. Ai tha se brenda një jave do të ikte në Kanada dhe se do të telefononte tim atë. Dhe kështu u vendos aty.

Hetuesit  thonë që Arkimed Lusha i rrëmbeu makinën Leonardit..

Të nesërmen unë do të shkoja me pushime në Vlorë, Orikum dhe ishte rënë dakord në shtëpi që mua të më çonte Leonardi. Për këtë fakt, unë thashë t’i merrnim makinën e në këtë mënyrë ai s’kishte si t’i thoshte tim eti se do më çonte në Vlorë… Pas kësaj, unë jam larguar dhe nuk di më se çfarë ka ndodhur mes tyre. Isha e kënaqur që Leonardin nuk do e shihja më në shtëpinë time dhe as nuk do të më shqetësonte më.

Pas kësaj dite e ke takuar më Leonardin?

Po, e kam takuar, gjatë pushimeve në Orikum.

Pse?

Sepse ma kërkoi ai. Më datë 23 korrik unë u nisa, më coi babi. Më 1 gusht unë kisha shfaqje në Vlorë. Taulant Çaçollari, drejtori artistik merr në telefon burrin e tezes dhe i thotë se Ajsi duhet para shfaqjes se do të më jepte një skenar të ri që ta mësoja. Unë shkoj në Vlorë shumë orë para shfaqjes. Takoj Taulantin dhe i kërkoj skenarin. Taulanti në vend që të më jepte skenarin nis e më bën një bisedë se Leonardi nuk është mirë, se cfarë janë ca cuna që i kanë marrë makinën, i kanë marrë lek. Nuk dija asgjë për lekët. Në sy të tij kam marrë Arkimedin në telefon dhe e pyes nëse kishte marrë para apo jo. Ai më thotë se nuk kishte marrë asgjë, por e vërteta është se unë pas datës 22 korrik nuk kam pasur mundësi ta takoj Arkimedin. Por nuk besoj se ai të ketë marrë para. Taulanti më thotë se do ishte më mirë ta mbyllnim këtë histori.. U tremba. U ndjeva keq kur më thanë dhe historinë e parave. Mendova mos t’i ngatërroja më keq punët. Besova edhe se Taulanti do më ndihmonte dhe do të gjenim një zgjidhje. Me Taulantit rash dakord që do bëja gjithçka që të mbyllej kështu kjo histori.

E më pas cfarë ndodhi?

Jam takuar me Taulantin dhe më jep një fletë të shkruar për ta lexuar dhe firmosur. Teksti ishte që unë duhet të kërkoja falje Leonardit për sjellje të pakëndshme dhe që unë doja të hakmerresha ndaj tij sepse ai kërkoi të më përjashtonte nga kursi. Ky ishte teksti dhe unë pranova të filmohesha me argumentin që të mbyllej ky pakt mes nesh.

Por pasi realizove këtë video filloi gjithçka të shkojë në rregull?

Jo. Taulanti më thotë se Nardi nuk ka pranuar videokasetën. E merr atë në telefon gjoja për t’i kërkuar një nder që të më falte mua. Taulanti i thotë se ishte në Vlorë me mua dhe se doja unë të flisja me të. Çuditërisht gjendej në Vlorë edhe Leonardi që vjen për 5 minuta të na takojë. Dëgjo- më thotë- më kanë vënë 20 mijë euro gjobë për fajin tënd. Më thotë se unë isha mos mirënjëhëse për gjithçka që ai kishte bërë për mua. Në sy të Taulantit i kam kërkuar të thoshte se çfarë më kishte bërë dhe kam filluar të qaj. Ai tha: Normal të më provokosh 24 orë çfarë duhet të bëj unë? Po si do ia bësh ti? Asgjë nuk fiton nëse më sulmon mua, kështu që më mirë e bëjmë kështu. Të kujtohet skenari që të kam dhënë. Unë ty do të bëj aktoren kryesore, të jap një shumë të madhe parash dhe ti të sillesh sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ok – i them në rregull do e bëj edhe këtë. Mendova se gjithçka do të mbyllej kështu. Pas kësaj gjithçka po shkonte mirë, deri në fillim të shtatorit.

Pse cfarë ndodhi?

Kishim shfaqje në Burrel. Në prag të shfaqjes Taulanti më thotë se e kishte marrë im atë në telefon duke i kërkuar që unë mos të marrja pjesë në shfaqe. Taulanti më thotë se babai im dinte gjithçka tashmë. Më thënë të drejtën u tmerrova. Po prisja gjithë ankth babin që ishte nisur nga Tirana. Por babi vjen dhe më thotë – Eja shpirti i babait se nuk e ke vendin këtu ti. Nisemi për t’u kthyer në shtëpi dhe babin e marrin në telefon nga policia. I thonë se duhet të paraqitej aty se kishte një denoncim për të nga Leonard Bombaj. Im atë i thotë që do të paraqitej sapo të vinte në Tiranë. Babai më con në shtëpi, ndërkohë që shkon në polici për të sqaruar situatën. Im atë nuk po kthehej dhe unë i kam kërkuar të vijë në shtëpinë tonë xhaxhai. Më 5 shtator kam shkuar në polici dhe kam bërë denoncim kur kam thënë gjithçka sa po ju them juve.

Çfarë ndodhi në polici?

Në prani të prindërve dhe të psikologëve unë kam rrëfyer gjithçka që po ju them. Ata menjëherë kanë arrestuar Leonardin dhe nis një tmerr i vërtetë për një vit nëpër institucione në fundin e së cilës dosja mbyllet.

Si ndihesh që e kanë mbyllur dhe thonë nuk ka prova?

E zhgënjyer. Të gjithë më thonin se besonin në tmerrin tim, por ama asgjë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, tashmë dëgjoj dhe akuza që denoncimi im është bërë për hakmarrje. Për këta njerëz kam vetëm një pyetje? Vërtet mendoni se jam aq e çmendur sa që unë të trilloja një histori kaq të tmerrshme për veten time? Ti bëja vetes time një njollë të zezë që do të më ndjekë gjithë jetën? Vërtet do të mund ta bëja këtë nëse unë nuk do të përjetoja një tmerr të tillë per vite të tëra…??

Çfarë prisje të ndodhte pas hetimeve?

Prisja që më në fund të vërtetohej kush është Leonard Bombaj dhe ai të ishte në qeli për atë çfarë ka bërë me mua. Por unë këtë histori, edhe pse prokuroria e ka mbyllur hetimin, deri sa të jem gjallë nuk do ta mbyll. Tashmë nuk kam më askujt t’i fshihem. Familja ime tashmë di gjithçka. Unë do t’ju dëshmoj të gjithëve që gjithçka që po them, është e vërtetë…

SONDAZH

 

Kush mendoni se po thotë të vërtetën?

  • Vajza dhe familja (56%, 428 Votes)
  • As njëra palë, as tjetra (27%, 203 Votes)
  • Regjisori dhe prokuroria (17%, 132 Votes)

Vota në total: 763

 

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s